AGIM GASHI:KOSOVA AKOMA NUK KA LIGJ PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:KOSOVA AKOMA NUK KA LIGJ PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Mar 28, 2014 2:38 pm



AGIM GASHI

KOSOVA ENDE NUK KA LIGJ PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE

Fëmijët kanë nevojë të veçantë për mbrojtje. Fytyra e vërtetë e një njeriu thuhet se tregohet në sjelljen e tij me fëmijët. Kjo vlen për të rriturit, njëlloj sikurse për shoqëritë dhe shtetet. Fëmijët janë keqpërdorur dhe shfrytëzuar në të gjitha kohët. Kjo është një shkelje tepër e rëndë e të drejtave të njeriut.
Në Kosovë ato akoma shkilen. Shteti jonë ende nuk ka ligj për mbrojtjen e fëmijëve. Gjatë vitit 2013, ka filluar të hartohet Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, i cili vazhdon të jetë në proces, si me të gjitha ligjet e veçanta deri më tani.
Abuzime të llojeve të ndryshme me fëmijë në Kosovë ka aq shumë sa gjendja mund të merret si alarmante. Prej gjuajtjes së fëmijëve të porsalindur në bërllogje e kanta, nderprerje ilegale të shtatzanisë-pra vrasja e fëmijëve, puna e detyrueshme, nxitja për vjedhje e deri te pedofilizmi
Varfëria në Kosovë ka bë që shumë fëmijë të gjenden në rrugë si lypsar, ndersa pushtetarët pasurohen aq shpejt saqë su bie ndërmend se dikund në atdheun tonë ka fëmijë që vdesin nga uria.
Kjo varfëri e cila nuk brengos pushtetarët, ndikon edhe në rrënimin e kombit dhe atdheut. Ata laypsar që frekuentojnë mbeturinat e të pasurve, humbin shkollimin, bëhen fëmijë rrugësh, pastaj shëndrrohen në hajna e deri në kriminel.
Asnjë parti politike nuk ka ndonjë seksion të posaqëm për kujdesin e fëmijëve, çka i bën që këto parti të mos jenë parti por banda hajdutësh ku mendjen kryesore e mbajnë te hajnia dhe pasurimi i vetes së tyre.

Apel shoqërisë së shëndoshë e cila duhet që me mjete presioni të ndryshme tua përqendron vemendjen pushtetarëve dhe partive e madje edhe shoqrisë civile, që kujdesin për gjenerata e ardhshme mos ta qesin në harresë sepse bëjnë mëkate të barabarta me tradhëtinë.
Vetëm kur kemi një fëmijëri dhe rini të shëndoshë, kemi edhe popull e atdhe të shëndoshë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi