AGIM GASHI:MBLIDHNI MENDJEN O SHQIPTARË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:MBLIDHNI MENDJEN O SHQIPTARË

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jun 07, 2014 10:22 pm





AGIM GASHI
 
MBLIDHNI MENDJEN O SHQIPTARË
 
Jam zgjue herët në mengjes
Pa fjetë fare gjumë n´sy pa shti,
I brengosun e i rraskapitun
Çka po ndodhë me Nanë Shqipni.
 
Ja kam nis e qaj me za
Tuj e puthë hartën e Arbërisë,
Tue lutë Zotin e Madh
Me u ba në krah t´Shqipnisë.
 
As s’po qaj për s’mundjen tim
As për nanë që s‘e kam parë,
As s’po qaj për time bijë
Por po qaj për çdo shqiptar.
 
Po shoh shumë e çka s’po shoh?
Ma mirëdo ishte të isha qorr,
Kush janë ata që djegin vendin
Para botës na bënë horë!!!
 
Çohuni trima e trimresha
Që për Shqipëri Ju u bëtë dhe,
Se kob i zi po i servohet popullit
Të na lënë edhe pa atdhe.
 
Po ju lus që shpirtrat Tuaj
T´fluturojnë mbi qiell shqiptar,
Ta shpëtoni Ju atdheun
Se Shqipëria s‘ka të gjallë.
 
Armiqët tanë grabitçarë
Po rrinë gati me sulmu,
Përsëri të na coptojnë
Me na tkurëe me na shkatrru.
 
Ja çka bëjnë sot sojsuzë politikanët
Mashtrojnë popullin e djegin dheun,
Për intersa vetanake
Që t´kenë mundësi me e vjedh mëmëdheun.
 
E sot fshatari e puntori
Marrin bukën veresi,
E këta jetojnë në lukse të larta
Në kurriz t´nanës Shqipëri.
 
Populli im o i dashur popull
Lidhuni ju si vllau me vlla
S‘ka levërdi për poste t´hiqëve
Njëri tjetrin me e vra.
 
Lerini inatet dhe urretjet
Që na i mbolli e huaj politka,
Në Shqipëri le të sundon hareja
E jo tmerri edhe frika.
 
Se Shqipëria ky i bukur vend
Ka nevoj për demokraci,
Jo për dhunë me „revolucione“
Me banda krimi e me mafi.
 
S‘kemi nevojë që ne t´përkrahim
Aleanca e n‘dreq mallkue,
Kemi nevojë për bashkim të kombit
Si motra e vllëzër me jetue.
 
Mblidhni mendjen o shqiptarë
Ju në atdhe e botën mbarë,
S‘kemi kohë për hasmëri
Se na namë Nana Arbëri.
 
E ua them unë plot me zemër
Më mire i gjallë me hy në dhe,
Se me të urrejtë e me të mallkue
Shqipëria i shtrenjti atdhe.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi