AGIM GASHI:PËR MIKUN TIM DR.FITIM SELIMIN, PËR BURGOSJEN E GRUPIT TONË DHE PËR TË TANISHMEN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:PËR MIKUN TIM DR.FITIM SELIMIN, PËR BURGOSJEN E GRUPIT TONË DHE PËR TË TANISHMEN

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jun 02, 2014 2:17 pm



AGIM GASHI


PËR MIKUN TIM DR.FITIM SELIMIN, PËR BURGOSJEN E GRUPIT TONË DHE PËR TË TANISHMEN




Ishin vitet e tetëdhjeta. Liria e të shprehurit të lirë dhe punës patriotike u bë dukuri e kohës. Sidomos pas demostrtave të ´81-nishit, njerzit pothuajse ishin besatuar më shumë, ishin lidhur më tepër dhe se besimi dominonte kudo edhe pse duhej pas kujdes nga spiunët të cilët kishin shitë shpirtin e tyre te armiku. Ta punonin por edhe ne nuk ndaleshim.

Ne më nuk ndaleshim. Si me sharkinë time, si me vargjet e mia e si me shpërndarjen e literaturës nuk u ndala kurr e sidomos nga viti 1968. Pas shpërnguljen në Lipjan në vitet e shtatëdhjeta, edhe veprimtaria ime patriotike filloi të ndërrohet me njerz të ri të kësaj komune.

Një ndër ta ishte edhe djaloshi nga Banulla e Lipjanit, një trupshkurtë, mirë i zhvilluar e që dukej shpesh para shtëpisë sime në Lipjan ku frekuentonin shumë të rinjë për shkak të çajtoreve, kafiterisë „Marigona“ e dyçaneve tjera. Ky ishte Fitim Selimi, djali i Rrahim Selimit që ishte edhe miku i babait tim. Me këtë familje ne kishim pas gjithmonë mardhënje të shëndosha edhe për shkak të ideologjisë së gjyshëve tanë por edhe të sotmes sonë.

Në vitet tetëdhjeta u inkuadrova me një tjetër grup ilegal me seli në Komunën e Lipjanit ku aty kishte qenë edhe Fitimi. Unë e dija se ai kishte treshen e tij mu si e kisha edhe unë treshen time. Punonim me Sadik Bujën tani i ndjerë, e me shumë tjerë që për shkak të ndjeshmërisë së situatës së krijuar në vitet e mëvonshme, spo përmend shumë emra.

Puna jonë ilegale shifej kudo.Gazetat pothuajse çdo ditë shkruanin se në ketë e atë vend u gjeten parulla „armiqësore“. Dihej se ato i shkruanim ne, grupet e organizuara të Lipjanit por që shumëherë vepronim edhe individualisht.

Veprimtaria jonë përcillej vazhdimisht por tani studenti i fakultetit të mjeksisë, djaloshi nga Banulla, Fitim Selimi nuk ndalej, nuk ndaleshin as shokët tjerë të cilët të mbushur me plot ideal kombëtar vepronin për një ardhmëri më të mire. Ishim betuar se do të jemi besnik të qështjes kombëtare, do të luftonim për liri dhe pavarasi e deri te bashkimi ynë kombëtar.
Fillimi i marsit të vitit 1986, pikrisht më 3 mars të atij viti, hajka policore kishe sulmuar në shumë shtëpi shqiptare anë e mbanë Kosovës. UDB-a pasi kishte siguaruar të gjitha të dhënat nga spiujt e saj, aksionin e saj e filloi në mbarë Kosovën ku ishin burgosur mbi 320 persona që më vonë për ti seleksionur në grupe të rajoneve.

Grupi jonë i klasifikuar përbëhej nga dhjetë “armiq” për të cilin grup pas disa muajve tortura, hetim, shantazhe e denigrime, iu filloi edhe gjykimi. Pikrisht më 30.05.1986 do të shkruante gazeta “Rilindja” se së shpejti  në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë në bankat e të akuzuarve do të ulën këta miq të idealit për Republikë:


Pajazit Jashari, Fadil Lepaja, Sadik Buja, Fitim Selimi, Ramadan Emini, Hazir Gashi, Agim Gashi, Besim Baraliu, Nazmi Llapashtica dhe Hetem Ajeti.

Në burgosjen time dhe të vllaut tim Afrimit, ishin angazhuar afër njëqind polic nga Kosova dhe Serbia. Po aq kishte edhe tek familjet tjera ku me mënyra më brutale rraheshin e maltretoheshin antarët e familjeve, demoloheshin orendi e dysheme drrasash e deri te konfiskimi i librave dhe materialeve tjera për të mos u kthye më kurr.
Në burgun e Prishtinës kishim rastin të flisja me miqë por edhe me Fitimin perms mureve e me gota plastike që i posedonim. Ishin ato biseda me të këndshme që të zgjonin dashuri edhe më të fuqishme për atdheun por edhe urrejtje për armikun dhe robërinë.

U denuam, mbjtëm burgjet dhe pas daljes rrugët e jetës na hodhen në anë të ndryshme. Pajtimi i gjaqeve të vitit 1990 na takonte aty këtu me ndokend, çmalleshim dhe prap vazhdonim punën.

NA NDAU VALA E JETËS

Pas ikjes sime më në Slloveni, Kroci Bosnje e më 1992 në Gjermani ku gjendem edhe sot, Fitimin nuk e takova më deri pas lufte. Diku në vitet e pasluftës isha ta vizitoj në Komunë ku mbante një drejtori dhe ku më tregoi për krajatat dhe vujatjet në luftën heroike ku në fillim ishte kyçur si luftëtar, e më vonë si kirurg ushtarak pasiqë Fitim Serlimi kishte diplomuar në fkultetin e mjeksisë dhe kishte fituar titulli Dr. Më vonë iu drejtua kirurgjisë të cilin profesion e kryen edhe sot me shumë profesionalizëm sepse Fitimi pos që ka magjistruar shkencat e mjeksisë ai ka shkruar edhe shumë studime shkencore mbi kirurgjinë.

Gjatë luftës fillimisht ishte si gjithë ushtarët, për tu profilizuar më vonë në drejtimin e institucioneve shëndetësore në kuadër të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës. Në këtë kohë kryen funksionin e Shefit te Sektorit te Shëndetësisë për Brigadën 121 " Kumanova" pastaj edhe funksionin e përgjegjësit të Sektorit të Shëndetësisë pranë Shtabit te Përgjithshëm të UÇK-së.

Pas lufte u inkuadrue në PDK dhe këtu, krahas punës në QKUK, kreu shumë detyra.

Jo gjithëherë pajtohej me qëndrimet e bashkëpartiakëve të tij sepse Fitimi kishte një shpirt tjetër se sa disa njerz që ngritnin korrupcionin, hajninë dhe gjërat tjera negative në shoqëri. Në zgjedhjet e fundit Fitim Selimi definitivisht i dha lamtumirën PDK-së, kësaj partie e cila nuk i ka mbetë më autoritet ta udhëheq shtetin, pët ta formuar Inisiativën Qytetare e më vonë të angazhohet në Nismën e Famir Limës e Jakup Krasniqit.

Zemrën dhe shpirtin e Fitimit e njof mirë. Ky njeri është i mbushur me vyrtyte kombëtare.Duke pare që Kosovës i duhen ndryshime, në zgjedhjet e fundit lokale iu bashkua koalicionit me LDK-në dhe sollen ndryshimin. Tash Dr.Fitimi është kandidat për deputot në Partinë e Nismës.

Kur isha kësj radhe ta vizitoj në Komunën e Lipjanit ku aktualish mban postin e Nënkryetarit, ai më tha:-Laramania politike e pluralizmit politik në Kosovë akoma nuk po merret si pasuri e demokracisë por si armiqësi. Ne duhet të punojmë që ta çrrënjosim krimin, hajninë, korrupcionin...Ky popull meriton liri e prosperitet.
Ia fala dy libra mikut tim të burgjeve dhe u përshëndetëm me fjalët më shpresëdhënëse për ardhmërinë.Te dytë u pajtuam se na pret akoma punë e madhe.Ky popull që sakrifikoi çdo gjë për liri nuk e meritonte nënqmimin e derisotëm. Kosova do ndryshime.Ajo edhe do ti ketë.

Suksese Nënkryetarit të Komunës së Lipjanit dhe Deputetit të ardhshëm Dr.Fitimi Selimit.

02.06.2014
Düren



avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi