Agim Gashi: Urime festa, Amerikë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi: Urime festa, Amerikë!

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jul 04, 2014 12:13 am

Agim Gashi: Urime festa, Amerikë!


Amerikë, e lumja Ti,
Që e ke atë Filadelfi,
Ku është Parku Historik,
Kur për Ty shkrepi një dritë.
Trembëdhjet rreze t´para ishin,
Lëshuen rreze liri e nder,
Si Ylberi në pranverë.

Sot është datë 4 Korrik,
Ditëlindja jote, moj Amerikë.
Feston kombi anembanë,
Bashkë me Ju, populli shqiptar.
Të urojmë Ty, rritë të mbarë,
Se akoma je e re,
238 pranvera ke.
Këndojnë sot të rritur e fëmijë,
Qeshet Parku n´Filadelfi,
Qeshja ngrihet deri në re,
Vëndlindje ti e ke.

Je ndërtu me shumë mundime,
Sakrifica e luftime,
N´themele tua ti i ke
Idealet për atdhe,
Që i bën t´lumtur njerëzinë.
Ke lirinë dhe barazinë,
Në zemër ke Demokracinë.

Më 8 korrik kur ra këmbana,
Ishte viti 1776
Si kushtrim jehoi gjithkund,
Në qytete e katund
Janë tubue n´Filadelfi
Me ndëgjue e me u lexue
Deklarata e lirisë
Me themele t´Pavarësisë.
Amerikë, e lumja Ti,
Dritë e shpresë për njerëzi.

Unë, rapsodi i mërguar,
Me gjithë zemër të uroj,
Ia shtrëngoj telat sharkisë
Këngë për Ty të këndojë,
Moj yllkuqja e lirisë,
Moj lulerrezja e Demokracisë,
Shpresë e madhe e Dardanisë.
Në zemra t´Arbërit ti je ngulë,
Nga ku shqiptarët s’të heqin kurrë.

Për Ty kam një lutje t´madhe
Të na e bësh, mike, një qare,
N´truallin tënd ke pesdhjet shtete,
Jetojnë t´lumtura dhe pa leqe,
Plot liri e demokraci:
Mos e harro timen Arbëri,
Atij numri shtoi dhe një
Pesëdhjetë e një mirë me u bë.

Po loz gishtat në sharki,
Këndoj këngë unë sot për Ty.
Nga mërgimi nuk kam frikë.
Gëzuar festa, Amerikë!




04.07.2014
Düren

Shtetet e Bashkuara janë bashkim federativ i pesëdhjetë shteteve. Trembëdhjetë shtetet nismëtare ishin trashëgimtare të trembëdhjetë kolonive që ngritën krye kundra sundimit britanik. Shumica e shteteve tjera janë thadruar nga trualli i fituar me luftë ose blerje nga qeveria amerikane. Prej rasteve të veçanta janë Vermonti, Teksasi dhe Hawai: secili shtet ishte republikë e pavarur para se të futen në bashkim. Përjashtime tjera përbëjnë shtetet e krijuara nga treva e trembëdhjetëshes fillestare. Herët në histori të vendit, tri shtete u themeluan në këtë mënyrë: Kentaki nga Virgjinia; Tenesi nga Karolina Veriore; dhe Mejn nga Masaçusetsi. Gjatë Luftës Civile Amerikane, Virgjinia e Perëndimit u shkëput nga Virgjinia. Shteti më i mbramë—Hawai—fitoi shtetësinë më 21 gusht 1959. Shtetet nuk kanë të drejtën e ndarjes nga unioni.
Shtetet përbëjnë pjesën dërmuese të masës tokësore të SHBA-ve; dy hapësira të tjera të konsideruara pjesë integrale e vendit, janë Distrikti i Kolumbisë, qarku federal ku ndodhet kryeqyteti, Washingtoni; dhe Atoli Palmyra, truall i pabanuar por i inkorporuar në Oqeanin Paqësor. Shtetet e Bashkuara posedojnë pesë territore tejdetit: Porto Riko dhe Ishujt Virgjinë të Shteteve të Bashkuara në Karaibe; Samoa Amerikane, Guami dhe Ishujt Veriorë të Marianës në Paqësor. Të lindurit në territore (përveç Samoas Amerikane) mbajnë shtetësi amerikane.

Po ti bashkohen edhe tokat shqiptare, Amerika do të bëhej me 51 shtete!

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi