POEZI NGA LIBRI I SABIT RRUSTEMIT "Mos e lësho sharkinë prej dore"-Musa Jupolli e Mentor Thaqi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

POEZI NGA LIBRI I SABIT RRUSTEMIT "Mos e lësho sharkinë prej dore"-Musa Jupolli e Mentor Thaqi

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Nov 07, 2013 10:40 pm

POEZI NGA LIBRI I SABIT RRUSTEMIT "Mos e lësho sharkinë prej dore"-Musa Jupolli e Mentor Thaqi

 
 

Mentor Thaqi
 
 
MentorThaqi
 
ÇOU AGIM, MERRE LAHUTEN!
 
Trup,tërthorë i ramë Shqipnisë,
zemrat mal plot zjarr e prush,
mu në zemër të Malsisë,
Shkodres sonë, n´përçafim, n´gushë!
 
Alpinistë,me u ngjitë nuk jemë,
por, Alpinistin në ballë e kem,
dy dekada Kampion, jo s´huçi,
Legjendari,Xhaxhi Gëzim Uruçi!
 
Çou Agim, merre Lahuten,
jemi vëllëzër, shkuar miq,
se,pasha Besën e pasha Buken,
s´e ndalë Shkodra kangen, hiç!
 
Ngremë dolli me dhjetë raki,
gjithësecila, e ëmbël, e sertë!
Axha Gëzim, përballë na rri,
na ofron Botën e Blertë!
 
E t´ja krisem muhabetit,
në Shkoder Loce, përballë Rozafës,
sa n´Tarabosh e sa n´breg t´Detit,
gjër sa i shkundëm terrin, natës!
 
Dedë Xho Lul e Oso Kukë,
Bushatlinjë, Balshë, Grudë e Hot,
Hasan Riza, gjashtë javë pa bukë,
s´e l´shon Shkodren, n´atë Tarabosh!
 
Thonë,Shqipnia, krejt top-tanë,
mend i pat, gjashtëqind dërham,
Shkodra vetëm, i pat treqind,
për nga mendja, Shqipnisë i prinë!
 
Dhe,u kënaqëm, ne vëllëzër gjaku,
trup-tërthorë,ju ramë legjendav,
miq të e mirë në ballë Oxhaku,
tuj iu bë karshillëk Bedenav!
 
Shkodra me margaritarë e perla,
si Gjergj Fishta e Vaçe Zela,
çindra e mijëra, të rinjë e pleq,
vetëm n´Shkoder mund ti gjejsh!
 
Në daç Lab, Shkodran, Dardan,
në një Dhomë, gjeta Shqipninë,
Histori,Art, Letra me namë,
në Muzeun e Xhaxhit Gëzim!
 
Gjeta Boten me folklor,
gjeta token dhe nëntoken,
kuq e zi, por dhe kolor,
n´ballë Shqipninë, atë Nënëloken!
 
Mbi të gjitha, gjetëm Nderin,
Nderë shkodrani, nderë shqiptari,
bujarinë si k´tyne herit,
si na e la trashëgim i pari!
 
Po po, gjeta e çfarë nuk gjeta?!
Vlera Arti e Vlera t´Kombit.
Gëzim Uruçi, heu tu ngjatë jeta!
Mik i mirë, n’ shërbim t’ Popullit!
 
 
NJA DY FJALË ZEMRE VËLLAUT
 
I thanë: Gjergj Elez ...,
Hero i Zemërbardhësisë,
unë po i thëm Eshkëndezës,
i Këngës së Lirisë!
 
Sinonim ka Emrin,
eMurmurimë ka zërin,
dheBujtinë ka Zemrën,
strehon Atdheun, të tërin!
 
Lum ai që e njohu,
lum si ne që e kem’,
sa zemrat i ngrohu,
me Këngën-Mehlem!
 
Përkrah Anton Çettës,
i hoq frikën Jetës,
pas President Rugovës,
Ushtar,Artist i Kosovës!
 
Se, dhimbja çanë gurin,
brenë dhe dru e hekur,
por, JO, Agim Burrin!
Lodhja, s´e ka prekur!
 
Dhe, gjenë kohë, Kolosi,
nga shtrati, shkruan,
ne, malli na sosi ,
AI, me Këngë e shuan!
 
E, si mos ta duam?!
E kem’ shpirt e xhan.
Gjithmonë, mendje-zgjuar,
Këngë e tij na mban!
 
Ulpianë e bukur Antike,
e Dardanisë së Lashtë!
Familje sublime, heroike,
paske pasur  ti  Gashtë!
 
 
Musa Jupolli
 
 
 
Musa Jupolli
 
Zë SHQIPËRIE
 
Në tingujt e sharkisë melodi
Në zërin tënd këngë
Melodia dhe zëri yt
Ngjyrat e Atdheut
Lule n' kopshtin e parajsës
 
Thuarja e vargjeve
Proza jonë kombëtare
Shikimin lart nga dritë e Diellit
Dorën në sharki
Me zemër në Shqipëri
Ai më tha mua vetë
Unë kam një dashuri
Dhe është e vetmja
E quhet SHQIPËRI
 
Eu Agim Gashi
Burrë nahije
Zëri yt lindi
Mbet
Mbetet
ZË SHQIPËRIE!
 
 
 
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi