Fillon seanca e jashtëzakonshme për PTK-në-Shtyhet seanca

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fillon seanca e jashtëzakonshme për PTK-në-Shtyhet seanca

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 03, 2013 1:05 pm

Shtyhet seanca


(E plotësuar) - Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme për privatizimin e PTK-së, nuk ka mundur të formojë komisionin hetimor, pasi që në sallë nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e pozitës. Seanca është shtyrë.
Fillon seanca e jashtëzakonshme për PTK-në
LDK-ja, si propozuese e krijimit të komisionit për hetimin e privatizimit të PTK-së, ka propozuar që këtë komision ta udhëheq deputeti i pavarur Muhamet Mustafa.
Edhe deputiti i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha se ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga qeveria e Republikës së Kosovës se kush është kjo kompani prej nga do ti marrë paratë, si do të investoj përmes këtij fondi investues sepse edhe ata e kanë pranuar që është fond investues dhe nuk është kompani , çfarë mbështetje juridike do të ketë, çfarë rroli do ta ketë telekomi britanik, çfarë rroli do ta ketë telekomi i Britanisë që u paraqit kohë e fundit si njëri prej bashkëpjesëmarrësve në këtë proces të privatizimit , e kështu me radhë . Këto janë pyetjet të cilat domosdoshmërisht ti jepen komisionit hetimorë.
Në seancë prezent janë 59 deputet, prej tyre 40 deputetë nënshkrues.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se, neni 77 i Kushtetues, pika 2 shkruan: Kuvendi me kërkesën e 1/3 të tij cakton komisione për një çështje të veçantë duke përfshirë edhe çështjet hetimore.

Neni 4 i ligjit, pika 3, në rastet kur kërkesa për themelimet e komisioneve parashtrohet nga 1/3 e deputetë, kuvendi detyrimisht formon komisionin në çështjet e kërkuara.
Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës: krijimi i një komisioni hetimor Parlamentar për çështjen e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.
Seanca mbahet me kërkesën e Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës të mbështetur edhe nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe deputet të tjerë.
Mbahet seanca e jashtëzakonshme për PTK-në
Kuvendi i Kosovës mbanë seancë të jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës do të jetë krijimi i një komisioni hetimor Parlamentar për çështjen e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Kjo seancë mbahet me kërkesën e Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës të mbështetur edhe nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe deputet të tjerë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se seanca do të mbahet sot dhe do të publikohen emrat e 40 deputetëve nënshkrues dhe do të zgjidhet edhe kryetari i komisionit dhe 11 anëtarë që secili grup ta ketë përfaqësuesin e tij.
Sipas Beqirit, Qeveria e Kosovës së bashku me kompaninë “AXOS – kapital”, që po merren me shitjen e PTK-së, duhet të heqin dorë nga ky aktivitet derisa komisioni ta përfundoj punën e tij gjashtë mujore.
Kurse, shefi i Grupit Parlamentare të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se janë të gatshëm të hetojnë çdo proces, përfshirë edhe privatizimin e PTK-së, ani pse nuk e mohon se privatizimi i kësaj kompanie po shkon drejt dështimit, transmeton televizioni publik.

”Por ajo që po ndodh unë jam skeptik që mund të vazhdojë më tutje, dhe ky po proces po shihet qartë se po shkon drejt dështimit pa fajin tonë. Dëmet do të jenë jashtëzakonisht të mëdha për ekonominë e Kosovës dhe dikush duhet ta merr këtë përgjegjësi”, ka thënë ai.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fillon seanca e jashtëzakonshme për PTK-në-Shtyhet seanca

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 03, 2013 1:07 pm

 Prishtinë, 3 tetor – Ka dështuar formimi i Komisionit për hetimin e parlamentar të privatizimit të 75 për qind të PTK-së, një çështje që s’ka gjetur zgjidhje tash e disa muaj. Deputetët e opozitës, me kërkesën e 40 nënshkruesve, u mblodhën sot në një seancë të jashtëzakonshme për të formuar një komision hetimor parlamentar rreth privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Kërkesa ishte e deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së, të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të disa deputetëve të tjerë. 

Në seancën e sotshme munguan të gjithë deputetët e pozitës si dhe përfaqësuesit e Qeverisë. Ishin vetëm 57 deputetë të opozitës.

Sipas kërkesës, Kuvendi duhej të formonte komisionin 11 anëtarësh, në të cilin do të ishin të përfshirë anëtarë nga të gjitha grupet parlamentare. 

Në fillim të mbledhjes kryekuvendari Jakup Krasniqi sqaroi detyrimet kushtetuese e ligjore që e detyrojnë atë dhe Kuvendin që të shtrojë në rend të ditës dhe të marrë vendime për çështje në bazë të kërkesave të numrit të caktuar deputetësh, në këtë rast të një të tretës së përbërjes së parlamentit. Kërkesa e 40 deputetëve nënshkrues, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Rregullores së Kuvendit, e obligon Kryesinë që të thërrasë seancën e kërkuar të jashtëzakonshme. 

Pastaj përfaqësues të grupeve të pranishme parlamentare arsyetuan motivet pse kanë shtruar kërkesën dhe propozuan anëtarin nga radhët e tyre për Komisionin hetimor. Të gjithë u pajtuan që kryetar të jetë Muhamet Mustafa, tash deputet i pavarur, i cili e pranoi rolin. Por, mungonin deputetët e pozitës që të propozonin kandidatët e tyre, që e bënte të pamundur krijimin e Komisionit me kompetenca të ligjshme për të hetuar çështjen – privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së. 

Kryekuvendari e përfundoi mbledhjen me paralajmërimin që plotësimi i Komisionit mbetej për mbledhjen e ardhshme.    
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi