Xhafer Leci:VLLASËT DHE E VËRTETA E TYRE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Xhafer Leci:VLLASËT DHE E VËRTETA E TYRE

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Mar 13, 2014 2:22 pm

VLLASËT DHE E VËRTETA E TYRE
Nga xhafer LECI




Nga e djathta: Naser Vllasi, kolonel Xhevat Leci, veterani i arsimit Ahmet R. Leci, xhafer leci, Hajdar H.Leci, tash i ndjerë, Selim Vllasi, magjistër Lulzim Leci dhe Xhavit Hysen Leci, Dardanë ish Kamenicë, Gusht 2011



Shumë herë më ka rënë të lexoj shkrime nga më të ndryshmet dhe thuajse të gjitha në kontekstin negativ, për Azem Vllasin e tjerë.

Nuk dua të flas për historinë e vllasëve, as të mbroj e as të kritikoj vllasët, por dëshiroj të shkruaj vetëm pak, për aq sa kam njohuri për hir të së vërtetës.

Nuk dua të flas për gabimet politike të bëra nga Azem Vllasi, të paktën, disa deklarime qortuese për demonstratat e viteve të 80-a, por edhe gjatë funksioneve të tij politike në ish-Jugosllavi. Sepse ato dihen publikisht, bile është thënë e shkruar edhe më shumë se sa që ka të vërteta. Por nuk është thënë asgjë në kontkestin pozitiv, sepse kishte çka thuhej, e kjo është e papranueshme.

Jam lindur e rritur në Gmicë të Kamenicës, në moshën 21 vjeçare në vitin 1969 kam emigruar, edhe sot jetoj në Gjermani. Jo vetëm unë por as një antarë i familjes time të ngushtë nuk kemi qenë antarë të LKJ, për kundrazi kemi qenë me bindje antikomuniste... As një antar i familjes tonë të ngusht nuk ka qenë i punësuar në kohen e Jugosllavisë Titoiste…

Në vitin 1912, nga forcat serbo çetnike, janë masakruar 12 antarë të familjes Vllasi dhe 3 musafirë, të cilët kishin qenë atëherë në familjen Vllasi. Flitet se për këtë kanë pasuar hakmarrjet kundër vrasëve serbë, por unë nuk e di mirë atë histori dhe nuk dëshiroj të shkruaj. Siç e dimë të gjithë se gjatë suspendimit me dhunë të Autonomisë të Kosovës, nga Beogradi, më 1989,  vllasët nuk ishin më në shërbim të LKJ. Vllasët u burgosen: Azem Vllasi me 14 muaj burg, Selim Vllasi me 10 muaj burg, izolim bashkë me ata qindra ish të burgosur politik dhe intelektualë si Rexhep Ismajli, Anton Kola e shumë të tjerë. Selim Vllasi është njëri nga ata që është maltretuar më së shumti, sa që edhe sot vuan nga pasojat fizike dhe psiqike të maltretimeve më çnjerëzore që ka ushtruar UDB-a dhe policia kriminale serbe, sa që nga 88 kg. peshë kur është liruar nga burgu pas 10 muaj Selimi ka zbritur në peshën 58 kg.

Pas kësaj katrahure Selim Vllasi, si shumë të tjerë, emigron në Gjermani, ku afër 3 muaj shërhohet nëpër spitalet gjemane, por, mjerisht, edhe sot jeton me pasoja dhe shëndet të lig.
 
Edhe Raif Vllasi dhe i biri, Agimi, kanë vuajtë nga dy muaj burg më 1989. Pra, me ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në pushtet vllasët nuk ishin më me ate Jugosllavi serbosllave.

Në luftën e fundit, 1998-99 të UÇK-së, kanë marrë pjesë aktive dhe janë dalluar si luftëtarë të mirë e të guximshëm, vëllazërit Naser dhe Nehru Vllasi. Ndërsa pas luftës, në shkurt të vitit 2001, nga kriminelë serb, me mjete të ftohta thika e tjera, u masakrua babai i Selim, Agim, Naser dhe Nehru, Raif Vllasi, vëllai i Azem Vllasit.

Sipas Adem Demaçit, Azem Vllasi ka qenë këshilltar i tij gjatë luftës. Prandaj, Demaçi i sugjeron qeverisë të Hashim Thaçit që Azem Vllasit t`i njihet statusi i veteranit të UÇK-së.

Kur thash se janë dalluar për guximin e tyre në luftë, po sjell një rast konkret: kur vritet, në Betejën e Koshares më 1999, komandanti Sali Çekaj, i pari Naser Vllasi, i njohur në luftë si „Kobra“ në praninë e breshërive të plumbave, e tërhjek zhagas,kufomën e Saliut nga vendi i vrasjes, e pastaj e ndihmojnë edhe ushtarë të tjerë.

Sot vllasët disa nuk janë fare të angazhuar në subjekte politike, ndërsa Naser Vllasi është antarë i AAK-së, kurse i vëllai Agimi është antar i PDK-së.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi