AGIM GASHI:LEJLA SELACI-TRIMRESHA MËRGIMTARE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:LEJLA SELACI-TRIMRESHA MËRGIMTARE

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jul 24, 2014 11:34 am

AGIM GASHI

LEJLA SELACI-TRIMRESHA MËRGIMTARE
(Në trevjetorin e shuarjes)
(09 01 1994-22.07.2011)



U mbushen tre vite kur dora e një krimineli në Norvegji vrau dhe masakroi afër njëqind të rinjë dhe po aq i plagosi. Në mesin e të rinjëve ishte edhe shqiptarja Lejla Selaci e cila ishte edhe udhëheqëse e një grupi të rinjësh në ato aktivitet që organizoheshin ato ditë.
Lejla, për ti mbrojtur bashkëmoshatarët e saj u kap fyt më fyt me kriminelin derisa ra e qëlluar me plumbat e tij vrastar.

Para se të vritej Lejla i dergoi mesazh babit me këtë përmbajtje:

“Babë, deshtëm me u nisë po nuk po na lejon policia me hip në anije se paska ndodhë një sulm në Oslo”, ishte ky mesazhi i fundit me telefon, që kishte pranuar Yrfete dhe Bajrush Selaci, të premten pasdite nga e bija Lejla (17) e që ishte mesazhi i fundit nga Utoya të Norvegjisë.



KUR U NDAL ZEMRA E LEJLES
(Kushtuar Lejla Selacit e cila dhunshëm u nda nga jeta sëbashku me njëqind të rinjë e të reja në ishullin Utoja të Norvegjisë)

I
O moj Lejla e shqiptarit
Heroinë në Norvegji,
Gjakun derdhe, jetën fale,
Vajzë e njomë plot bukuri.

II
Fati i jonë si fat jetimi
Na përcolli në botën mbarë,
Kudo të shkojmë e të punojmë
Na thërrasin mërgimtar.

Të huaj n´atdhe e në dhena t´hueja
Kemi mbetë në mexhë të askujt,
Herë na vrasin e herë na rrahin
Sikur leckat tue na gjujt.

Mërgimtar njerz të pafat
Edhe vdekjen e kemi  t´randë,
Vdesim në punë, në rrugë e parqe,
Pa e pas afer askand.

Por ma e randa ashtë kur na vrajnë
Na e marrin jetën në pafajsi,
Të merr plumbi e të pren thika
Pa t´pyet a je plak a i ri.

Jeta e jonë prej refugjati
Ashtë nji jetë e mbushun lot,
E dhumbshme dje, sot e nesër,
Me tragjedi e mbushun plot.

Prej shumë vdekjeve të randa plumb
Me kangë vaji e lot në sy,
Sot ja kushtoj 17 vjeçares
Që e vranë në Norvegji.

III
Pushoj pak sa me i fshi lotët
E sharkis telat me ja shtrengu,
Me i thanë zemres mos u ndal
Këtë kangë vaji pa e këndu.

Kur ju këndoj zemrave t´njoma
Që n´këtë jetë nuk rrahin ma,
Të thahet fyti e t´mashtron zani
Lotët rrjedhin pa ia nda.

E mendoj Lejlen skur Nelin
E përcjell vajin me sharki,
Kokrra loti pa ndal rrjedhin
Përse vritet kjo rini?

Erdhën prindërit nga Kosova
N´fund të botës për një jetë,
Ska mendue nëna e shkretë
Bija e saj këtu me i vdekë.

Në janar ka lindur Lejla
Muaj i ftoftë me zemër flak´,
Në korrik pas 17 vjetëve
Trupi i saj lahet me gjak.

Rritej vasha e shqiptarit
Bukuroshe e trime e dheut,
Për kësi vasha si sorkalle
Ka nevojë toka e Skënderbeut.

Por një ditë të nxehtë korriku
Të vititdymijëenjimbdhjetë,
Ishulli i Vdekjes në Norvegji
Nga kjo botë mori shumë jetë.

Një kriminel pa nder pa fis
Në Utoja lart në veri,
Villte zjarr e shkrepte plumba
Tue vra vasha e djemtë ri.

Vrau e vrau sa u lodh
Askush para nuk i dilte,
As Lejla me gjak shqiptari
Një moment të tillë se priste.

I doli para si luaneshë
Ndale zjarrin kriminel,
Po si vritet kjo rini
Ooooo i poshter e i pa nder.

Ju versul drejt kriminelit
Flak i ndrisnin ata sy,
Porse plumbat ia ndalen turrin
Me duer të buta smundi me mbërri.

I zbrazi plumbat krimineli
Se Lejla kohen ja ndaloj,
Tuj shpëtue shumë shokë e shoqe
Në amshim po Lejla shkoj.

Njëqind vasha e djelmosha
Një kriminel sot i ka vra,
Sa shumë nana me duer në gji
E tanë jeten me lot tuj qa.

IV
Lindi vasha jashtë atdheut,
Për me vdekë trimreshë beqare,
O moj Lejla e Arbrisë
O moj Lejla bijë shqiptare.

E ëndërrove nji djalëtë ri,
Ta bësh dasmën në atdhe,
Në vend të dasmës funerali
Beqareshë me të lshue në dhe.

Në vend t´fustanit të nusnisë,
Të veshen n´flamuj të miqësisë,
Fli e qetë egjull rinor
O moj engjull i bukurisë.

Vinë korriket e ndrrohen motet
Qelin lulet nji nga nji,
Ashtë një nanë diku  n´mërgim
I mbledh të freskëta vetëm për Ty.

Ah për fatin po të shqiptarit,
Di të flas e lumja botë,
Sa shumë eshna e gjak të njomë
I mabnë në zemër e lumja tokë.

25.06.13
Düren

 —
A.G.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi