AGIM GASHI: PËR 8 MARSIN DITËN E NËNËS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI: PËR 8 MARSIN DITËN E NËNËS

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Mar 08, 2014 2:20 pm



AGIM GASHI: PËR 8 MARSIN DITËN E NËNËS



URIME FESTA E NËNËS



Nënë, nënë e lumja nënë!Sa emër i bukur, sa emër fisnik, sa emër i shtrenjët i cili na përcjell në çdo hapë të jetës. Edhe kur ske bukë thua oh nënë, edhe kur ke dhimbje thua of nënë, edhe kur ke çaste të rralla lumturie thua oh nëna ime...! Ky emër dyrrokësh por madhor shkrin akullin e zemrës, shkrin duar të ngrira nga acari i kurbetit dhe na mbush mrekulli e lumturi duke i dhënë shpirt jetës.Nëna, kjo pranverë e zemrës, kjo lule lumturie, është etëri, drita dhe jeta i çdo fëmije, i çdo njeriu, është fjala më e artë e çdo gjuhe të kësaj bote.Kudo që të jesh prania e saj të mbush jete,gjallëri, shpresë e dritë. Nëna na e dha jetën ta jetojmë, na e dha bekimin për jetë të lumtur e pa brenga duke i përballuar edhe çastet e dhëmbjes së jetës në rrotullim. Nënat vuajnë për ne, kanë dhimbje për dhimbjet tona, për fatin tonë...Ajo jeton me frikën për ne, me shpresa të thyera për kurbetçarin, për ata që nuk janë më, për të humburit! Kur je pranë saj dhe kur mbështet koken në gjoksin e saj, kur ia ndien trokitjet e zemrës, thua me vete: ja këto janë trokitjet më të ëmbëla nga dera e zemrës së nënës. Nëna edhe e vdekur mendon për xhevahirët e saj që i lindi e që bashkë me Zotin ua fali jetën.

Nëna, thesar i çdo zemre, gjëja më e ndritur e jetës është edhe pasqyra ku mund ti shohim gabimet tona të jetës, andaj kjo fjalë i është shkruar në shpirtin e çdo fëmiu, në shpirtin e çdo njeriu,fjalë e cila tak-tak troket në zemrat tona duke e pasë gjithnjë strehë të jetës për të na mbrojtë nga rreziqet,fatkeqësitë, nga sëmundjet...Përqafimi i saj është ilaq jete që të mbush lumturi, ti largon brengat e jetës, ta pastron shpirtin nga vuajtjet.
Ah nënë! Sa herë përmend emrin tënd luaj nga vendi sepse emri yt më mbush dashuri për Ty e për atdheun, për miqët dhe Zotin, për jetën!

Një fajlë e vetme e shqiptuar nga goja e nënës dhe një përkdhelje e saj , do ta bënin çdo njeri me krahët hapur dhe gadi për të fluturuar e pushtuar qiellin. Askush në botë nuk ka fuqi ti harron përkdheljet e nënave, buzqeshjet e ëmbla që ta mbushin shpirtin me aromë jete e puhizë dashurie në flladet pranverore.
Nënë! Ti je shpresë e jetës, ti je dritë e shpirtit, ti je bukuri prrallore, ti je ajo që pa trokit hyn e del nga zemra ime. Nënë! Të dua shumë!

URIME TË GJITHA FESTAT!

----------------------------------

AGIM GASHI

UNË ME NËNËN BISEDOJ

O moj nënë e dashur nënë
Më mori malli me folë me Ty,
Kam marr foton tënde nënë 
T’i bëj ca llafe sot me ty. 

Po si të kam o nëna ime,
Me shëndet e me halle tjera?
S’mundem me ardhë me të pa Ty
Pa shkue dimri e me dalë pranvera.

Ja kam frikën o zemra ime 
Këtij dimri që pleqt´ i merr,
Më beso për Ty mendoj
Pa të heqë nga mendja asnjëherë.

Më thanë o nënë se je ftohur
E nga pak po ke zjarmi,
Kur kollitesh nënë n´Kosovë
Atë kollë n´kurbet unë ta ndi!

Këtu në foto ku je Ti
Na rri babi të dyve pranë,
Na shikon i buzëqeshur e me habi 
E rrallë flet me ne moj nënë. 

Uh! Shuej bir mos je n´kllapi?
Babi yt kaherë ka vdekë!
Më ka lënë të mjerën me duar në gji 
Por për mua është në jetë.

II.
Ju atje larg ku gjëmon vendlindja
E keni larë dhe e keni veshë,
Qëndron në varre si kullë nga guri 
Me prindërit e vetë atje është ndeshë.

Ia dhatë lamtumirën
Për t’fundit herë e puthët n´ball´,
Ndersa unë nuk ja pashë fytyrën 
Tani jetoj për te me mall´!

Gjithmonë mendoj se ai s’ka vdekur
Veç ka marrë një rrugë pa kthim,
Dhe do vjen një çast patjeter
Kur të jemi në një takim.

III.
Ah o nënë sa më ka marrë malli
Të rri me ty të heqë mërzi 
Me ti puthë rrudhat e ballit
Me të qitë kafe e me të dhënë qershi.

Me bisedue për kohra t´shkuara
Kur unë isha ende fëmij,
Kur më jepje bukë të elbit
Pjatën mbushur me turshi.

Kur me laje me lule e hitha
Në ditë Shëngjergji për lulëzim,
Kur ma këndoje atë këngë të bukur
„Rritu, rritu biri im“!

E sot kaq larg e kaloj jetën
Me plot halle e me mërzi,
Po pse na ndau nënë e bir
Kurbeti i poshtër dhe i zi!?

Nuk të fajsoj ty nëna ime 
Që sot jetoj me vaj e n´zi,
I mbaj mend ato thërrime 
Kur më jepje me dashuri. 

IV.
Thua se për inati ja bëra vetit 
Sharki e penë nuk më linin rehat 
Sot me dhembje e vaj këndoj 
Në tokë shqiptare kur derdhet gjak.

Këndoja, shkruaja, kritikë trathtarëve, 
Me ndjenjë të pastër e të dlirë,
Me ua qit t´kqijat vrastarëve
T´kërcnonin se s‘u vinte mirë.

Na u kallën ditët o nënë si kashtë 
Kohrat e këqija e me plot gjak,
Po vetëdijësohet populli im i lashtë
Plot siguri pak e nga pak!

V.
Tani ti lëmë nënë këto fjalë 
Pa më trego moj loke si je, 
A ke zjarmi që t’djeg në ballë 
Ah çatinë nënë si e ke. 

Pse po ndalesh e pse s‘më flet?
Sa nënë bujare në foto je 
Porsi lotin tënd të pastër 
Dashurinë nga unë e ke.

Ndal ta puthi atë sy malli 
Që ka nisë me u verbu,
Ndal se jeta keq më kalli 
Pa ty loke s’muj m’u gëzu. 

Ndal t´përqafi me mall t´pa shuar
O moj nënë engjëll m´je ti!
Më mbesin duart të shtanguara 
Kur ju përqafojë në fotografi. 

VI.
Po më ngulfat vaji e trishtimi 
Zemra e shpirti zjarr kanë marrë,
Është larg nëna dhe gëzimi 
Zemra e saj flakë ka marrë . 

Mu shtangën duart e dridhem në vaj 
Sa kohë vajtova më unë nuk di 
Por s’ka ditë që me lot s’e laj
Nënën time n´fotografi!

Agim Gashi
10.11.2010-Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi