Agim Gashi-POEZI PËRKUSHTIMORE NGA ALBINA IDRIZI DHE ALFRED SUSAJ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi-POEZI PËRKUSHTIMORE NGA ALBINA IDRIZI DHE ALFRED SUSAJ

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Oct 25, 2013 11:34 am

Agim Gashi-POEZI PËRKUSHTIMORE NGA ALBINA IDRIZI DHE ALFRED SUSAJ

 
 
 
 
 
 
 
Albina Idrizi
 
MËRGIMTARIT
 
Nuk dija se një ditë
Në ty do dëgjoja
Ngashërimin e degës
Që trungut iu përthye
Pastaj,i gdhendur
Së ngrëni dhimbjen e vet
Qan mallin
Këndon dashurinë
Për trollin ku rrënjët i ke
Me vargje zemre
E tinguj qiftelie.
 
 
Alfred Susaj
 
PËR AGIMIN
 
Zoti ju dhashtë shëndet bre v'lla,
Larg nga plagët e trishtimi,
Fjalë e zemër janë kalà,
Mposhte pra çdo lloj dëshprimi!
 
Rrug'te botës na forcojnë,
Në t'përposhta e në t'përpjeta,
Armët trimat s'i dorëzojnë,
Nder e fjalë më shumë se jeta.
 
Ke me vete fjalë e liri,
Ke me vete shtëpi e atdhe,
Ke të ndershmen shqiptari,
Që për ta je diell pa ré...
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi