AGIM GASHI:KËNGË E T´VARFËRIT N´FAKË T´JANARIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:KËNGË E T´VARFËRIT N´FAKË T´JANARIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jan 12, 2014 8:36 pm



AGIM GASHI:KËNGË E T´VARFËRIT N´FAKË T´JANARIT

Shkoi kjo jetë tuj e shtri dorën
Buk as uj barkun se ngina, 
Tanë një jetë tuj ëndërru dëshira,
Fluturuan, asnjë se mbrrina.

Pastaj kerkova një dashuri
Në vetmi nuk qohet jeta,
Isha mashtrue o unë i shkreti
Paska vdekë n´botë e vërteta.

Tash me fatin jam pajtue
E kur më merr malli për dashuri, 
Shumë ngadal ja hjeku veshen
E dalldisi t´shkretën sharki.

Ia marrim këngës n´kupë të qiellit
-Lshoje zërin dashuria ime, 
Këndojmë për nënën dhe atdheun
Që na rriten me shumë mundime.

I këndojmë atyre varreve 
Dhe Janarit mujit t´parë, 
Njerzit më t´mirë që na i mori
E përsri me i ngritë e ngjall.

Flak po digjet kjo zemra ime
Flakë dhe telat në sharki, 
Po i këndojmë Flakës t´Janarit
Trimave t´shkrim për liri.

Sa herë vinë janaret tona,
Kjo varfëri vjen tuj u shtue, 
Me varfëri e me lypsar
Janaret smundemi me i nderue.

12.01.2014
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi