AGIM GASHI:ËNDËRR PATRIOTIKE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:ËNDËRR PATRIOTIKE

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Apr 17, 2014 10:52 pm




AGIM GASHI:ËNDËRR PATRIOTIKE

Humoreskë

Dola në një sheti në arat e mbjellura me grurë që ka gufu në këtë pranverë. Pas shetisë disa orëshe, u lodha dhe në një mexhë u ula të pushoj.Për çudi, nga freskia e asaj hije, më kishte mashtrue gjumi. Dhe në atë gjumë menjëherë mu paraqit një ëndërr.Ëndërr patriotike. Dhe ja si eci:
-Të gjitha mediat elektronike e të shkruara, gjoja lajmronin se sot Kryetari i Vendit dekoroi Kalin e Hajdarit me urdhërin „Patriot për trimëri“.
Pas lajmit ipej edhe arsyetimi se pse Kali i Hajdarit fshiu këtë titull prestigjioz që ndan Presidenca jonë. Më tutje thuhej se Kali i Hajdarit, me këmbët e shpejta“, disa herë e kishte shpëtuar Hajdarin që ishte zënë në kurth në kurvnitë e ndryshme. Njëherë tjeter, thuhej më tutje, Kali i Hajdarit kishte shpëtuar edhe disa ministra nga kurvëria e hajnia, e madje thonin se e kishte shpëtuar vetë Kryeministrin që kishte vrapuar si maraton i vërtetë për të arritur me kohë në qendren e Evropës në Bruksel.
Kali i Hajdarit ka treguar patriotizëm edhe duke hangër në grazhdat e huja për ta kursyer grazhdin e tij madje edhe grazhdin e shtetit. Bile, disa herë Kali i Hajdarit kishte hangër edhe kashtë e madje edhe boça misri, sepse në grazhdet e kuajve të varfër nuk kishte as sanë e as taxhi. Por Kali i Hajdarit kishte treguar aq patriotizëm që duke ua hanger kujave të varfër edhe kashten e boçat, kishte arritë që të siguroj vota për një grazhd kashtë dhe ti fitonin zgjedhjet me shekuj.
Flisnin kështu pa ndal për Kalin e Hajdarit që tani në vend të frenave, ai ka vu kravatë, ka lëshuar jelat, madje edhe bishtin kacel ia kishin zanë. Krenaria e Tij shifet edhe në hingëllimën e thellë e tronditëse, dhe flitet se me shqelmat që i kishte aq të fuqishëm e vdekjeprurës, kishte vrarë shumë njerz. E gjithë kasta politike krenohej me këtë Kali Patriot i cili ua kishte shti frikën mbarë një populli. Motoja e shtetit ishte se një popull që nuk ka frikë, atëherë se nederon shtetin.
Në çdo moment pritej që në transmetime direkte ti dorzohej Dekorata për Patriotizëm Kalit të Hajdarit!
Ceremoni madhështore. Presidenti me buzqeshje vesh më vesh, donte të ia vej në qafen e Kalit të Hajdarit atë Dekoratë dhe me shpall Kalin patriot të të gjitha kohrave të kaluara e të ardhëshme. Në atë moment u dëgjua një krismë. Unë brofa nga frika dhe më doli gjumi. Isha në mexhen e një are që se dija se e kujt është tani, pasiqë dikur kishte qenë e kooperativës. Dhe çka të shof. Mbi njëqind kuaj e njëqind gomar më kishin rrethue dhe hanin bari të njomë. Mu duken se të gjithë ishin patriota sepse hanin në arat e huaja. 
Isha shtangë nga ftoftësia e tokës. Desha të iku në shtëpi, por kuajt patriota as që donin me e lëshue rrugën. Sa shumë ju friksohem shqelmave të tyre e sidomos të magarëve patriota të cilët shqelmojnë shkurt por fuqioshëm. Dikur memzi ika. I lash kuajt e gomarët patriota ti kryejnë punët e tyre.Nuk isha në gjendje të veproj ndryshe. 
Rrofshin patriotat!


17.04.14
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI:ËNDËRR PATRIOTIKE

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Apr 17, 2014 11:08 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi