AGIM GASHI:MËRGATA PO I DHURON KOMBIT EMRA TË NJOHUR

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:MËRGATA PO I DHURON KOMBIT EMRA TË NJOHUR

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Apr 23, 2014 3:58 pm



AGIM GASHI

Suksese mërgimtarësh


MËRGATA PO I DHURON KOMBIT EMRA TË NJOHUR


Selma Peci-Zelma

Portreti i këngëtarës së re shqiptare nga Suedia Selma Peci alias Zelma

Shqiptarët migruan nëpër shekuj nga trojet e tyre. Dhuna e armiqëve të ndryshëm që na robruan, bëri që disa herë të zbrazen trojet tona. Përpos dhunës shqiptarët iknin edhe për kafshatën e gojes. Ndër egzotet më të mëdha, historikisht njifen shumë por egzodi nga Kosova Lindore dhe ai i Çamërisë, kapercen normat njerzore.
Por kur në vitet nëntëdhjeta filloi dhuna e shtuar serbe dhe kur filloi edhe derdhja e shqiptarëve nëpër botë, mendimi ishte se ky egzod e ky megrim, do të jetë tragjedi. Kjo edhe ishte tragjedi, por ngnjëherë edhe në tragjedi ka arritje. Fati në fatkeqësi i thonim ndryshe.
Fatmirësisht, nga mërgimtarët e popullit shqiptar, kishte shumë të atillë që ishin të lidhur me atdheun, gjuhën kulturën dhe traditën. Pa hy në histori,sot mbarë bota i njef sportistët tanë futbollist, karatist, boksier e xhudist. Njef bota edhe këngëtare me famen botrore Rita Oren, pastaj Merita Halilin, Eda Zarin, Elsa Lilen e shumë tjerë, njef shkrimtar e poet duke filluar nga Ismail Kadareja i famshëm, e deri te emrat e rinjë që  do të bëhen shpresa të kombit dhe atdheut por edhe të mbarë njerzimit, siç ishte e Madhja Nëna tereze.

Sot po flasim për familjen Peci nga Mitrovica. Kjo familje migroi në Suedi nga Zhazha e Mitrovicës në vitin 1992. Si familje intelektualësh ajo u vendos në qytetin Finspäng dhe se qëllimi ishte të investojnë në shkollimin e fëmijëve. Dhe mundi nuk ju shkoi kot sepse tri vajzat e kësaj familje arriten të shkollohen dhe të fitojnë diploma universutare, ndersa e vogla Selma për të cilën sot do të flasim, ka filluar një rrugë shkollimi të denjë krahas artit të muzikës.



Kush është Selma Peci-Zelma

Mërgimtarja dhe këngëtarja e re Selma Peci-Zelma, lindi në Suedi më 05.04.1997.

Me 17 vjetët e saja arriti të mësonte me shkrim e lexim gjuhët gjermane, suedishte, shqipe, anglishte dhe boshnjakishte.Krahas gjuhëve, Zelmës i kishte hyrë në gjak muzika. Me ndihmen e babait Bedri dhe nënës Kumrije, Zelma qysh në moshe 4 vjeçare del para publikut shqiptar dhe atij suedez. Sukseset e saja radhiteshin dita-ditës dhe prindërit duke pare talentin e saj fillun të angazhojnë edhe mësues, producent e aranzhist.
Sot momentalisht Selma vijon shkollën e mesme, ka 17 vjet, ka dy videoklipe dhe shumë këngë i këndon me ëndje edhe në gjuhën shqipe , suedeze, gjermane dhe angleze.
Ajo tani bashkpunon me producent të njohur të muzikës argëtuese nga Kosova  si janë Zzap dhe CHriss.
Me tekst të Uk Latifit, kënga “Një moment”, u inerpretue mjaft bukur dhe se menxheri i saj M.E. me të cilin ka kontrat 5 vjeçare, këngën në fjalë e kurorzoi në Videoklip i cili  u emitue në disa televizione kombëtare dhe i njejti u lansue edhe në Youtube.
Xhirimin e videoklipit e bëri kompania ONRekords e cila kompani është e specializuar për xhirime të tilla.
Pra, Selma Peci me pseudonimin Zelma, është shpresë e re e muzikës kombëtare dhe asaj botrore. Kjo këngëtare
e re simpatiuzon shumë Rita Orën dhe se dëshira e saj është ta arrij famën e saj.
Mbetemi me shpresë se sukseset e këngëtare Zelma dita-ditës do të korrin mundin dhe talentin e saj.
Zelma mërgimtare e cila edhe pse lindi jashtë atdheut,ajo e do Kosovën, e do Zhazhen, e do këngën shqipe.
Suksese Zelma!



avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi