KENNY MALMALI:VLLA TË KAM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

KENNY MALMALI:VLLA TË KAM

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Mar 24, 2014 11:48 pm



KENNY MALMALI

VLLA TË KAM
(Poetit e rapsodit tonë Agim Gashit)


Të njoha një ditë 
Me halle shumë
Ty miku im poet e rapsod
Me dashuri atdheu si unë
Këngën ta dëgjova
Poezinë ta lexova
Me të gjitha që ke
Si ti shok më ske


Ato vuajtje tua
Ma vranë në zemrën mua
Vuaja bashkë me Ty
O vlla i dashur poet
E hidhur kjo jetë
Por ti prap su ndale
Si Ura e Gurit mu ke duk
Të shihja në Prishtinë
E të shihja në Shkup
Kur ta lexoja biografinë 
Dhe msoja se ti
Një cope jete kalove
Burgjeve e su nënshtrove
Su ndale se sun dale
Atdheut çdo gjë i fale
Dhe prap mbete i varfër
Mbete mërgimtar
Dashuria për atdheun 
Të duket në ball

O vlla poet e rapsod
Agim Gashi e Agim shqiptari
Agim mërgimtari 
Agim atdhetari
Ti që atdheut i dhurove këngë
I dhurove djersë edhe gjak
Shkau në djal të morri hak
Prap su nështrove
Për atdhe u flijove
U flijove për një liri
Sot jeton në varfëri

Populli ynë ka ra në amulli
Që po lejon
Këngëtar e poet
Të vdesin në varfëri.
Vlla poet e këngëtar
Vuajtjen dhe smundjen tënde
Edhe dhimbjen me ty e ndaj
Unë vllau yt nga Ilirida
Të njof që je shkri për atdhe
Ti vlerë kombi je
Për Ty duhet të kujdeset njerzia
Në gjiun tënd të të marrin
Kosovë e Shqipëria

O di që ke mbetë të vuash në vetmi
E di që kjo vetmi të duket robëri
E di që më stë ndihmon askush
Të harruan edhe ata që nuk duhet të harrojnë
Kam frik se Zoti ka me i denu
Nuk harrohet ai
Që në jetë ju ka pru

E kotë është me fjalë të të ngushllojmë
Ti ke nevojë jeten me ta lehtësu
Ke nevoj me të ndihmu
Mos të hash ushqime të mykura
Mos ti hash mollët e prishura
Po e shof o vlla prap të sulmojnë
Të shajnë e ofendojnë
Se ti e flet vetëm drejtësinë 
Ti e ke në zemër lirinë
Ke Kosovë e Shqipërinë
Dhe Zoti për Ty do të marri hak
Je i vetmi o vlla
Ti je unikat

24.03.2014
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: KENNY MALMALI:VLLA TË KAM

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Mar 25, 2014 1:26 am





avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi