AGIM GASHI-DAN KOSUMI-SI ENGJËLL MU AFROVE E SI DREQ U LARGOVE!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI-DAN KOSUMI-SI ENGJËLL MU AFROVE E SI DREQ U LARGOVE!

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Apr 03, 2014 9:32 pm





AGIM GASHI
 
DAN KOSUMI-SI ENGJËLL MU AFROVE E SI DREQ U LARGOVE!


-Komunistët me libreza hahen disi.Ata bile nuk e meshfin.Çka të ju bëjmë këtyre pa libreza që rrezikshmëria e tyre është e dyfisht!
 
Dan Kosnumin e njoha përmes Facebook-ut dhe se nuk kisha biseda të rregullta.Ushqeja një simpati
prej njeriut intelektual e bile ia publikoja edhe shkrimet. Në marsin e vitit të kaluar edhe u takuam e u përqafuam si vllëzër në Koblenz. Kurr smë ka shkue mendja se Dani mbron të keqen, mbron hanjinë, mbron krimin.Punë e tij edhe kjo.Kishte kohë që ai vetë kishte ndërpre miqësinë.Nuk e dija për çka e unë nuk e pyesja sepse njerzit i kan të drejtat e tyre të mendojnë si duan ata dhe në zgjedhjen edhe të miqësisë.Por një ditë e vjelli nga goja e tij urrejtjen që iu kishte formue për mua si opozitar i pushtetit.
Për ta treguar miqësinë me Dan Kosumin po ua sjelli bisedat që i kishim bë në vitin 2010:
---------------------
Dan Kosumi
17.10.2010 23:20
Dan Kosumi
Jungjatejeta miku im i nderuar Agim
Ju pershendes dhe uroj qe ky mesazh te ju gjej si eshte me se miri...
Eshte hera e dyte qe punimet e mija  te shkruara ju i pelqeni dhe i ekspozoni ne faqen e juaj ...dhe per kete  ju pershendes e ju jam mirenjohes. e kam vetem nje kerkese per ju.Ju lutem une quhem Dan KOSUMI ju e keni bere nje leshim te paqellimshem jam me se i sigurte  e keni shkruar KASUMI.mundesishte nese keni mundesin ta korigjoni...
Mbeqi te pershendetur e paqi jete te gjate
Me nderime
Miku i juaj Dan KOSUMI – Austri
__________________________
Agim Gashi
17.10.2010 23:26
Agim Gashi
Menjëherë do ta rregulloj i dashur.
Me rrespekt e suksese nga Agimi!
_____________________________
Dan Kosumi
17.10.2010 23:30
Dan Kosumi
Ju falemnderit BACA AGIM
Pershendetje Vëllazërore
____________________________
Agim Gashi
17.10.2010 23:44
Agim Gashi
Edhe nga unë Dan. Naten e mirë!

____________________________
Kjo ishte biseda e parë që kisha zhvilluar me Dan Kosumin.
Si artist, këngëtar e poet, gjithmonë si kudo në botë isha dhe do të jem opozitë e çdo qeverie. Klasa
e intelektualëve të paanshëm janë mëse të domosdoshëm të jenë opozitë e pushteteve që vinë e shkojnë, që të jenë gjithnji në shërbim të kombit dhe atdheut.
Pas Orës Letrare të Pavarsisë që u mbajt më 29 mars 2014 në Koblenc e ku moren pjesë afer 40 poet nga e mbarë bota dhe nja 20 kryetar shoqatash, edhe unë si pjesmarrës i kisha disa vërejtje të miat të cilat i qita me një shkrim në fb pa e kritikuar askend as me emër e as pa emër. Qita edhe poezinë time dhe mbi poezi kisha shkruar:“ Poezia që u lexua në Koblenz dhe e cila nuk u shpërblye sepse shpërblimit ishin nda para një viti“. Kjo ishte pak edhe si humor sespe shpërblimet mund të jenë nda dy ose një ditë ma parë, por jo para një viti.


Pas një ore, Dan Kosoumit i kishte djegë kjo fjalia e imja dhe ishte kyçur në debate. Dani nuk kishte qenë prezent në Oren Letrare dhe skishte të drejtë të reagonte aq paskrupull duke më quajtur me lloj-lloj epitetesh. Fatkeqësisht, nga trysnitë e miqëve, shkrimin e hoqa dhe bashkë me shkrimin edhe komentet pa i kopjuar. Pasi e hoqa shkrimin, u pendova rëndë sepse dikush tjeter kishte shkruar edhe më rëndë se Dani. Do të ndeshem edhe me të por njëherë po duroj.
Më erdhi keq dhe i shkruajta në privat këto fjalë:
 
Agim Gashi
31.03.2014 15:58
Agim Gashi
Dan miku, të falenderoj që pa qenë fare në Koblenz dhe pa e ditë
situaten u bane avokat i Qeverisë dhe mbrojtës i mafiozëve letrar.Të falemnderit!

 
Dhe Dani ma ktheu:
 
Dan Kosumi
01.04.2014 00:14
Dan Kosumi
Nuk duhet medeomos  te jesh dikun qe ta njohesh nje dukuri ...!
Ti e prishe qe the poezia ime nuk mori qmim! Pra ti i the te gjitha me kete pohim!
Eshte per keqardhje te mendosh se ti ishe me i miri .....
Sa per qeverine une nuk i behem Avokat! Sepse ska nevoje ,,,,!
Por dje kishim nje okupator te felliqet e qeveri nuk kishim fare! Une nuk e shaj qeverin time !
Po as juve qe shihni vetem zi nuk ju shaj ....!
Pra une nuk kam nevoje te kem nje mik qe shan qeverine e kosoves dhe fyen ludhjen e krijuesve te
mergates vetem pse nuk mendojne e shajne sikur ti ...!

 
Pak më shkoi gjaku lart. Dan Kosiumin se paskam njohur.Ky jo që kenka zëdhënës i së keqes, hanjisë e krimit, por edhe po dika me ofendue rrast e bile nga Austria i ka pare ecuritë e Ores Letrare. I shkruajta:
 
Agim Gashi
01.04.2014 00:19
Agim Gashi
Nuke paskam ditë që je kaq i ulët.As unë skam nevoj ta kem një mik që përkrah krimin, hajninë e
kurvninë. Por mos hyn aty ku smundesh me dal se ti nga Austria ske mund ta shofësh se si ka qenë puna.Dhe tjetra që ti gënjen, unë skam thë askund që poezia ime ishte më e mira e as më e keqja. Ti qenkëshe i mbushur plot urrejtje.Unë jam vetëm i drejtë!

 
Pas kësaj Dan Kosumi zbrazi helmin, urrejtjen dhe kulturën e tij:
 
01.04.2014 00:22
Dan Kosumi
Mati fjalet!
Nuk i thuhet burrit genjen!
More vesh!
Debil
I pa edukate!
 
Dhe Dani Engjëll u shëndrrue në fantazmë, adhurues i krimit dhe i së keqes më bëri debil, i pa edukatë dhe më bllokoi duke mos pas guxim me u përball me fjalët e drejta. I qoftë në nderin e tij dhe edukatës së tij. Fundja kësi si Dani kemi me mbush një pleme, por njerz që do të sakrifikohen për mirëqenjen njerzore, kemi pak.
 
03.04.2014
Düren


Dan Kosumi me flokë të gjata në Koblenz 2013
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi