AGIM GASHI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jun 25, 2014 11:01 am

AGIM GASHI
 
NË VEND TË PËRKUJTIMIT PËR NJË VEPRIMTAR-MËRGIMTAR


 
BRAHIM HOTI
02.01.1934 - 17.06.2014
 
U dha lajmi se ndrroi jetë Brahim Hoti nga Polaci i Drenicës, Komuna e Skënderajt.
Jetonte në Jülich të Gjermanisë për mëse dyzet e sa vite. Një njeri i cili pothuajse nuk e hiqte plisin e bardhë në të gjitha aktivitetet e mërgatës në Evropë. Nga aktivitetet e të ndjerit mërgimtar Brahim Hotit po përmendim disa. Brahimi ishte pjesmarrës i themelimit të LDK-së për Gjermani më 05.05.1990 në Kicweiler afër Aachenit. Ishte bashkëthemelues i Klubit të parë shqiptar në veri të NRW-së, “Besa” në Aachen në gusht të vitit 1990 si dhe bashkëthemelues i Klubit „Bashkimi Kombëtar“ në Jülich më 02.02.1990.
Nuk kishte pothuajse demostratë, tubim dhe eveniment tjetër që organizonte LDK e Brahim Hoti të mos jetë prezent me plisin e tij të bardhë si bora. Njeri me vyrtyte, nganjëherë nevrik për padrejtësitë, por fisnik e bujar. Vlen me e cekë se Brahimi ishte një rapsod shumë i kerkuar në Kosovë dhe kishte edhe inqizime të tijt.
Brahimi kishte edhe rrënjen nga familje patriotike. Babai i tij Hysen Sadri Hoti ishte nëntoger i Xhafer Devës dhe bashkpuntor i Pajazit Boletinit e i Mehmet Gradicës. Në luftën e Kollashin për mbrojtjen e Novi Pazarit, pikrisht në fshatin Rogozhde, u vra Hysen Hoti e shumë ushtar tjerë shqiptar. Ishte ajo luftë e tmerrshme dhe heroike e forcave shqiptare në mbrojtje të atdheut nga forcat çetnike të Drazha Mihajloviqit. Humben shumë kufoma e ndër to edhe  Hysen Sadri Hotit. Hyseni si shumë ushtar tjerë shqiptr, skishte varr por kishte kujtime të shumta mu si ka edhe i biri i Tij Brahim Hoti. Siq na tha Hamit Dubovci i cili e kishte daj, për nder të tij dhe veprës së Brahimit, familja dhe miqët do të organizojnë të pame dhe biseda kujtimi më 28 dhe 29 .06.2014 në Jülich në këtë adresë: Süßkindweg, 52428 Jülich.
Informatat për ndihmë do ti merrni në tel: 0172-4679973 te i biri Bahri Hoti.
 
Brahimi u varros në atdhe me nderime të merizuara.
Të lehtë dheun e atdheut ti mërgimtari-veprimtar Brahim Hoti!
 
25.06.2014
Düren

 









avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi