AGIM GASHI-AMANETI IM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI-AMANETI IM

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Mar 26, 2014 3:24 pm



AGIM GASHI

AMANETI IM

Më dëgjoni e njerz të Zotit
Nderoni prindërit sa janë gjallë, 
Se kur të ikun nga kjo botë
Malli për ta ka me ju kall.

Ska ma randë për nanë e babë
Se me i rritë fmitë me shumë mundime,
Kurt të rriten me ta kthye shpinën
Me ta ba jetën jetime.

Por kjo botë që po shuhet
Po e shuen dhe dashuninë,
Vdekja vjen, syt mbesin hapun, 
Pa i pas afër fëminë.

Rriten djem e rriten vajzat
Dhe na bahen njerz me namë, 
Nuk mendojnë se n´këtë botë kan ardh,
Me nji babë e me një nanë.

Na martohen e kunorzohen, 
Kta djmt tanë e çikat tona, 
Prindërit luten për jetë të lumtun
Mos ta ken si ishte e jona.

Nuk ka nanë e nuk ka babë
Që nuk luten për fmitë e vetë, 
Don ti shofin ma naltë se veten
Të jenë të lumtun në këtë jetë.

Porse jeta ka ndryshue
Rritet djali e bahet burr, 
Marre i vjen me dal me baben
Babë- , i thotë nuk ke qen kurr.

Nanat mbesin te oxhaku
Loti-lotin nuk ja prêt, 
Nuk i shkon as djal as vajzë
Jeton e vetun qe njizet vjet.

Nuk i qojnë as ndihma nanës
Nji mollë nga fmiu për me ble, 
Mallkon veten e mallkon fatin
-Sa kohë e keqe ka ardhë për ne.

Shembuj t´mirë gjithmonë ka pas
A askujt nuk ashtë kjo jetë, 
Edhe magjupi kur u ba pashë
E kish pre baben e vetë.

E pa Zoti dhe e mallkoi
Ia zuni frymen n´fyt, 
Ra nga shkallët e mbretnisë
Si nji mut në tokë u mbyt.

26.03.14
Düren

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI-AMANETI IM

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Mar 26, 2014 3:31 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI-AMANETI IM

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri May 09, 2014 9:06 am

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI-AMANETI IM

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi