AGIM GASHI:LAMTUMIRË MOJ NËNA IME

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:LAMTUMIRË MOJ NËNA IME

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon May 26, 2014 12:16 am



AGIM GASHI

LAMTUMIRË MOJ NËNA IME
I
Ah moj nënë e lumja nënë
Kur më rroke sot n´përqafim, 
Më shtrëngove me dhimbsuri, 
Peshë mu ngrit ky shpirti im.


-Po t´shrëngoj si herat tjera
Porse sot edhe pak më shumë, 
I kam mbush tedhetekater vite
Nuk e di a të shof më unë.


Ishe ti gëzimi i parë
Sa kem vuajt te dy n´këtë jetë, 
Kur është dashtë t´jetojmë sëbashku
Të mori bir mërgimi i shkretë.


Sa shumë vite kan kalue, 
E sa loti u derdh si shi, 
Më kaloj jeta t´u i kqyr udhët
Me shumë mall t´u të pritë ty.


Mërgimtrët që shkojnë e vine
I ka vetë nëna o bir për ty, 
Më tregojshin për hallet tua
Na shkoj jeta lot´ t´u fshi.



II
Pasi i kreu këto fjalë loti
E mora në gji dhe e përqafova, 
U bënë bashkë faqet e lagura
Lotët me t´nënës i bashkova.


Shuj moj nënë e lumja nënë, 
Edhe shumë vite ke me jetu, 
Shumë udhëtime kam me i bë
Me ardhë në atdhe Ty me të përqafu.


-Ka dëshir me jetue nëna 
Por vjen fundi o bir n´këtë jetë,
E ka lënë i lumi Zot´ , 
Kush ka lindur, ka me vdekë.


Po të luti o biri i nënës
Para meje mos me vdekë,
Se e thane këtë zemër nëne
E ma nxinë të zezën jetë.


Hajt moj nënë mos ki dert
Se këtë verë prap do të vi,
E ka thënë Zoti i vërtetë
Bashkë të qajmë prap ne të dy.



IV
Sa e rëndë ndarja me nënën
Lotët n´faqe na janë përzi, 
Sdo ti laj faqet e mia
Ti kem ata n´mërgim të zi.


Ula kokën, mora rrugën, 
Dua kujtimet këtu me i lënë, 
Nga largësia e pashë të ngritet
Ajo dorë e t´lumës nënë.


Aeroplanët shkojnë e vinë, 
I bajnë vashat e djemt e ri, 
Si su tha loti nga syri
Me u hjek´ mërgimi i zi.


Ah, ka me u hjekë kjo plagë e kombit
Ka me u gëzue qielli e dheu, 
Kur t´niset puna nga e mbara
Kur liria ti vie atdheut!


Do të qajnë nënat tona
Loti nuk teret dot nga syri, 
Pa u largue karaxhozat
Pa u çliru nga vetërobrimi.



24.05.2014
Düren

 
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi