AGIM GASHI:DY TEZET E MIA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:DY TEZET E MIA

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jan 13, 2014 11:52 pm


AGIM GASHI:DY TEZET E MIA

Po Flasin nji ditë
Nja dy teze t´mija:
-A ke ni moj moter,
Do t´na kthejnë te shpia?

-Shuj Hajri qyqe
Po ia kthen Hata,
Gjermoni me shkinin
Kanë llafe t´gata.

Cka tha Bratisllava
Ti nuk paske ni,
Nuk i la shqiptarët
Jo as n´Rumani.

-Veç me ba moj bijë
Me na kthy n´Kosovë,
Naj prishin lezetin
Që kem´ n´diasporë.

Këqyri njiherë Hajmat
Me djel t´bardhë e t´zi,
Turli afrikani-
Kurd e turqeli.

Gjithë natën burrat
Raki tuj pi,
Gjithë ditën në gjumë-
Gratë sallamadi.

Tuj hangër turli mishi
Tuj hanger rrush e molla,
Gu e m´gu po rrimë
Me Hausmajstora.

Tani bash me ba
N´Kosovë me na kthy´
Qysh m´i hjek hellonkat
E m´u vesh n´dimi.

E n´Kosovë nuk kemi
Turli Afrikani
Tuj nejt burrat n´shpi
Tybe bahet nami.

Shuj Hato, shuj,
M´shtine me t´ba be,
Kam m´i thane Hajdarit
Letra falls me ble.

Me i pagu të shtrejta
Le t´pagun me mija,
Veç le të shkrujnë :
Na kanë rreh milicija.

Se vallahi Hato moter,
Ma mirë me prit´ kjametin,
Se me na kthy´ n´Kosovë
E m´e prish lezetin.

-Qitma Hajri ´i kafe
Se i bahet qare,
Edhe n´Gjermani azili
P´u blejke me pare.

Avokat Nellesit
Ja jep nja dhetë mij,
Pasaport t´Gjermanit-
Ke me shti në gji.

Nuk kthehna n´Kosovë
Me kunata n´i shpi,
Ma mirë asht moj motër
Me dekë n´Ghjermani.

Shkruar më 1992


PAK FJALË PËR HUMORIN DHE SATIRËN 

Humori dhe satira, janë gjini letrare të cilat zënë një vend mjaft të rëndësishëm, jo vetëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave, por njëkohësisht luan rolin e përqeshjeve dhe ''thumbimin'' e dukurive negative, tek persona të ndryshëm. 
Duke parë se dhe tek ne si popull, ashtu si popujt e tjerë, nuk jemi të kursyer nga vetitë e këqija, në veset dhe sjelljet tona, i hyrë një pune mjaft të rëndësishme, që edhe nepërmjet muzikës, (pra këngëve humoristike dhe parodive të ndryshme), të kontribuojë sadopak në ''pickimin'' e atyre veseve që na rëndojnë. Muzika shqiptare, si ajo popullore, ashtu dhe ajo folklorike, është mjaft e pasur me këtë zhanër të këngëve në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. 
Ky zhanër, është edhe mjaft i vjetër ku me anë të lojrave si ajo e filxhanave, kapuçave, gurapeshit etj, ku pala fituese ka pasur të drejtën t'i përqeshë me anë të këngëve humoristike, palën humbëse. Pastaj janë të njohura edhe këngët e kanagjeqeve (kryesisht në Kosovë), mësitëve apo shkuesëve, këngët e përqeshjeve të martesave të pleqëve me vasha të reja, e shumë e shumë dukuri të tjera negative.
Në Shqipëri me vite të tëra, përtërihen grupe të parodistëve, që me paraqitjen e tyre kudo që gjenden, bëjnë që njerëzit të harrojnë hallet për momentin dhe të përjetojnë të qeshurën. Prandaj dhe unë si këngëtar dhe rapsod, duke parë se këto këngë akoma zënë vend tek ne, u përkushtova dhe realizova një album që tek simpatizantët e mi, u prit me përzemërsi. 
Ndërsa poeti dhe gazetari Faruk Tasholli, në shenjë respekti për albumin në fjalë bëri një shkrim humoristik në revistën ''Zëri'', më 23 tetor 1998. Me këtë rast vlen të permendet, qe ndihmë shumë të madhe në realizimin e këtij albumi, më ka ofruar Faruk Tasholli I cili me shkrimin e shumë teksteve tëksteve të ndryshme.
Na mbetet që në të ardhëmen, të merremi më thellsisht me studimin e këngës humoristike në trevat e ndryshme shqiptare.

13.01.2014
Duren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi