AGIM GASHI:FLUTURONI ZOGJ FLUTURONI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:FLUTURONI ZOGJ FLUTURONI

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Apr 21, 2014 8:59 pm



AGIM GASHI

FLUTURONI ZOGJ FLUTURONI

Fluturoni o zogj´ të bukur, 
Mos u ndalni veç fluturoni, 
Shumë të fala nanës time,
Në Dardani të ia qoni.

Fluturoni o zogj të bukur, 
Bashkë me kangën fluturoni,
Nga qielli i Arbënit për gjithë shqiptarët, 
Përqafimet të mi lshoni.

Jan përqafime plot dashuri
E t´shpërndahen n´çdo shpi e prag, 
Si kujtim ju do ti keni
Nga mërgimtari i pa fat.

Fluturoni o zogj të bukur, 
Fluturoni, edhe nga Lypjani
T´falat e mia për Lypjanasit, 
Krejt me lotë kam qef t´mi lani.

Fluturoni o zogj të malit, 
N´fluturim ju smund të hani, 
N´breg t´Sitnicës ju ndaloni, 
Një pushim ju shqip ta bani.

Aty pranë ashtë nana ime,
Jeton me halle e me merzi, 
Me pupla t´jueja n´vend të dorës sime, 
Asaj lotët me ia fshi.

Le t´qëndron e fortë si ishte, 
Tridhetvjet m´priti te dera, 
Nuk i shkova o se si shkova, 
As në dimen as kur duel pranvera.

Mos harroni n´fluturimin tuej
Edhe n´Akllap ju të shkoni, 
Ku m´ka rritë nana n´thërrime
Vendlindjes t´fala shumë ti qoni.

Aty ashtë edhe lumi i fshatit,
Ku jem la e jem fresku, 
Aty kam vorret e t´parëve
Ka mbi bari e janë rrafshu.

Po ju pres ju kur të ktheheni
Lajme të mira për me më pru, 
Të më tregoni nji vend për vorr, 
Në atdhe a kish për mu.

Se kam ndëgjue o zogj me lara
Atdheut n´shpinë ju kanë hjedhë,
Po e plaçkitin e po e shesin
Edhe vorret i kan vjedhë.

Mërgimtarët po qajnë me dhimbje
Për atdhe si u katandisë, 
Qajnë për gjakun e derdhur lumë,
Për dëshmorët e lirisë.

Ndezin qiri për çdo natë
Pa ndal lutje bajnë te Zoti, 
Kthejau dashninë gjithë shqiptarëve
Le të ndërrohet në atdhe moti.

21.04.14
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi