AGIM GASHI-GËZUAR FESTEN FËMIJË TË DASHUR!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI-GËZUAR FESTEN FËMIJË TË DASHUR!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jun 01, 2014 11:42 am




AGIM GASHI-GËZUAR FESTEN FËMIJË TË DASHUR!



SI LINDI 1 QERSHOR

Sot është 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Tashmë kjo ditë është kthyer në një ritual të përvitshëm festiv ku ata që festojnë dhe gezojnë më shumë janë sigurisht të vegjlit.

1 Qershori tashmë vec ceremonive festive mbart me vete edhe apelin për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve të varfër dhe jetimë. Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi sëbashku një numër të konsidesueshëm fëmijësh jetim Kineze të celebronin në festivalin e ''Anijes së Dragoit''.

Kjo gjë rastisi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të femijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqënies së tyre. Sot kjo ditë festohet në të gjithë botën.



PËR NDER TË 1 QERSHORIT – DITËS NDËRKOMBËTRE TË FËMIJËVE FËMIJËVE UA FALE KËTO POEZI



AGIM GASHI

DRENUSHA E VOGËL


Voglushja e vogël

Me emrin Drenushë,

Vendosi një ditë

Të dali në fushë.



Atje takoi lepurushën

E tëra lara-lara,

Eja të vrapojmë

Kush na del e para.



Lepurushja këmbëshpejtë

Vraponte pa nda,

Drenushen e vogël

Në gjysmë të rruges e la.



Nuk u hidhërua voglushja

Por lavde i dha,

E dinte që lepurushja

Këmbë të shpejta ka.



Takoi shumë shtazë

Hëngrën mollë e dardha,

Bisedën më të ëmbëmbël

E bëri me pulëbardha.



Duke ardhë n´shtëpi

Rrugën ia zuri,

Një që i ngjante edhave

Me leshra purpuri.



Si ma ke emrin

Ori lepurushë?

Jo moj çupëza e vogël

Mua më quajnë drenushë.



Hahahaha, qeshi me të madhe

E bukura vajzushë,

Të gjithë edhe mua

Më quajnë Drenushë.



U zuren shoqe

Drenushet e mira,

Akoma në miqësi

Me zemra të dlira.



Takohen çdo ditë

Shtatin tuj e rritë,

Të gjithë fëmijët e botës

Pashin të bardhën dritë.



01.12.10-Düren´



 
NA ISHTE DIKUR



Na ishte dikur

Nji vend i bukur

Që quhej ILIRI.



Lulet me shumë ngjyra

Fluturat më të bukura,

Ishin për fëmijë

Në t´madhen ILIRI.



Na ishte dikur

Një vend i bukr

Që quhej ILIRI.



N’zemër të Rizonit

Kishte lindë Teuta,

Kroje, fusha, male…

Deti me val’ t’buta.



Na ishte dikur

Një vend i bukur

Që quhej ILIRI.



Teuta, Teuta,

Ish mbretnesh e madhe,

Trimënia e saj

Krenari shqiptare.



Na ishte dikur

Një vend i bukur

Që quhej ILIRI.



Mars,2000.



 
SA VJET KA SHQIPNIA?



Sa ashtë i vjetër Sharri,

Aq ashtë dhe Dardania;

Sa vjet ka Korabi,

Aq vjet ka Shqipnia.



Po qëndrojnë të forta,

Të vjetra me name,

E randë, oh, e randë,

Ashtë ndamja prej ame!



Ndamja, oh, prej ame,

Nji shpirt e nji gjak,

Për ndamje në shekuj,

Do të marrim hak.



Të dyja me nji za,

Thërrasin si fëmi,

Kur do të bashkohemi,

Oj nanë Arbëni?



Do të vie koha

Arbënia nji amë.

Nji trup që e kam,

Shumë me gjak e lanë.



Do t´rrjedhin dy Drinat,

T`vallëzojë Arbënia,

Si dy krahë Shqiponje,

Anembanë Shqipnia.



 

KUR VRITET MËSUESI



Kur vritet mësuesi,

Rrëzës Qyqavicës,

Nxjerr tytën nga mali,

Pushkë e Shotë Galicës.



Kur vritet mësuesi,

Për nder të Atdheut,

Mbin mbi Dhaskal Todhrin,

Shpatë e Skënderbeut.



Kur godasin mësuesin,

Duar gjakatare,

Djemte e UÇK-së

Bëhen Abetare.



Kur vritet mësuesi

Për një pëllëmbë fushe,

Shkronjat n´Abetare

Marrin ngjyrë të kuqe.



Kur vritet mësuesi

Për dritë të lirisë,

Djemtë e UÇK-së

Marshojnë Arbërisë.



 
DO TË VIJË NJË DITË



Fëmijët sot s´këndojnë

N´Kosovën time t´mjerë

As lulet më nuk çelin

Si çilnin përherë.


Nuk kanë çantë e libra

Pa shkronja kanë mbetë

Edhe mësuesi i tyre

Në kurbet ka tretë.



Dalin protestojnë

E bëjnë demonstrata

Shikon loke e mjera

Edhe qanë e ngrata.



Policia serbe

Vranë, prenë e grinë

Nuk i len në shkolla

Të shqipes-fëminë.



I ka mbyllë ato

Me roje e dry

Mësuesve e prindërve

Zemra ju ka ndry.

                                                                                                                                                                                      
Por do te vijë koha

Shkollat do të çilen

S´bashku mësues e nxënës

N´valle do të hidhen.



Do të mësohen shkronjat

Dhe ritmet e valles,

Do t´këndohen këngët

E Jusuf Gërvallës.



Do t´mësohen vjershat

e t´madhit Naim,

Nëpër shkollat tona

T´ketë hare e gëzim.



Do t´mësohet De Rada

Do t´mësohet Gjergj Fishta

Do t´i tregojmë botës

Se nuk vdes kurrë shqipja.



Sikur në gjithë botën

Do t´këndojë fëmija,

Do t´lulëzojë Kosova

Do të vijë liria.



Kur të vijë ajo,

Le t´vijë dalëngadalë,

N´Kosovë do të çelin

Trëndafilë e Lalë.



Rrezet dielli ynë

Fort do t´i shumojë,

N´Kosovën e lirë
T´ngrohta do t´i lëshojë.



Fytyrat shqiptare

Do të qeshin prore

E gëzuar dhe e mbarë

Gjithë toka Arbënore.



 
ERDHI PRANVERA



Dor´ për dore merrim rrugen,

Me shetit o nepër ara

Babi e mami po më thonë,

Azale moj ec e para.



Shpejt vrapoj nën hije t´ahut,

Ku ka lule te ai kru

Pak për babin e pak për mamin

Lule t´bukra me i tubu.



Po vrapoj unë bregut t´lumit

Shokë e shoqe m´dalin para,

Por ma tepër ndër të gjithë

E dua qengjin plot me lara.



Pata e lumit bën guak, guak,

Azale rri me mu pak,

Gjeli këngën kikiriku

Bashk me qengjin rrimë te fiku.



 
I MBUSHA DHJETE



Sot është ditë e bukur

Se i mbusha dhjetë,

Zgjohet Babi im

Dhe më përshëndet.



Urime, urime,

U rritsh me shendet

Gëzime bija ime,

Edhe njëqind vjet.



T´falem nderit Babi,

Për Urimet tua

Na priftë fati n´jetë

Ty edhe mua.



21.01.1995




QENI I IM BENI



Jam e vogel pak jam rrite

Un prej qenit shum kam frike,

Jam qapkane sa nji gogel,

Mami blema nji qen t´ vogel.



Mu ne dreke me zuni gjumi,

Nana qenin mu ma pruni,

Ish i vogel lalra-lara,

Pin veq qumsht e nuk han arra.



Tani qeni nis me u rrite

Beni emnin ia kam ngjite,

Kur i them eja ketu,

Hau-hau-hau, thot qka po thu.



Sa i bukur ashte qen Beni,

Shoke te mire ne te dy jemi,

E nga shkolla kur te vi

Kcen nga gzimi nis me lpi.





JAM NJE VAJZE LOZONJARE



Jam nji cucë që shkoj në shkollë,

Buzë kuq´  belin e hollë

E mbush qanten libra plot

Jo,jo unë nuk i mbaj kot.



Edhe bllokun n´vizatim

Plot me ngjyra unë e kam,

E kto notat e muzikës,

Unë i kam në pentagram.



Hi,hi, hi, e ha,ha,ha,

Mos bën shumë bla, bla, bla.



Jam një cucë lozonjare

I kam fjalët asiqare,

Shkoj n´balet e shkoj n´kung-fu

Po dhe shoten di me lu.



Kam ca shoqe t´ mira janë

Një behane ato e kanë,

Jau kam thënë asiqare,

Se ato nuk janë shqiptare.



Hi, hi, hi e ha,ha,ha

Mos ban shume bla, bla, bla.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI-GËZUAR FESTEN FËMIJË TË DASHUR!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jun 01, 2014 12:15 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi