RREZART KALAJA:PROJEKTLIGJI PËR XHIHADISTËT KTHIM I IMAZHIT PËR KOSOVËN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

RREZART KALAJA:PROJEKTLIGJI PËR XHIHADISTËT KTHIM I IMAZHIT PËR KOSOVËN

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Feb 06, 2014 10:28 pm

PROJEKTLIGJI PËR XHIHADISTËT KTHIM I IMAZHIT PËR KOSOVËN 



Nga RREZART KALAJA
 
Sipas mediave ndryshme  ma në fund  Qeveria e Kosovës e ka miratuar projekt-ligjin, me anë te  të cilit u ndalohet qytetarëve të Kosovës që të përfshihen në konfliktet e armatosura jashtë territorit të shtetit. 

Të mashtruarit  e Fuad Ramiqit kryeterroristit,   spiunit   dhe bashkëpunëtorit të Beogradit po i vjen fundi me ushtaret e  rekrutuar për    vrasje  dhe terror në Siri !

Hollësitë e këtij projekt-ligji pritet të sqarohen edhe ma vonë, po  si primare  ishte se  ai që bien  në këto  vepra kriminale    me karakter antikombëtar, do të përballët me    burg deri në 15 vjet  gjë që    edhe   arena ndërkombëtare , do ta pret   si lajm pozitiv! -Nuk ka kurrfarë logjike të    përbaltet    interesi  dhe vlerat e Kosovës drejt një   integrimi  dhe  stabilizimi në     rrafshin kombëtar për   interesa e  xhihadisteve    të mashtruar nga   mësuesit e tyre në Beograd  e gjetiu. Pjesëmarrja e tyre  deri me tash  në asnjë  mënyrë nuk u dëshmua humanitar  apo përmes shtetit të Kosovës Dëshmohet se  të gjithë kanë shkuar  për vjedhje  ,  vrasje , plaçkitje  dhe   përfitime  personale. Kosova në  rrafshin politik ishte mjaft në thumbin  e  kritikes   evropiane dhe  botërore   për këtë fenomen të shëmtuar. 

Ky projekt ligj po qe te  analizohet  mirë   duhet të jenë të përfshirë edhe ata  qe  i nxiten dhe ju shpërlanë trutë     duke i   stërvitur  të  bëhen terrorist  të pa dëshiruar për  popullin shqiptar , për kulturën e tij dhe për ardhmërinë  e tij . Ky projektligj    qe nga   orët e aprovimit  dha rezultatet   e  me njëhershme. 

 Dy  kriminel   ranë në duart e   policisë   dhe    siç duket     me fillimin e këtij ligji  se shpejti nen pranga do të gjenden edhe   udhëheqësit e këtyre bandave  terroriste     siç janë  Shefqet Krasniqi ,Fuad Ramiqi,  me grupin e tyre   si bashkëpunëtor të Beogradit , Moskës , Stambollit dhe të Athines. 

Inteligjenca kosovare në disa dokumente ka analizuar figurën e Fuad Ramiqit. Ajo pretendon se Ramiqi është i rekrutuar i Kundërzbulimit ushtarak serb (KOS) dhe se edhe sot vazhdon të punojë në interes të organizatave që trashëguan punët e KOS-it, por tash me agjendë të re. Aty ngrihen dyshime për rolin e tij në FARK dhe në momentin e vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi në Tiranë.
Ushtarak i suksesshëm dhe agjent i Kundërzbulimit serb (KOS), por politikan deri tash i dështuar. Kështu e përshkruan inteligjenca kosovare Fuad Ramiqin, një person kontrovers, ish-zyrtar i së paku dy partive, kandidat i pavarur, dhe tash lobues i vijës ekstreme të të drejtave të myslimanëve në Kosovë, si dhe fytyra e partisë së dytë islamike në vend, partisë LISBA. Prandaj po shihet se  dita me dite po bie  reputacioni i ushtrisë  se  Fuad Ramiqit dhe Shefqet Krasniqit. Po këndellen   vet organet e shtetit të Kosovës ,  klasa politike , populli dhe    vet Kosova për tu çliruar nga këto mbeturina     me prejardhje  nga shëtit serbo-islamiko-ruse , me një porosi ta     vënë në  qendër të vëmendjes   vdekjen e kombit shqiptar.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi