ME FAT PAVARESIA O ADEM JASHARI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

ME FAT PAVARESIA O ADEM JASHARI

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Feb 16, 2014 12:31 am

ME FAT PAVARESIA O ADEM JASHARI
nga paultedeschini më 05/03/2008

(Në dhjetë vjetorin e ringjalljes)
Nga Agim Gashi
Adem dhe Hamëz Jashari
U bënë dhjetë vjet nga rënja heroike e Komandantit Legjendar Adem Jasharit. Simbolika e tij sot zë një vend me rëndësi në prizmin e institucioneve shtetërore, bile edhe pse mos të themi se zë njërin ndër vedet më të rëndësishme e më të mëdha në historinë tonë kombëtare. Kosova sot është krenare me heroizmin e madh të familjes së Kryekomandantit Legjendar Adem Jasharit. Sepse, ata u bënë kurban të çështjes madhore kombëtare,qëndruan si burrat jo vetëm ata, por edhe fëmijët e gratë e fisit. Ademi, Hamza e Mixha Shaban me nipa e mbesa mbajtën frontin e luftës me Serbinë tri ditë e tri netë të gjata.

Dihet mirëfilli se familja Jashari nga Prekazi ka hyrë në analet e historisë sonë kombtare. Jasharajt jane krenaria e jone kombëtare. Por është krenari kombëtare kur përmendet emri i familjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit.Gjaku i derdhur i familjes Jasharaj, si dhe i gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, nuk do të harrohet kurrë.
Breza të tërë që vijnë pas nesh do të kenë mundësi të mësojnë për heroizmin e thellë dhe luftën heroikeqë bënë Jasharajt për çlirimin definitiv të Kosovës. Sot,të gjithë ata që ranë në alltarin e lirisë kanë hyrë në historinë tonë kombëtare. Jasharajt janë ata që shkrepën pushkën e parë për lirinë e Kosovës. Andaj Jasharajt janë krenaria e shtetit të Kosovës, dhe si të tillë, ata u takojnë të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata, pa marre parasysh se cilit subjekt politik i takojnë, e që për synim kanë pavarsinë dhe lirinë definitive të Kosovës. Prandaj, sot në dhjetëvjetorin e rënnies së Komandantit legjendar Adem Jashari, kryevepra dhe idealet e Komandantit Legjendar Adem Jasharit ka hyrë në faqet më të ndritshme të historisë sonë më të re. Populli shqiptar i Kosovës e ka obligim të bëjë çdo gjë për familjen Jasharaj, sepse Jasharajt me veprën e tyre shkuan në pavdekësi. Jasharajt luftuan me plot zemër për çlirimin e Kosovës nga thundrra serbe.Emri i tyre sot dëgjohet kudo. Jasharajt nuk jane vetëm, ata sot pranë i kane të gjithë shqiptarët kudo që gjenden, andaj edhe neve këtu. Jasharaj jane krenaria e kombit tonë.

Shabani me gruan Zahiden

Fëmijët e tre vllëzërve
1.Afetja(e vdekur), 2. Hidajetja (e vdekur), 3.Lirija (e vdekur), 4. Shqipja ( e gjallë) 5. Besimi (i vdekur), 6. Kushtrimi (i vdekur), 7.Igballi (i vdekur), 8. mysafir (i gjallë), 9. Marigona ( e gjallë), 10. Fatimja (e vdekur), 11. Igballja ( e vdekur), 12. Besarta (e gjallë), 13. Selvetja (e vdekur), 14. Blerina (e vdekur), 15. Ilirja ( e gjallë), 16. Fazliu ( i gjallë), 17. Valdetja ( e vdekur), 18. Blerimi ( i vdekur)

Murati, Lulzimi, Rifati, Bekimi
Lufta heroike e Jasharajve tetë vjet më parë bëri kthesa të mëdha në historinë e shqiptarëve të Kosovës. U flijuan 22 antarë të familjes për Kosovën e lirë dhe të pavaruar. Komandant Adem Jashari nuk ka vdekur, ai është gjallë. Eshtë gjallë, sepse i vuri themelet e para një Ushtrie Çlirimtare të Kosovës, ndërsa UÇK-ja së bashku me Adem Jasharin dhe popullin shqiptar janë në të gjitha pjesët e Kosovës. Sot të gjithë shqiptarët e Kosovës përkulen para veprës së Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit. Qëllimi dhe ideali i vetëm i Komandanti Legjendar Adem Jasharit ishte Kosova e lirë, demokratike dhe e pa varur dhe që shqiptarët gjithmonë të jenë të bashkuar dhe të gjithë të flasin me një gjuhë të përbashket. Pra, për veprën dhe heroizmin e madh të familjes Jasharaj sot dinë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë. Shqiptarët e Kosovës asnjëherë nuk i lënë vetëm Jasharajt. Në familjen Jasharaj, por edhe në të gjitha familjet shqiptare, dhashtë zoti e të lindin fëmijë si Ademi e Hamza, si xha Shabani e shumë e shumë trima e trimëresha të Kosovës, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Dhjetë vjet më parë, nga forca të egra, ishte sulmuar atëbotë për të satën herë shtëpia e Komandantit tonë Legjendar Adem Jasharit. Atëbotë Shaban Jashari, Adem Jashari, Hamëz Jashari i treguan okupatorit serb se shqiptarët e Kosovës do ta mbrojnë pragun e shtëpisë së tyre deri në fund.
Dhe ja tash, dhjetë vjet më pas, e tërë Kosova e kujton këtë ditë të lavdishme të epopese së UÇK-së, pasi që Jasharajt qendronin në krye të saj. Jasharajt ishin unikë dhe të vendosur se shpejtë do të vijë dita e çlirimit definitiv të Kosovës. Dhe, ajo sot është e lirë dhe e pavarur. Sot, familja Jashari nuk i ka 22 antarët e saj të familjes që ranë për lirinë e Kosovës, por ka atdhedashurinë dhe krenarinë e saj kombëtare për Kosovën shtet të pavarur, sepse, ata dhane bijt e bijat e tyre më të mirë për këtë ditë e mbi të gjitha për Kosovën e pavarur.Jasharajt sot kanë vend nderi në historinë tonë kombëtare. Emri i tyre sot përmendet në tërë botën. Vepra dhe ideali i Jasharajve sot është udherrëfim për të gjithë ata që e duan Republikën e Kosovën dhe lirinë e saj.
Pikrisht dhjetë vjet më parë forcat e okuparorit serb të armatosura deri në dhëmbë e kishin rrethuar shtëpinë e Shaban Jasharit me te vetmin qëllim që ta shfarosnin familjen Jasharaj. Mirëpo djemt e Shabanit: Ademi e Hamza dhe antarët e familjes Jashari nuk e lëshuan dot vatrën e tyre shekullore. Eshtë Adem Jashari që me bijt e bijat më të mira të këtij populli formoi Ushtrine Clirimtare të Kosovës, forcë ushtarake kjo që ia ktheu pushkën okuparorit qindvjeqar serb. Familja Jashari sakrifikoi gjithçka për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Kjo familje i dha 22 anëtarë për këtë tokë të shenjtë që tashmë është e lirë dhe mëton nga realizimi i plotë i pavarsisë së Kosovës. Sot familja Jashari është krenari e kombit shqiptar dhe e Republikës së Kosovës. Sot Jasharajt janë emër që dëgjohet e rrespektohet gjithëkund, aty ku flitet e punohet shqip. Prekazi legjendar dhe Kosova e lirë sot mburren me heroizmin e thellë që tregoi familja Jashari në luftën kundër okupatorit serb që gjithmonë ishte e sigurt se një ditë të afërme do të vijë liria e jonë e shumëpritur. Familja Jashari nuk është asnjëherë vetëm. Atë e vizitojnë sot shqiptarët anë e kënd botës. Jasharajt janë kapitull në vete në historinë tonë më të re. Jasharajt rrespsektohen kudo dhe rrespektohen kurdo. Ata janë prap aty, ne Prekaz. Aty ku filloi pushka e pare për lirinë e Kosovës. Aty ku Adem Jashari shkrepi plumbat e parë për pavarsine dhe lirinë e Kosovës. Sot në Prekazin legjendar, në Prekazin e mbuluar me kurora lulesh në dheun e lirë të Kosovës Republikë, Trupi i pa jetë i Komandantit Legjendar Adem Jasharit prehet i qetë së bashku me trupin e pajetë të babait të tij Shabanit, vëllait Hamzës, fëmijve të tij, të shoqës, të kusherinjëve, të mbesave e nipave. Mirpo Jasharajt nuk janë vetëm. Ata kanë për rreth të gjithë shqiptarët e Kosovës. Ata janë gjallë. Pavarësia ua ndriti Nurin.

Gruaja e Hamzës me fëmijë

Zarifja-gruaja e Rifatit

Fëmijët e Hamzës: Besimi,Fatimja,
Blerina

Vajzat e Hamzës: Fatimja dhe Blerina
O PRITE ADEM JASHARIN, PRITE
(Pjesë nga poema “Me grykë pushke këndon Kosova”)
Agim Gashi
Ooo-hooo-hej-heeeej!
Prite Adem Jasharin o heeeeeeeeeeeeej!
Qyqavicës o n`ato male,
Zbret ushtria çlirimtare
Zbret ushtria e fortë si guri,
Djem Kosove zemër burri.
A e dini ju bij t`krajlicës
Se kjo ashtë tokë e Drenicës,
Midis jetës e midis vdekjes
K`tu flet vorri i Azem Bejtës.
E-hej,
N`Drenicë trima lind prapë Shqipnia
Kamer Losha, Ahmet Delia
Lindin trimat te grykë e pushkës
Që m`i ngjajnë Shaban Polluzhës.
Lind shqiponja me krah prej zajrri
Me dy djem Shaban Jashari,
Me dy djem mbesa e nipa
Që m`i dalin hasmit në gryka.
Çohen trimat e Prekazit
Me ja u rujt shtëpive pragun,
Kosov´s f´tyrën me ja zbardh
Edhe botë me i qu´ fjalë.
Për liri e për atdhe
Gjakun trimat derdhin rrke,
Po n`këtë luftë kush asht ma i pari
Kryetrimi Adem Jashari.
Se kush ashtë o ai zog shqiptari
Trim mbi trimat Adem Jashari
Kush u ngjit o n`majë t`Qyqavicës
Adem Jashari djalë i Drenicës.
Kush po i shkel o malet e borës
Adem Jashari burrë i Kosovës
Kush ja shtiu o tmerrin Shkinisë
Adem Jashari trim i Shqipnisë.
N`hije t`lisit te Kroni i Akullit
Hije i paska o pushka krahut
Hije i paska plisi mbi sy
Tuj ba luftë o për Shqipni.
Kush po i bien o në mal lahutës
Adem burri me krisma t`pushkës,
Kush ja u qarti bjalozav` ballin
Adem trimi me Hamzë Jasharin.
Oo-hoo-u
Lum Kosova e lum Shqipnia
Me ksi djem o me shumë bija,
Që kur thrret o zani Atdheut
Marrin forcën e Skënderbeut.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi