AGIM GASHI:ZOTI SHEF

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:ZOTI SHEF

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Apr 18, 2014 10:42 am


AGIM GASHI:ZOTI SHEF

Zoti shef shumë
I shef edhe imtësirat e njerzimit
Zoti nuk të flet
Por ta sjell mallkimin.


Mallkimi i Zotit ë
Është borë, breshër e stuhi
Në ditët e verës
Solli n´Dardani.


Por çka pau Zoti 
Në tokt shqiptare?


Pau Zoti;
T´u vra vllau vllaun, 
T´u dhunu motren, 
T´u vjedhë nënën, 
T´u shkel në varre, 
T´u shkel në gjakun tonë, 
T´u coptu atdheun,
T´u i fal pasuri t´atdheut armiqëve
T´u e ndyt atdheun
T´u djegë flamurin, 
T´u e nda shqiponjen, 
T´u e shkelë besën, 
T´u e shkelë fjalën...


Dhe na mallkoi Zoti
Me ta prish blerimin, 
Verën e bën dimër
Na e ka lshue mallkimin.


Lutu njeri i mirë 
Me zemër të dlirë, 
Fjalë dergo Zoti
Të na ndërron moti.


I dashur Zoti ynë
Hapja sytë ktij populli, 
Se n´vuajtje e varfëri
Ne po na shkon moti.


Denoj kriminelët 
Që po e vrajnë atdheun, 
Zbrit ti pak liri
N´varr gzoje Anteun!


Lsho rrezet e diellit
Mbi tokën e Arbërisë, 
Merri kriminelat
Lëshoi dritë lirisë!


18.04.2014
Düren

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi