AGIM GASHI:BOTA GOMARESKE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:BOTA GOMARESKE

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jul 24, 2014 5:01 pm



AGIM GASHI:BOTA GOMARESKE
(Satirë e „ëmbël“)



Një ditë unë dola
Në pyellin për karshi,
Të takohem me shatzët
E pak të bëj sheti.

Takova ca egërsira 
Po me pak rrezik,
Të gjithat më bënë nder
E më quanin mik.

Njëfarë kodosh luani 
Më priti me bujari,
Më luti t´ua këndoj
Një këngë me sharki.

Me vullnet u këndova 
Sa buçiste mali, 
U shtuan spektatorët 
Dhe qanin nga malli.

E mbarova këngën 
Sa shumë më falenderun, 
Uthulla, murriza e kulumria
Në sofër më shtrun.

Më përshëndetën bujarisht 
Nga habia mbeta pa gojë,
Atmosferë e pa parë
Për shtazët kur këndoj.

Duke u kthyer nga pyelli 
Për me shku n´shtëpi, 
Më priti bilbili 
Me një befasi.

Seç ishin tubuar 
Një grumbull gomar, 
Sa shumë më kritikuan
E më bën prrallë.

Ti këngëtar i marrë 
Që i bie sharkisë, 
Pse s’këndon ndojherë
Për shtazë të shtëpisë?

Dashtë e pa dashtë 
Për të mos u bërë prrallë, 
E fillova këngën
„O pashallarë gomar“.

U knaqën gomarët 
Për trimëri t´pa parë, 
Për fisin e tyre
Gomarët pashallarë.

Pastaj mori fjalën 
Më veshgjati gomar,
Shihej se ai ishte
Gomari Kryetar.

Dëgjo, më tha “kryetari” 
Ore këngëtar beqar, 
A pranoni të ndërrohemi
Ne në njerz e ju në gomar?

Keq ju po jetoni 
Dhe shumë të përçarë, 
Provojeni njëherë ju njerëzit
T´jetoni si gomar.

Me hipnozë gomarësh 
Më kishin sulmu, 
Dhe mizat e kalit
Kah smi kishin lëshu?

Më zuri belaja
S‘di sa kisha fjetë,
Kur u zgjova i shkreti
Ishte tjetër jetë.

II 
Fillova të shetis 
Në gjithë boten mbarë,
Askund më s‘kishte njerëz
Bota u mbush gomarë

Gjithkund flitej një gjuhë 
Ajo gomarisht, 
Përshëndeteshin me hundë 
Por edhe me bisht.

Në vend të kuzhinave 
Ku dikur hahej buka, 
Tani u bënë grazhdet
Me sane, ferra e fruta.

Në vapen e madhe 
Freskoheshin me bisht, 
Tani edhe Zotit i luteshin 
Vetëm magarisht.

Jeta magarishte 
Sa hyri në modë,
Nuk pihej alkooli
As s´përdorej drogë.

Çdo javë në TV 
Kudo si të parë, 
Me fjalime të zjarrta shiheshin
Presidentët gomar.

Të gjithë e dëgjonin 
Gomar e gomresha,
Kur butësisht u fliste
Veshmadhja mbretëresha.

S‘kishte më varreza 
Su shkonin përdore, 
Çdo gomar i ngordhur 
Bëhej përmendore.

Në Universitete të ndryshme 
Për student gomar, 
Rektor gomari
Qëndronte në vend të parë.

Ushtri e gomarëve 
Të shtinte frikë, 
Armët e rënda
Patkonjët çelik.

Mjekët kishin punë 
Kur mbushej pazari, 
Kur rreptas sulmonin 
Mizat nga kali.

I rrokte alergjia 
Kërcenin përpjetë, 
Kunder mizave t´kalit
Ilaç kurr su gjet.

Kur vinte vikendi 
Gomarët me xhymleka,
Shkriheshin tërë natën
Nëpër diskoteka.

Hej botë mizore 
Moj botë e shkretë,
Të robruen gomarët
Njerëzit ku kanë tretë?

Të robruan pa mëshirë 
Ta prishën bukurinë, 
Ku po shkon kjo botë
Në krye me gomarinë?

Si po dridhet toka 
Dhe godet tcunami, 
Mbaroi njerëzia 
Thonë se u bë nami.

Jeta gomareske 
Ligje të ashpra kish, 
Rraheshin fajtoret
Me shqelma e bisht.

Bile kundershtarë 
Ata politik, 
I hanin me dhëmbë
I vrisnin tinzisht.

III 
Bota u ndryshue 
Na humbi njerzia, 
Sistemi politik
Buron nga gomaria.

Bëheshin kudo zgjedhje 
Fushata elektorale, 
Si valë rritej vjedhja 
Në formë tenderiale.

Shqelmohej kundershtari 
Pallshin me zë të lartë, 
Cili do të ishte i pari
U bë gjë e qartë.

Kudo vidheshin votat 
Sikur te njerzia, 
Këtë ves të keq 
A la-gomaria.

Luftë e madhe bëhej 
Për Kryeministër, 
Kush kundershtonte
E rrahnin kapistër.

Mbusheshin parlamentet 
Përplot me gomar, 
Hej moj botë e shkreta
Se qu bëre prrallë.

Në krye të shtetve 
Zgjidheshin të rrallë, 
Ata më veshgjatit
President gomar.

Kishin privilegje 
Gomarët n´udhëheqësi, 
Gjithmonë grazhdat plot
Shumë lloje taxhi. 

Kur mbante fjalim 
Veshgjati kryetar, 
Ngrihej përnjëheri
Gomaria mbarë.

Kështu kalon jeta 
Kudo harmonia, 
Në boten mbarë 
Sundon hajvania.

Edhe sa do zgjasi 
Kjo botë gomari?
Pa u zgjue nga gjumi 
Me tregu nuk di.

2012
Düren

 —


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Jan 17, 2016 8:35 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI:BOTA GOMARESKE

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jul 24, 2014 8:42 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi