AGIM GASHI:SHKONI VLLA NË PRIZEREN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:SHKONI VLLA NË PRIZEREN

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Jul 15, 2014 8:25 pm

AGIM GASHI:SHKONI VLLA NË PRIZEREN

O ju burra që spo zini vend
Natë e ditë rrini n´kuvend
Nëpër kafene e çajtore t´Prishtinës
Spo ka kush me ju rrehë shpinës

Deri tash harxhuet pare
Populli mendon se është hajgare
Me kanë burra edhe t´pykës
Do t´ja lidhnit tojen grykës

Leni çajtoret e Prishtinës
E me pshtu pa u rreh shpinës
Shkoni vlla në Prizeren
Lidhni besë bani kuvend

Me mujt me kthy kohen mbrapa
E me i mbush mend po këta trapa
Porse ktyre u ka ikë treni
Tjerë burra pat Prizreni

Ata kishin nder e besë
N´lufta t´rrepta ishin ndeshë
Kur lypte puna për atdhe
Banin vdekjen si me le

Ndersa sot bahen pazare 
Si me nda këtë tokë dardane
E pushtetin e bnë bisnes
N´qafë kanë marrë popullin e shkretë

15.07.14
Düren






avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi