“Sot komuna, nesër Kosova”, LDK-ja hapë fushatën (Video)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

“Sot komuna, nesër Kosova”, LDK-ja hapë fushatën (Video)

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 03, 2013 12:46 pm

“Sot komuna, nesër Kosova”, LDK-ja hapë fushatën (Video)




Fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të tre nëntorit e ka hapur e para Lidhja Demokratike e Kosovës, në orët e vona të mesantës.
Në një konferencë për medie kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa njëherësh edhe kandidat për kryetarë të Prishtinës, tha se, Lidhja Demokratike e Kosovës hyn në këtë fushatë më bashkuar dhe më e fortë se kurrë, me besimin e plotë për fitoren e madhe.
“Lidhja Demokratike e Kosovës hyn në këtë fushatë pas punës së madhe gjatë procesit të reformave, me një LDK të profilizuar, plot të rinj e të reja, që së bashku janë garanci e fitores së LDK-së”, u shpreh ai.
Mustafa tha se motoja e fushatës është : “Sot komuna, nesër Kosova”, e cila shpreh bindjen e thellë për fitoren e LDK-së në këto dhe në zgjedhjet nacionale.
“Ne duhet të fitojmë në komunat e Kosovës, për të hedhur hapin e parë drejt fitores së demokracisë në vend, e cila do të shënohet me fitoren në zgjedhjet e nacionale. Ne duhet të fitojmë në komuna së pari, për të nisur rrugën për t’ia kthyer dinjitetit qytetarëve të Kosovës”, potencoi ai.
Mustafa u shpreh se LDK-ja duhet të fitoj më 3 nëntor, për të hapur rrugë për ta luftuar korrupsionin që po shkatërron institucionet dhe krimin që po e rrezikojnë shtetin.
“Lidhja Demokratike e Kosovë do të jetë fituese e zgjedhjeve në shumicën e komunave në Kosovë, sepse LDK-ja ka kandidatët më të mirë për kryetarë komunash, njerëz të ndershëm e punëtorë, sepse LDK-ja ka listat më të mira për kandidatë për asamble të komunave, me njerëz të nderuar në mjedisin ku jetojnë”, u shpreh ai.
Më tutje kryetari Mustafa tha se LDK-ja është partia që përfaqëson të gjitha shtresat në Kosovës, partia që do të mbrojë të drejtat dhe interesat e të gjitha shtresave.
“Ju ftoj që të punoni shumë në ditë që kemi përpara, që ditën e zgjedhjeve të jemi së bashku, të votojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë e traditës dhe të së ardhmes së Kosovës”, përfundoi ai. bs

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: “Sot komuna, nesër Kosova”, LDK-ja hapë fushatën (Video)

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 03, 2013 12:52 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi