MOJ E MIRA...Nga AGIM GASHI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

MOJ E MIRA...Nga AGIM GASHI

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jun 20, 2014 11:28 pm

MOJ E MIRA...Nga AGIM GASHI



Moj e mira n´mje t´lisit

Ti që je e bija e fisit,

Me ta knue ty nji kangë

Jo veç n´lis por hypi n´Hanë!

 

Për dashninë që kam për ty

Nuk po m'zihet vendi-vend,

Pash dy qukat që i ke në faqe

A po vjen në këtë vikend.

 

Kur të vish në derën time

Me gitare të përcjell ty,

Kur t´na dalë Ylli i Mëngjesit

Ti knoj dy kangë me sharki.

 

Po thonë sharkia ka dal nga moda

Por ngoni ju t´reja e t´rij,

Kangët ma t´bukra të dashunisë

Gjithmonë këndohen me sharki.

 

Kur fillojnë dy instrumentet

Me sharki dhe çiftelia,

Skuqen faqet bashkë me telat,

Kështu asht shqip dashunia.

 

Mos lejoni me ndërru kultura

Ecni n´tokë jo për hava,

Mos lejoni me ba dashninë

Sikur kangën tallava.

 

I lumi Ai që në këtë botë

Këtë jetë shqip don me e kalu,

Me e ruejt' besen e nderin

Edhe shqip me dashunu!!!

 

07.06.2013

Düren

 

 

 

AGIM GASHI


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Jul 25, 2014 5:08 pm, edituar 2 herë gjithsej
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: MOJ E MIRA...Nga AGIM GASHI

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jun 20, 2014 11:32 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi