Nehat Shaqiri:Njerëz nga qeveria e tanishme janë të implikuar në vrasjen e gazetarit Ajeti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Nehat Shaqiri:Njerëz nga qeveria e tanishme janë të implikuar në vrasjen e gazetarit Ajeti

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jun 25, 2014 3:43 pm

Nehat Shaqiri:Njerëz nga qeveria e tanishme janë të implikuar në vrasjen e gazetarit Ajeti




Të zbardhen të gjitha vrasjet e pasluftës


Sot u bënë nëntë vite, kur vdiq gazetari dhe kolumnisti i gazetës “Bota sot”, Bardhyl Ajeti. Pas plagëve të marra më 3 qershor 2005, ku ishte qëlluar nga një veturë në lëvizje nga dora e zezë gjakatare e krimit. Ajeti ishte duke shkuar nga Prishtina në Gjilan, kur u sulmua papritur, prapa shpinës, në fshatin Bresalc me disa plumba shurdhues që dolën nga një Mercedes me xhama të zi.
Plumbat të cilët goditën trupin e tij, i shkaktuan plagë të rënda, të cilat pas disa jave ia morën jetën. Njëri plumb e kishte goditur në kokë, i dyti në shpatull, ndërsa i treti vetëm veturën që e ngiste viktima. Në spitalin e Gjilanit nuk kishte mundësi trajtimi, por as në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, ku nuk pat një ndërhyrje, veç asaj për pastrimin e plagës. Bardhyli pas një jave u dërgua në Milano të Italisë, me ndërhyrjen e miqve të tij, kolegëve u arrit që të sigurohej dërgimi atje me një aeroplan special, për bartjen e njerëzve me plagë të atilla të rënda.
Por, fatkeqësisht kjo ndihmë nuk arriti ta kthejë Bardhylin në jetë, pavarësisht se atje sikur dha disa shenja të përmirësimit, ndërsa afër të tij do të gjendeshin, familjarët përfshirë vëllain Fitimin, si dhe motra e botuesit të gazetës “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, Shkëndija, e cila së bashku me botuesin, do të siguronin të gjitha mjetet dhe ndihmat e nevojshme për ta kthyer Bardhylin, tashmë për ti dhënë lamtumirën e fundit, në vendlindjen e tij në Gjilan.


Pse hesht hetuesia


Vitet po kalojnë dhe ende nuk ka asnjë sinjal se është hetuar diçka rreth vrasjes së komentatorit dhe kolumnistit të gazetës “Bota sot” Bardhyl Ajetit. Edhe pse kanë kaluar nëntë vjet që nga atëherë autorët e kësaj vrasje nuk dihen. Edhe kjo vrasje sikur shumë të tjera është kryer në pikë të ditës dhe ka pasur edhe një dëshmitar dhe që zbardhja e saj mbetet akoma mister.
Zyra për informim e misionit për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX thotë për gazetën "Bota sot" se rasti i vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti nuk është transferuar nga UNMIK-u tek EULEX-i.
"Rasti i vrasjes së Bardhyl Ajetit nuk ishte transferuar nga UNMIK-u tek EULEX-i. Sidoqoftë, prokurorët e EULEX-it kanë kryer një vlerësim të rastit. Por, pasi që nuk ka pasur dëshmi të reja, nuk kanë hap hetim të ri", tha zyrtari për informim i EULEX-it.
Ndërsa, Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë përgjigje rreth këtij rasti, edhe pse i kemi shkruar javë më parë.



Vrasësit dhe porositësit, ende të lirë


Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se megjithëse ka pasur angazhim, ende nuk dihet kush është përgjegjës apo kush e ka urdhëruar vrasjen e gazetarit, Bardhyl Ajeti.
“Akoma nuk ka ndonjë shenjë se ata të cilët janë përgjegjës për vrasjen apo ata të cilët e kanë urdhëruar vrasjen e Bardhyl Ajetit dhe vrasjet e tjera, do të sillen para organeve të drejtësisë”, thotë Shala.
Ai thotë se vrasja e gazetarit Bardhyl Ajeti është bërë në rrethana të mistershme dhe nuk ka dëshmi se kush mund ta ketë organizuar sulmin ndaj tij.
“Vrasja e Bardhyl Ajetit është bërë në rrethana ku nuk ka pasur dëshmitarë dhe nuk ka dëshmi të forta për t`a kryer dyshimin se kush mund të ketë qëndruar prapa kësaj vrasjeje. Bardhyl Ajeti i shkruante disa komente dhe kjo mund të jetë një ndër arsyet e sulmit ndaj tij, sepse e kishin kërcënuar edhe më herët, mirëpo përderisa nuk dihet shkaku i këtij rasti që është krim, atëherë kjo mbetet ende në fazën e spekulimit dhe nuk është në rregull që dikush ta fajësoj dikë pa pasur asnjë fakt as për këtë vrasje, as për shumë vrasje të tjera”, thotë ai.

Ai thotë se zbulimi i vrasjeve të mistershme që kanë ndodhur pas luftës është në interes të Kosovës në mënyrë që të ngushtohet fusha e spekulimit.
"Duket që disa vrasje që kanë ndodhur pas përfundimit të luftës në Kosovë kanë qenë me porosi dhe viktima kanë qenë pothuajse të gjithë, prandaj është krijuar një situatë që në mungesë të provave, në mungesë të provave ka akuza të ndërsjella të cilat sidomos bëhen të zëshme para fushatave zgjedhore dhe kjo nuk është aspak e ndershme që dikush të manipuloi me një v rashe tragjike në rastin konkret ndaj Bardhyl Ajetit. është në interes të Kosovës dhe të drejtësisë që të gjitha rastet që kanë ndodhur pas luftës dhe ata që janë përgjegjës apo urdhërues të dalin para organeve të drejtësisë në mënyrë që të ngushtohet fusha e spekulimit", përfundoi Shala.


Lama, një nga krimet më të ndyra që janë bërë ndaj një gazetarit


Alma Lama, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës thotë se vrasja e Bardhyl Ajetit mbetet një nga krimet më të ndyra që janë bërë ndaj një gazetari. "Mendoj që është një nga krimet më të ndyra që janë bërë ndaj një gazetari, është krim ndaj fjalës së lirë, ka qenë mesazh për të gjithë ata që shkruajnë dhe thonë të vërtetën. Fakti që drejtësia nuk e ka zbardhur këtë krim kjo do të thotë që është krim i dyfishtë, është treguar mungesë interesi, ka pasur frikë për t`u marrë me këtë çështje apo thjeshtë vrasja e tij implikon persona tepër të rëndësishëm për shtetin e Kosovës. Me gjithë faktin se kanë kaluar nëntë vite, krimi asnjëherë nuk plaket, ai do të rrijë si hije mbi institucionet e Kosovës dhe mbi institucionet ndërkombëtare për faktin e thjeshtë që vrasësit nuk janë gjetur dhe drejtësia nuk është vënë në vend”, thekson Lama.
Alma Lama potencon se me vrasjen e Bardhyl Ajetit është dëshmuar se mungon liria e shprehjes në Kosovë, pasi ka ende tema të cilat gazetarët nuk guxojnë t`i prekin, sepse mund ta pësojnë fatin e Bardhyl Ajetit.
"Liria e shprehjes është e kufizuar për mendimin tim sepse ka tema të cilat gazetarët nuk guxojnë t`i prekin sepse mund të pësojnë fatin e Bardhyl Ajetit , për mendimin tim aq sa kam lexuar ai ka qenë një gazetarë shumë i guximshëm por nuk ka pasur mbështetje nga shoqëria . Në rast se gazetarët nuk kanë mbështetje nga shoqëria dhe shoqëria e pranon të keqën, kjo e vështirëson punën e gazetarëve dhe mund t`iu marrë atyre edhe jetën”, përfundoi ajo.
Ndërsa, Gani Geci. ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se jo vetëm vrasja e Bardhyl Ajetit që duhet të zbardhet, por duhet të zbardhen të gjitha vrasjet e pasluftës.
“Bardhyl Ajeti ishte një gazetarë hulumtues mjaft i guximshëm dhe tani po tregohet se ai kishte të drejtë. Vrasja e Xhemajl Mustafës e Bekim Kastratit dhe të gjitha vrasjet e pasluftës duhet të zbardhen. EULEX-i do të duhej të merrej ekskluzivisht me këto vrasje dhe jo me krime gjoja të luftës. Krimet e mëdha janë bërë pas luftës. Vrasje, hajni, korrupsion, nepotizëm e haraç, këto kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës. Madje shkrimet e Bardhyli të botuara në gazetën “Bota sot” të vitit 2001 i ka marr edhe EULEX-i", theksoi Geci.


Vetëm një qeveri e re, i hap rrugën drejtësisë


Ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së dhe pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë për gazetën “Bota sot” se, vrasësit e Bardhyl Ajetit ishin profesionist, ndoshta edhe të importuar nga jashtë për të vrarë për interes të ndonjë “klani”, individit apo ndonjë shërbimit sekret, por me siguri shumë të fuqishëm.
“Bardhyl Ajeti gjatë punës si gazetar ka prekur shumë tema të ndjeshme sidomos rreth vrasjeve të luftës dhe pasluftës ku shpeshherë protagonist kanë qenë njerëzit që janë thirrur dhe kanë përfituar në kurriz të ish UÇK-së dhe luftës çlirimtare. Sipas mendimit tim me ndërrimin e mundshëm të pushtetit do të ndërrohet edhe metoda e punës së policisë, hetuesisë, prokurorisë dhe shpresoj se qeveria e ardhshme të mos ndikoj apo stopoj rendin publik, të ndjek rastet e vrasje dhe drejtësia të jetë e njëjtë për të gjithë njësoj”, thotë Miftari.
Ai pohon se, në një shtet juridik, drejtësia duhet të funksionon vetëm sipas ligjit, jo sipas qeveritarëve që ndikojnë se çka duhet punuar e çka jo.
“Unë besoj shumë se njerëz nga qeveria e tanishme janë të implikuar në vrasjen e gazetarit Ajeti, por gjithmonë duhet pritur rezultate dhe prova, por besoj se prapa kësaj vrasje dhe disa vrasjeve tjera qëndron një qendër komploti kur tentohet të stopohet fjala e lirë e gazetarit dhe sidomos frikësimi i shtypit të pavarur që të mos merren me çështje të “nxehta” apo tema të rrezikshme investiguese kundrejt baronëve dhe klaneve politike, ekonomike pasi dihet mirë se krimi i organizuar është i integruar komplet në politik”, thotë Miftari.



Të indinjuara edhe shoqatat e gazetarëve


Gazeta “Bota sot”, ka tentuar të marrë ndonjë mendim rreth vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti, edhe nga Asociacioni i gazetarëve Profesionist të Kosovës, porsi edhe viteve të kaluara kjo ka qenë e pamundur. AGK-ja heshtë sikurse edhe organet e drejtësisë që nuk kanë bërë ende asgjë për zbardhjen e kësaj vrasjeje.
Kurse, Unioni i Gazetarëve të Kosovës në një përgjigje dhënë gazetës “Bota sot” thotë se është për keqardhje moszbulimi i vrasësve të gazetarit Bardhyl Ajeti.
“Absolutisht është për të ardhur keq që kanë kaluar kaq vite nga vrasja e gazetarit dhe publicistit Bardhyl Ajeti, dhe ende kryerësit e kësaj vepre të rëndë nuk janë përballur me drejtësinë dhe ende bredhin të lirë, duke mos e marr dënimin e merituar për këtë vepër të rëndë. Mendoj se përderisa ende nuk e kemi të mbyllur këtë rast dhe ende nuk i kemi prapa grilave kryerësit e këtij rasti nuk mund të themi së është bërë mjaftë në këtë drejtim. Patjetër që duhet të jepet maksimumi për zbardhjen e këtyre rasteve por edhe të rasteve të tjera, ku gazetarët kanë qenë të kërcënuar dhe të rrezikuar në punën e tyre profesionale”, shprehet ky Union.

Shije të hidhur ka lënë fakti se megjithëse institucionet e Kosovës e morën përsipër mjekimin e Bardhylit, ato kurrë nuk i paguan as shpenzimet e kthimit të trupit për nderimet e fundit në Kosovë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi