VIZITA E DOÇ E ILIR DOÇIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

VIZITA E DOÇ E ILIR DOÇIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Dec 28, 2013 10:36 pm

VIZITA E DOÇ e ILIR DOÇIT





Agim Gashi:VIZITA E DOÇËVE, MREKULLIA E FUNDVITIT



Sot, më 28.12.13,gjumi më doli më vonë se herave tjera. Në fakt isha zgjuar njëherë për marrjen e ilaçeve, por vazhdova gjumin sepse kohët e fundit shëndeti po shkon duke u rrënuar gradualisht. Të hënen, më 30.12.2013 festoj njëvjetorin e ditëlindjes sime të dytë. Ditëlindje kjo e dyta sepse piktrisht këtë ditë kreva transplantimin e mëlqisë sime, dhe edhe njëherë me ndihmën e donatorit të panjohur dhe Ekipit të mjekëve në KU në Aachen, unë Agim Gashi u rilinda. Derisa mendjen e kam në ditën e 30 dhjetorit sepse dëshira ime është të shkoj në Klinikën e Aacheni ku do ti qarrosja mjekët e personelin mjeksor, por fuqia ime se mbërrin me këtë pension që e kam tani. Sdi si do të jetë dita e hënë për mua.
Posa mora ilaqet tjera dhe qita kafen e parë, ra zilja e telefonit. Pash se thirrte Iliri Doçi e cili edhe ky kishte disa ditë që nuk mu kishte lajmëruar. Jam mësuar me Ilirin unë . Posa ti them urdhëro, ai ja nis:-O ku je poeti shqiptar, poeti e rapsodi i dheimbjes e i mërgimit etj.etj. Pasi kryeti „ceremonitë“ e zakonshme më tha:
-Vishu e rregullohu se Doç Doçi posa ska mbërri nga Italia për në vizitë te ti.
-Ju dhashtë Zoti shëndet e dritë o Ilir burri. Ejani e mirëse vini o vlla. 
U gëzova shumë.Doçin e njefsha virtualisht, dhe si njëri më kishte mbetë në zemër, ndërsa me Ilir Doçin njifesha pothuajse mbi 20 vite. Iliri më ka ndejt gati në situatat më të rënda të jetës sime.


Pra, ishte ngrit Doç Doçi nga Italia ku jeton, i kishte hypë veturës si Muja ëtyre herave atit pullali, dhe kishte marr rugën për të më vizituar.Po kjo ishte një nder e shkuar nderit që mund ti bëj një mikut-mikut. Ai kishte shkue në Aachen, e merr Ilirin, kusheririn e tij, dhe sa hap e mbyll sytë erdhen te unë. Hynen brenda dhe përqafimet vllëzërore ishin të parat që na takuan shqiptarisht. Filluan bisedat e njëpasnjëshme, dhe pasi pim nga disa çaja u ngritëm për të shkue në drekë në qytetin e Aachenit. Iliri ishte kujdes që të na bënte nderë në restaurantin më të njohur në këtë qytet të vjetër dhe universitar gjerman.
E ndjeja veten si mbret. Si mbret sepse pas ardhjes edhe të Shkëlqim Tushës, ekipa jonë u plotsue dhe zurëm vendet në restorantin, emrin e të cilit e harrova. 
Si mos të ndjehesh mbret kur neve, katër vllëzërve mërgimtar, na shoqronte pa nda edhe gazi, qeshja dhe hareja. Hëngrëm me shumë shije, ngadal duke biseduar për shumë tema e pa i lënë anash heqajet e ndryshme të cilat i tregonim me ëndje. Ndejëm deri në orët e vona të kësaj mbrëmje në lokalet e Aachenit. Aty nga ora 17.30 minuta, mua më sollen në banesën time për ti bërë shoqëri vetmisë sime të përditshme. Unë dhe vetmia jemi të pa ndar.
Falenderoj vllëzërisht Doç Doçin, Ilir Doçin dhe Shkëlqim Tushën për knaqësinë e dhuruar në ditën e sotme. Zoti ua shpërbleftë o miqët e mi të mrekullueshëm e rrofshi sa gurët e Shkëlzenit që shkëlqyet sot si gurët e diamantëve.
Në fund miqëve të mi ua dhurova nga një libër të Sabit Rrustemit „Mos e lësho sharkinë prej dore“, gjë që edhe aty shfrytzova rastin ta falenderoj mikun Sabit dhe ekipën e tij për botimin e këtij libri.

Ju falemnderit e i kalofshit ashtu si doni Ju këto festa të Vitit të Ri 2014. Qofshi me bekimin e Zotit!

I Juaji Agim Gashi!


28.12.2013
Düren












avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi