Nehat Shaqiri:Ngjarjet shqiptare në Maqedoni ndërmjet pështjellimit dhe qartësisë së vonuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Nehat Shaqiri:Ngjarjet shqiptare në Maqedoni ndërmjet pështjellimit dhe qartësisë së vonuar

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jul 09, 2014 3:36 pm



Nehat Shaqiri:Ngjarjet shqiptare në Maqedoni ndërmjet pështjellimit dhe qartësisë së vonuar


Teksa anët shqiptare kanë qitur fjalë se do vijnë në Shkup, kryeministri Gruevski qiti fjalën që anët shqiptare të mos luajnë me zjarr të vetin, po t’i përkulen, t’i binden, t’i nënshtrohen zjarrit të Gruevskit, për t’ua kujtuar se janë vetë shqiptarët ata që nuk duan ta kuptojnë se vota e dhënë për dinjitetin shqiptar, si kanë menduar ata vetë, u ka dalë si “votë nënshtrimi dhe votë durimi ndaj zjarrit të Gruevskit”, si e kupton Gruevski vetë dhe si e mendon i zëni në grepin pansllav të tij, A. Ahmeti.
“Ky pështjellim që vjen nga mendjempirja politike shqiptare, e bën Gruevskin të dalë para shqiptarëve me krekosjet e tija të njohura pansllave. Është e vërtetë dhe duhet pranuar se me këtë “agjendën të përzier” që u shpërfaq në fillesën e kësaj lëvizjeve kundërshtimore të shqiptarëve në Shkup, Gruevski nuk flet edhe aq kuturu dhe me aq shkujdesje,se dhe vetë ishte me dorë e këmbë i përzier në këtë “agjendë të përzier”, për ta mbajtur të “përzier” dhe të “pështjelluar” këtë lëvizje”, thotë për gazetën “Bota sot” analisti politik Nijazi Muhamedi.
Sipas Muhamedit, përzierja e tij “institucionale” ishte e drejtuar që kundërshtimi shqiptar ndaj dhunës së tij mbi rininë shqiptare të merrte ngjyrat e një ‘kaosi arab” ndër shqiptarët.
“Kjo është bërë për të legjitimuar dhunën e tij që del se bëhet për të mbrojtur shtetin e tij ilegal (kopil) dhe Evropën dhe për t’i nxjerre shqiptarët si turbullonjës të pandreqshëm dhe kërcënues të Ballkanit dhe Evropës me “kaose arabe” dhe për t’i cilësuar edhe demonstruesit si “logjistikë demokratike” e të pandehurve në gjyqin e “Monstrës” së tij të shpifur,ndaj edhe kjo le për të kuptuar se “Monstra” e vazhduar e tij mund të jetë edhe gjykimi që mund t’ua bëjë ky disave nga protestuesit”, vlerëson ai.
Ai thotë se “përzierja” e dytë që e turbullon këtë lëvizje kundërshtimore të shqiptarëve, për të cilën është po ashtu e qartë se nuk flet aq kuturu.
“Është ajo përzierja gjithnjë e pranishme në lëvizjet e “përziera” fillimisht të Shkupit dhe jo vetëm me këtë rast, e “kallauzëve mediatik të kontraversave” të Zaevit nga Shkupi gjer në Tiranë, të cilët, nën maskën e mbrojtësve “patriotikë” të dëshpërimit shqiptar nga faqezinjtë shpirtkalbur të politikës shqiptare, janë të angazhuar që lëvizja kundërshtimore (kontestuese) të zgjasë pështjellueshëm sa më gjatë dhe e shpërudhur,e larguar, nga kauza shqiptare, për t’i bërë shërbim rrëzimit të Gruevskit për dobi të Zaevit”, potencon Muhamedi.
Muhamedi cilëson se “përzierja” tinëzare e Gruevskit që synoi t’i bjerë shkurt kompromitimit të lëvizjes kundërshtimore si ‘agjendë e kaosit arab”, doli në shesh shumë keqas si sajesë banale.
“Po kjo “përzierja” e “kallauzëve mediatikë” të Zaevit, me metodat e sofistikuara të manipulimit mediatik dhe investimet që ka bërë parashikuesi i tij në një pjesë të pejsazhit mediatik “shqipfolës”, e bën udhën e saj krahas udhës së aktorëve të kauzës shqiptare të Shkupit, dhe s’është larg mendsh se mund të ndodhë që “bajraku” i fitores së kësaj lëvizjeje të bjerë gand dhe befas në duart e Zaevit...!!!”, thotë ai.
Sipas tij, një përfundim hipotetik, jo i dëshiruar për interesin shqiptar, kështu keqas i kësaj lëvizjeje kundërshtimore.
“E cila duhet ta imponojë imperativisht dhe pa vonuar qartësinë shqiptare dhe aktorët e vendosur dhe mendjedlirë të kauzës shqiptare,do të dilte,si ka dalë në ca nga rastet,sikur shqiptarët gjithnjë e ngrenë këmbën për t’u vënë nga një gozhdë edhe Gruevski,edhe Zaevi. zhapinjtë e Zaevit nuk janë të shurdhër, si thonë, e dine kur dalin "për hirë të fëmijëve të tyre nga Shkupi, gjer në Gjakovë...”, thotë Muhamedi.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi