KENNY MALMALI:AGIM GASHIT DISA VARGJE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

KENNY MALMALI:AGIM GASHIT DISA VARGJE

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Nov 05, 2013 11:15 pm


 
KENNY MALMALI:AGIM GASHIT DISA VARGJE

 
 
Në shumë faqe e gazeta
Me mud të madh sa shumë kerkova,

Ty o vlla me zemër t´shpirtit
Këta rreshta unë ti shkrova. 

Kah lexoja ato shkrimet tua
Plot me lot më mbusheshin sytë, 
Sa shumë here shkije e shqiptar 
Paskan dashtë ty me të mbytë.

E kur ndëgjoj kënget e tua
Malli e shpirti me lot në sy, 
Nga t´gjitha visit tona shqiptare
Me rrespekt të nderojnë Ty.

Kur ke lind në fshat të Akllapit
Bashkë me ty një yll ka linde, 
Se ti je atdhetar i madh,
Shumë shqiptar ne jemi bind.

Qysh në bankat e shkolls fillore
Ja ke nis me i këndu atdheut,
Asaj robrie e vuajtjeve tona
Edhe vorreve që i mblon dheu.

I këndove vuajtjes e urisë
Varfërisë edhe mjerimit,
I këndove nënave tona
I këndove edhe mërgimit.

Gjithë këndove e gjithë të ndoqen
Nuk të lenin as qetësi,
Të arrestonin e torturonin
Me vite ndeje në burg të zi.

Ta burgosen edhe nënën
Babain, motra e vllazni,
Por stë ndalen në vrullin tënd
Për atdhe e për liri.

Ah bre vlla tash ka po shkruej
Më beso sa shumë po qaj,
Çka të ban ty bandat çetnike
Aq ma shumë disa tradhëtar.

Të kërcnonin e të shanin
Donin ty me të likuidu,
Bash si serbet edhe shqiptarët
Mos e lasht Zoti pa i marru.

Qe sa vite në gurbet
Je përball me shumë halle, 
Dhe çdo gjë që pate n´jetë
Ti atdheut ia fale.

Ia fale e hallall ia bane
Porse ty të mbetën borgj, 
Njerz t´atdheut që moren shtetin,
Të poshtronin do karaxhoz.

Deshten me ta vra babain,
Ta plagosen rënd t´voglin vlla,
E ksi veprimi që i bëjmë tjetrit
Përveq te ne se askund ska.

........................................

Unë e di që po vjen dhjetori
Një ditëlindje tash e ke,
Do ta mbushësh rrafsh një vit
Të kësaj jete të re.

E pastaj të vjen janari
Ninelin tend me e përkujtue, 
Të shkoj jeta në kërkim
Në varrin e tij me u takue.

Smundjet vlla të kan sulme
Më së keqi kanceri i zi, 
Por fitues dole n´betejë
Si do të dalësh përsëri.

Dhe varfërija ta kaploj jetën
Se çdo gjë që ke fitu, 
Me gjithë zemër në ditë të vshtira
Ti atdheut ja ke dhuru.

Sot atdheu të la n´vetmi
Nuk ta qoj kush asnji fjal,
Nuk mendojnë për njerz t´atdheut
Kan harru që dikund je gjall.

Poerse unë o vlla i dashur
Shumë të du e të nderoj, 
E këtij atdheut tonë
E lus ty të bëjnë të parë.

Të deroj t´fala nga zemra
Në ty le të hiqet frika, 
Se e ke nji vlla të gjakut
Që kujdeset nga Amerika.

Të më jetosh edhe shumë vite
Në zemër t´popullit ti ke hy, 
Të na jesh edhe shëndosh
Se atdheu ka nevoj për Ty.


USA-Nëntor!

Poet
Me shpirtë të BARDHË 
"Agim Gashi"
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: KENNY MALMALI:AGIM GASHIT DISA VARGJE

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Nov 05, 2013 11:22 pm

 Të falemnderit vlla i dashur Kenny!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi