AGIM GASHI:MOS NA I BINI ÇETNIKT TE DERA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:MOS NA I BINI ÇETNIKT TE DERA

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jan 09, 2014 9:03 pm




AGIM GASHI:MOS NA I BINI ÇETNIKT TE DERA

(Nënave protestuese)

 

Me foto n´gji e shumë kujtime

Dalin nënat n´rrugë të atdheut,

I kërkojnë fëmij´t e tyre,

-Nxirrni të dashurit tanë prej dheut.

 

Se në Rashkë ku janë varrosë

N´dhe të huej, atë gjuhë se dinë,

Nxjerrni ma se na mbyti malli

Nxjerrni ore pash perëndinë.

 

Dalin nënat Gjakovare

Prin Mimoza e prin Nusretja,

Me na sjell çetnik n´Gjakovë

Nuk do të jemi më vetëvetja.

 

Jemi nëna shqipëtare

Mos na bini çetnik te dera,

Se nga dhimbjet i harruem stinët

Se dim dimrin as kur del pranvera.

 

Po jetojmë me ferr prej mallit

Vranë fëmijë, pleq e nuse t´reja,

Na i vran prindërit, na i dhunuan motrat,

Qe pesmbdhjetvjet na ka humbë hareja.

 

Qajmë e qajmë, na ka marr malli,

Që i vranë ata djem të ri,

Pesqind veta, gra e burra,

Me nji vorr na i kan shti.

 

Qajnë nënat e qajnë motrat,

Qan Kosova e mbar atdheu,

Pesmbdhjetvjet spo teret loti

Qull nga gjaku na ka mbetë dheu.

 

Mos na bini çetnik te dera

I ka humbë vlera durimit,

Ju na i sillni o qeveritar

Kriminelët te vendi i krimit.

 

Ata na i vranë shpresat tona

Ua kan hapë varret n´Serbi,

E pa ba kurrnjiherë krime

Veç, për atdhe sdeshën robëri.

 

Vajza, djal e nuse t´reja,

Na i kan pre e na i kan gri,

Pa na i sjell kufomat tona

Për Kosovë sdo t´ketë liri.

 

 

09.01.14

Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi