AGIM GASHI:ELVIS PISTA, DREJTËSIA DHE PTK =

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:ELVIS PISTA, DREJTËSIA DHE PTK =

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jun 22, 2014 12:33 pm



AGIM GASHI

ELVIS PISTA, DREJTËSIA DHE PTK =

ATENTATI,
NJË NUSE SHQIPTARE E VEJË,
NJË JETIM QË AKOMA SKA LINDË,
NJË NËNË ME DUAR NË GJI,
NJË HETIM QË SDO TË HETOHET,
EDHE NJË VRASJE QË SDO TË ZBULOHET
EDHE NJË KRIM QË SDO TË DENOHET
VRASËSIT NË LIRI
NË QEVERI
VJEDHIN SA MUNDIN
KËTË SHQIPTARI
O ZOT SHPËTOJE ATDHEUN
NGA SHQIPËFOLSIT KRIMINEL


21.06.2014
Düren-


ELVIS PISTËS

Ti Elvis i Rahovecit
Ti Elvis djal i Arbërisë
Ti sot dhëndërr prap u bëre
Ditë e zezë e Dardanisë

Pak më parë për disa muaj
Martoi nëna të vetmin djalë
Si do t´ndjehet sot zemra e nënës
Kur ja bien n´shtëpi të vrarë

Ta zunë priten pas mesnte
Ti s´mendoje që ka krime
Kriminelët zbrazën armën 
Në tradhëti të vranë pas shpine

Kushdoqofshin e kahdoqofshin
Krimineli ka veç një ftyrë
I ka duart zemërprishuri
Plot me gjak deri në brrylë

Deputet populli të zgjodhi
Ta dha votën e besimin
Ska mendue Rahoveci
Sot me gjak ta zbardh agimin

Nusja jote e dashura nuse
Gjakun tënd në bark e mban
Rrobat tua në shtrat t´nusnisë
Krejt me lot e shkreta i lane

Mallkon jetën edhe fatin
Mallkon vrasësin e kriminelin
Plagë në zemrat e nuseve tona
Plagë në zemrën e atdheut

Dardania qan me lotë
Si e kemi kështu shtetin
N´liri vritet çlirimtari
N´liri vritet deputeti

15.06.14
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi