Agim Gashi:TUBIMI VJETOR I SHOQATES SË PËLLUMBAXHIVE „KRAHBARDHI FZ“

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi:TUBIMI VJETOR I SHOQATES SË PËLLUMBAXHIVE „KRAHBARDHI FZ“

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Dec 22, 2013 3:36 pm

Düren-Mariaweiler
20.12.2013
 
Shkruan: Agim Gashi
 
TUBIMI VJETOR I SHOQATES  SË PËLLUMBAXHIVE „KRAHBARDHI FZ“
 
Në një ambient vllëzëror dhe me një sallë tejet të mrekullueshme, nën mbikqyrjen e Nderim Mehmetit dhe Agron Hasanit-kryetar, e nën drejtimin e Agim Gashit, u mbajt tubimi vjetor i shoqates së pllumbaxhive „Krahbardhi FZ“ me seli në Düren të Gjermanisë.
Kjo shoqatë u formua para një viti ku në gjirin e saj tubon pëllumbagji nga mbar Kosova por edhe Gjermania. Pothuajse të gjithë pëllumbat jan të sjellur nga Kosova dhe viset tona etnike, të cilët fluturojnë paqësisht në qiellin e Evropës. Derisa shtetet tjera bëjnë akrobacione me avione bombarduese, shqiptarët këtë e bëjnë me pllumbat e tyre të sjellur nga atdheu që bashkë me pëllumbat ta ken frymarrjen e atdheun sa më pranë. Këto fjalë i tha Agim Gashi kur iu dha fjala nga Kryetari i Shoqates Agron Hasni. Agimi pos tjerash tha se, derisa ne bëjmë fluturime paqeje me pllumbat tanë, dergojmë mesazhe dashurie në mbar Botën, mu kjo Evropë po i shpërblen kasapët ndërsa ne shqiptarëve si gjithmonë po na injorojnë, denojnë e coptojnë.
 
Pas këtyre fjalëve përshëndetëse, filloi pjesa më kulminante e cila me anë të mirënjohjeve e kupave të fituara, fliste për sukseset e arritura në garat njëvjeçare në vende të ndryshme të Gjermanisë. Pëllumbat shqiptar kudo kishin zënë vende meritore.
Fillojmë me radhë për të pare se cilët ishin ata që me pëllumbat e tyre qan hapsirat e Evropës dhe shtetit mikpritës të Gjermanisë.
 
Mirënjohje fituan këta persona:
 
1,.Agron Hasani, me një pëllmb-dynek i cili u ngjit në lartësnë 50 m.
2,-Enis Spahiu, me një pëllmb-dynek i cili u ngjit në lartësinë 55 m.
3.-Zaim Osmani, me një pëllumb-dynek i cili u ngjit dhe kreu rrotullime paqeje në lartësitë pre 85 m.
4.-Përparim Mehmeti, me 5 pëllumba-dynek të cilët akrobacionet e tyre i kryen në 106 m. lartësi qiellore.
 
Ndersa KUPA fituan këta persona:
 
1.-Nderim Mehmeti-Vendi i tretë, me pëllumbin-dynek i cili mahniti të pranishmit në garat e sivjetme në lartësi prej117 m.
2.-Xhevat Gajtani-Vendi i dytë, me pëllumbin-dynek i cili pëllumb shpërndau dashuri njerzore me rrotullimet e tij,nga lartësie prej 130 m.
3.-Nderim Mehmeti-Vendi i pare ose si u quajt këtu KAMPION I VITIT 2013-të, i cili nga 143 m. lartësi u tregoi botës se shqiptarët jan popull paqsor.
 
Një kup iu nda edhe qymezit më të mirë për vitin 2013 me 7 pllumba në liber.Kupen e fitoi Nderim Mehmeti! 
 
Shoqata “KRAHBARDHI FZ” mban mardhënje edhe me shoqata të ndryshme simotra në Gjermani. Për aktivitete të mrekullueshme, kjo Shoqatë shpërblen dy Shoqata simotra me nga një KUP.
 
1.-Shoqaten “Dyneku i artë”  ku KUPA iu dorzue Imri Podvoricës-Kampion në Shoqaten e tij, dhe
2.-Shoqaten “Sali Parka”, ku KUPA iu dorzue Ali Sinanit-Kampion në Shoqaten e tij.
 
Dhe në fund të programit, rapsodi Agim Gashi argëtoi me disa këngë të pranishmit. Kënga e pëllumbave natyrisht se u prit më së miri dhe me ovacione pas çdo strofe. 
Darka me mish qengji në helli, mish pule,sallata e speca djegs, pije të bollshme e me biseda vllëzërore ishte më meritorja për këta njerz të cilët me djersen e tyre fitojnë kafshaten e bukës e duke i dhënë shembull shtetit mikpritës se edhe ne shqiptarët jemi evropian të mrekullueshëm.
 
 
22.12.2013
Düren

Kupat

 
Kupat
 
Të pranishmit
 
Libri i aktiviteteve


 
Agim Gashi duke mbajt fjalen e rastit dhe duke shpërnda shpërblimet


 
Agron Hasani pranon mirënjohje


 
Enis Spahiu pranon mirënjohje


 
Zaim Osmani-mirënjohje

 
Përparim Mehmeti-mirënjohje

 
Nderim Mehmeti-Kupë-vendi i tretë

 
Xhevat Gajtani-Kupë-vendi i dytë

 
Nderim Mehmeti-Kupë-vendi i parë



Nderim Mehmeti-Kupë-Shtëpia më e mbajtur e pëllumbave.

 
Përfaqsuesi i Shoqates "Dyneku i artë"- Imri Podvorica

 
Përfaqsuesi i Shoqates "Sali Parka"- Ali Sinani

 
Nga fituesit

 
Nga fituesit

 
Nga fituesit

 
Nga fituesit

 
Nga fituesit


 
Nga fituesit

   

Nga fituesit
 
Agim Gashi me Kupen e Nderim Mehmetit


 
Nga fituesit
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:TUBIMI VJETOR I SHOQATES SË PËLLUMBAXHIVE „KRAHBARDHI FZ“

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Dec 22, 2013 9:41 pm


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi