SHABAN CAKOLLI:DIALOG HUMORISTIK-ME NJË POET,RRapsod dhe Mik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

SHABAN CAKOLLI:DIALOG HUMORISTIK-ME NJË POET,RRapsod dhe Mik

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Feb 03, 2014 5:57 pm

   

SHABAN CAKOLLI:DIALOG HUMORISTIK-ME NJË POET,RRapsod dhe Mik


DIALOG ME AGIM GASHIN
(Nga një takim kulturor)


Unë:Po,si je o Agim djali?


Agimi:Mirë jam vet,po smë le ,qetë Hajdari!

Unë:Me kanë mirë,si thonë Hajdar
Bënja rrafsh,lëshoje në livadh

Agimi:S´ban me e lëshue ,ate në livadh
Se e ka sherrin e madh

Unë:Agim Gashi,për ju mikrofoni
Agimi:Erdha,Shaban moderatori

Unë:Qofsh me shëndet,mirë se ke ardhë

Po,si shkohet në front pa armë?

Agimi:Për këtë punë,mos mbajë ves
Se e bajë koburen në brez

Unë:Para masës,je në binë

Pak,koburja,si armë e imë

Agimi:Thash,mos më ftuat për poezinë

Shkova pra,të marr sharkinë

Unë:Shko e merre,kthehu si rreze

Kam ndëgjue,i ke dy teze

Agimi:Shaban burri,ule zanin
Sa për teze,mos e mbreh dhëmbin

Unë:Ndoshta fjalët,të u duken të rënda

Sdi a i ke,por kështu thotë kënga

Agimi:Tash pusho,e mbetsh me shëndet
Këngën tezeve,ua këndoj vet

DY TEZET E MIA
(Teksti dhe muzika:Agim Gashi)


Po Flasin nji ditë
Nja dy teze t´mija:
-A ke ni moj moter,
Do t´na kthejnë te shpia?

-Shuj Hajri qyqe
Po ia kthen Hata,
Gjermoni me shkinin
Kanë llafe t´gata.

Cka tha Petersoni
Ti nuk paske ni,
Nuk i la shqiptarët
Jo as n´Rumani.

-Veç me ba moj bijë
Me na kthy n´Kosovë,
Naj prishin lezetin
Që kem ´ n´diasporë.

Këqyri njiherë Hajmat
Me djel t´bardhë e t´zi,
Turli afrikani-
Kurd e turqeli.

Gjithë natën burrat
Raki tuj pi,
Gjithë ditën në gjumë-
Gratë sallamadi.

Tuj hangër turli mishi
Tuj hanger rrush e molla,
Gu m´gu po rrimë
Me Hausmajstora.

Tani bash me ba
N´Kosovë me na kthy´
Qysh m´i hjek hellonkat
E m´u vesh n´dimi.

E n´Kosovë nuk kemi
Turli Afrikani
Tuj nejt burrat n´shpi
Tybe bahet nami.

Shuj Hato, shuj,
M´shtine me t´ba be,
Kam m´i thane Hajdarit
Letra falls me ble.

Me I pagu të shtrejta
Le t´pagun me mija,
Veç le të shkrujnë :
Na kanë rreh milicija.

Se vallahi Hato,
Ma mirë me prit´ kjametin,
Se me na kthy´ n´Kosovë
E m´e prish lezetin.

-Qitma Hajri ´i kafe
Se i bahet qare,
Edhe n´Gjermani azili
P´u blejke me pare.

Avokat Nellesit
Ja jep nja dhetë mij,
Pashaport t´Gjermanit-
Ke me shti në gji.

Nuk kthehna n´Kosovë
Me kunata n´i shpi,
Ma mirë asht moj motër
Me dekë n´Ghjermani.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: SHABAN CAKOLLI:DIALOG HUMORISTIK-ME NJË POET,RRapsod dhe Mik

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Feb 03, 2014 6:10 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi