Agim Gashi-ERDHËN PASHKËT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi-ERDHËN PASHKËT

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Apr 20, 2014 12:44 pm




Agim Gashi-ERDHËN PASHKËT

Erdhën Pashkët, ndrit hareja,
Në këtë tokë të Skënderbeut, 
Nënë Tereza lart te Krishti
Lutet për liri t´Atdheut.


Shumë Urime ju shqiptar
Pashkët sot që i festojmë, 
Jetë të lumtur e tolerance
N´tokë të Arbërit të gëzojmë.

Se ka thënë Zoti i qiellit
Jezu Krishti me u ringjallë, 
Me shpërnda n´botë dashurinë
Edhe armikun me e falë.

Sa madhështore e sublime
Është falja me shpirt e zemër, 
Me u shporr mallkimi e urrejtja
Dashuri e quajnë me emër.

Unë rapsodi nga mërgimi
Kudo Urime du me dergu, 
Qoftë i bardhë populli e atdheu
Jezu Krishti qoftë lavdëru.

Jemë shqiptar në tokë të Arbërit
Këtu Zoti na ka qitë, 
Kush sot lutet n´gjuhën shqipe
Ka me e pas të bardhën dritë.

Këtë gjuhë të ëmbël na e fali Zoti, 
Dhe Jezusi shqip na flet,
Sa t´jetë bota me jetue
Vetëm shqip me milona vjet.

Populli im kudo që gjendet
Pastë jetë e dashuri, 
Kudo paqja dhe mirësia
Kah i thonë Arbëri.

20.04.2014
Düren


NJERZ TË DASHUR TË ATDHEUT!

Ne jemi kështu ku jemi.Historikisht ia nderuam besimin, doket, dhe ritet vllaut të një gjaku.Të krishterë e myslimanë janë ata që atdheun e mbajtën deri në ditët e sotme me të gjitha të mirat e të kqijat që na përcollen në histori. Për tolerancë fetare njifemi në botë. Në botë njifemi edhe për bujari, besnikri e trimëri. Vitet e fundit disi na i hmbën dhe na i zbehen këto tri vyrtyte të rralla të kombit. Të mundohemi që të miren ta kthejmë e të kqijat e huaja ti hudhim lerg e më larg. 
Qendrimi im është i kjartë. Unë i respektoj të gjitha besimet, i dua të gjithë ata që Zotit i luten shqip dhe ata që atdheut nuk i sjellni dëme por mundohen ta ngrisin.
Dita e Pashkëve erdhi. Urime shqiptar kudo që jeni me lutjen që ti leni urrejtjet për hirë të ZOTIT, ATDHEUT E KOMBIT!
Atdheu na ka neve që të kujdesemi për të dhe njerzit e Tij. Sa do të na do Zoti nëse ne sillemi mirë me kombin e atdhuen. Mos harroni se Arbëria sot është më në rrezik se më parë.Rrezikohet nga vetë shqiptarët.KUJDES!
Urime motra e vllëzër shqiptar për shumë shekuj tjerë.
Në emrin e Zotit, atdheut e kombit URIME KJO FESTË E MADHE!



Me respekt i Juaji
Agim Gashi!

 
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi-ERDHËN PASHKËT

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Apr 20, 2014 1:51 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi-ERDHËN PASHKËT

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Apr 03, 2015 1:59 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi-ERDHËN PASHKËT

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi