Blerina Rogova - Gaxha:Nastradini nuk deshi me u ba mbret

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Blerina Rogova - Gaxha:Nastradini nuk deshi me u ba mbret

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jul 05, 2014 1:42 pm



Blerina Rogova - Gaxha:Nastradini nuk deshi me u ba mbret

Në kohën e shpikjeve bizare politike dhe në mungesën e shpikjeve popullore, askush më s’e do rolin e edukatorit a të ngushëlluesit. Odat janë bërë supermoderne, ndërkaq plaku i urtë ka mbetur në histori.
Kish pas vdekë një mbret. E thërrasin Nastradinin, si njeri të mençëm, e po i thonë se e kanë thirr me e ba mbret.
Nastradini kur e pa që e kanë seriozisht, ua kthen: -S’muj me u ba mbret pa shku njëherë me vetë. -E kend ke me e vetë Nastradin? Ma të mençëm se ti nuk ka. -Punë për mua, tha Nastradini, edhe doli e shkoi e hyni n’nevojtore. Kur u kthye e qitën n’krye të odës e po presin çka don me thanë. -A don me pranue me u ba mbret, Nastradin? -Jo, valla, tha Nastradini, -se veta e më thanë Jo! Asht shumë punë e randë me u ba mbret. -Po ku ke vetë? -Po bre burra, veta n’nevojtore.
Dëshirën për t’u bërë “mbret” rrallëkush mund ta refuzojë siç bëri figura imagjinare që mori epitetin e filozofit të humorit botëror.
Kur të rriturve në tokën tonë u propozohet të hyjnë në pushtet, vështirë se do të mundë të ngushtoheshin, e larg qoftë, të refuzojnë për shkak të përgjegjësisë.
Në momente si këto qielli për ta merr ngjyrën blu dhe shkallët ngrihen për atje. Fotografitë që u dalin pa pushim para fytyrës, imazhet “e mirëqenies e të luksit politik” nuk lënë vend as mundësi për të dhënë një “Jo”!
Prandaj kreu i një Teatri Kombëtar, me emrin e tij krejt anonim në fushën e kulturës, thotë lirshëm e pa tutë se përderisa është në gjendje të udhëheqë zyrën e ish-kreut të SHIK-ut, si është e mundur të mos dijë të udhëheqë një Teatër Kombëtar! Mbase pse të dyja detyrat e tij bëhen për kombin.
Një lagje para tij, po në një institucion kombëtar, një tjetër person i "shërbimeve inteligjente kosovare", ka zënë kryekupolën në Bibliotekën Kombëtare me gjithë arkitekturën e saj, të cilësuar herë të mrekullueshme e herë të shëmtuar. Edhe ky një emër jo fort i njohur, për të mos thënë anonim në fushën e kulturës. Edhe atij fotografitë iu shfaqën rend para syve, dhe qielli iu bë blu e shkallët i ngriti për atje.
Në listën e emrave që përfliten si ministra të ardhshëm kulture, ka edhe “absolventë” të cilëve ndonëse mund t’u ikë kryet nga fotografitë dhe imazhet e të qenit një ministër i ardhshëm, me gjasë nuk mund t’u shkojë mendja asnjëherë për kulturën e munguar o për krizën e kulturës në këtë vend.
Burrat, që pretendojnë të bëhen të shtetit, me siguri se tashmë ndjehen më se të rritur. Të rriturit e dinë se jo çdo të vërtetë mund t’ua rrëfejnë fëmijëve. Por, kush u flet të rriturve për të vërtetat e tyre?
Plaku i urtë, mbledhësi i folklorit shqiptar, Anton Çetta, në të gjallë të tij botoi thesarin e çmueshëm të krijimtarisë gojore nga treva folklorike e Drenicës. Në plot faqe të kësaj vepre flet plaku i humorit, që në shqip i themi Nastradin Hoxha. Po pleqve të urtë fatkeqësisht u ka ikur koha. Gjynah!
Do të ishte ideale që secila udhëheqësi politike e këtij shteti të kishte më shumë se një plak të urtë në "bylykun e këshilltarëve" që t’u tregonte të rriturve se kur diçka është e pakuptueshme, kur është e tmerrshme dhe kur për diçka duhet marrë përgjegjësi.
Paqja mund të jetë nganjëherë më e vështirë se lufta. Vetëm ata që gjatë kanë jetuar nën pushtim e dinë këtë. Në kohën e shpikjeve bizare politike, dhe në mungesën e shpikjeve popullore, askush më s’e do rolin e edukatorit a të ngushëlluesit. Odat janë bërë supermoderne, ndërkaq plaku i urtë ka mbetur në histori.
Ose më keq se kaq, disa pleq janë bërë pak si dyfytyrësh, sepse po na bie t'i dëgjojmë se si bijtë e tyre paskëshin fjetur me libra në duar. Paskëshin qenë shumë punëtorë e shumë shkollarë, bile sa prej tyre e paskëshin pasur të shkruar në ballë se do të jenë ministrat, drejtorët dhe bajraktarët e ardhshëm.
Ata që kanë qenë sekretarë të shefave të shefave dhe nipa e dajallarë të tyre, sot e kanë marrë përsipër t'u japin vulë institucioneve të kulturës dhe të artit, sa të tjerë atyre të politikës ose edhe më mirë se kaq, institucioneve të dijes.
Pas partiakëve të humbur të Drenicës, të rrafshit a të Llapit, janë vendosur të tjerë, që po e vazhdojnë meselenë e vjetër dhe shpesh vendimet ndodh t'i marrin mu si Nastradini, në nevojtore!
Por, Biblioteka Kombëtare, Institutet o Arkivat, ose Teatri "qasi", nuk peshojnë për burrat e shtetit, dhe ata që shtetin pretendojnë. “Pleqtë e urtë” të popullit dhe të rinjtë që i ndjekin pas, janë të gjithë në garën se sa prej tyre nëse po bëhen mbret.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Blerina Rogova - Gaxha:Nastradini nuk deshi me u ba mbret

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jul 05, 2014 1:47 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi