BIK: Shwartz - udhëheqës në vallen e tjetërkujt!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

BIK: Shwartz - udhëheqës në vallen e tjetërkujt!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 14, 2013 5:34 pm

BIK: Shwartz - udhëheqës në vallen e tjetërkujt!


(Reagim ndaj të pavërtetave të Stephan Shwartz-it ndaj BIK-së të botuara në gazetën
E përditshmja "Koha Ditore", e datës 8 shtator 2013, botoi intervistën më Stephan Shwartzin, i cili, në emër gjoja të një studiuesi, flet për Islamin, duke u sjellë vërdallë nëpër botë për të sjellë edhe më shumë huti tek lexuesit dhe për t'u shitur si gjoja njohës i mirë i tij, për të dalë aty ku e ka qëllimin kryesor dhe ashtu siç është marrë vesh me ata që mendojnë si ai në Prishtinë, tek sulmet kundër BIK-së dhe lidershipit të saj.
Ç'është e vërteta, Bashkësia Islame e Kosovës, lidershipi i saj, e posaçërisht Myftiu Tërnava, prej kohësh janë përballur me një fushatë denigruese, të bazuar në shpifje, trillime, akuza e spekulime nga më të ndryshmet, nga një grup i vogël i individëve në BIK, të cilët janë munduar të pengojnë mbarëvajtjen dhe funksionimin normal të BIK-së.
Me gjithë dëshirën e mirë të forumeve të BIK-së që kjo situatë të tejkalohet, një gjë e tillë rezultoi e pamundur, sepse egoja që ka verbuar dyshen Hamiti-Behrami me kompani dhe nuk lënë shteg që të arrihet ndonjë zgjidhje brenda institucioneve të BIK-së, deri në mbledhjen e fundit të Kuvendit, ku me votë plebishitare iu dha rrugë ngërçit në BIK. Për këtë arsye, dyshja e lartpërmendur, të pakënaqur që nuk u realizuan skenarët e tyre, u turrën në mënyrë të orkestruar në disa media e portale me një fushatë tërësisht denigruese ndaj BIK-së në përgjithësi, e Myftiut në veçantit, krejt kjo në funksion të ambicieve dhe interesave të tyre.
E meqë kjo nuk u mjaftoi, sepse nuk ju doli pazari ashtu siç kishin shpresuar, këta zotërinj e angazhuan dhe kërkuan ndihmë(!) nga Stephan Shwartzi, që edhe ai t'u bashkohej në këtë valle të pandershme; që edhe ai t'ua qetë një argat, sepse, sipas mendimit të tyre, kjo do të pinte ujë dhe do të merrej më seriozisht, për tri arsye: E para,se ky na qenka një studiues i Islamit, e dyta se është drejtues i një farë instituti dhe e treta se është qytetar nga SHBA. Por, që të tri këto motive nuk u ndihmojnë, sepse Shwartzi, sikur që është dëshmuar katërçipërisht edhe në intervistën në "Koha ditore", nuk është njohës i Islamit dhe as i doktrinës së tij, instituti i tij nuk njihet për ndonjë reputacion dhe se në ShBA - në vendin e demokracisë, të ligjit e të kodit moral, qytetarët e aq më pakë studiuesit, nuk merren me shpifje, intriga e thashetheme. Në ShBA njerëzit nuk flasin me gojën e tyre e me mendje të tjetër kujt!
Kështu që akuzat, shpifjet dhe sajesat e ngritura e të gatuar në Prishtinë nga Hamiti e Behrami, sa do që tani opinionit kosovar e shqipfolës mundohet t'ia servirë me shumë dredhi, Stephan Shwartzi, ato ashiqare merren vesh se në brendësi të tyre janë shumë qëllimkëqija dhe plotë helm.
Prandaj, në mënyrë që opinioni publik të mos bjerë pre e këtyre, për hir të korrektësisë me besimtarët tanë dhe për hir të së vërtetës dhe informimit të drejtë të tyre, dhe për t'iu përgjigjur edhe Shwartzit pa renë në nivelin e tij, jemi të detyruar që të dalim me këto sqarime:
- Ndonëse prej kohësh BIK-së dhe udhëheqësit e saj janë cilësuar me lloj-lloj termash të paqena, ne nuk i kemi kushtuar rëndësi dhe as vëmendje, sepse të gjitha ato i konsiderojmë si të paqena, sepse të tilla janë. Ne bëjmë atë që është detyrë e jona dhe kjo është mbrojtja në mënyrë të vazhdueshme e krenarisë së popullit tonë, ruajtja e vlerave islame dhe institucioneve tona. Islami, aty ku mbështetemi ne, është besim i dialogut, dhe jo besim i tejhuajësimit. Islami është besim i tolerancës, dhe jo besim i poshtërimit. Cilësimet e tilla u qofshin për nder atyre që i shpikin dhe i përdorin ato!
- Nëse të arriturat tona në fushën e arsimimit, mënyrën e organizimit, në fushën e tolerancës, mirëkuptimit, respektit dhe marrëdhënieve tona me si vëllezërit tonë të besimeve të tjera, në gjetjen e gjuhës së përbashkët për ruajtjen e vlerave që mundësojnë paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin e harmoninë me të gjithë njerëzit pa dallim feje, race e etnie që jetojnë në Kosovë, - janë ekstremizëm, atëherë ne edhe jemi ekstremistë. Nëse këto suksese tona e pengojnë dikë dhe dikush si puna e Shwartzit dhe mendimtarët si ai, kanë alergji për këto virtyte të popullit tonë dhe dëshirojnë të na shohin të përçarë e duke urryer njëri-tjetrin, atëherë duhet t'u themi këtyre qëllimkëqijve se jo ne, po asnjë shqiptarë nuk do t'ua ofrojë këtë kënaqësi. Nëse marrëdhëniet, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ynë i ndërsjellë me xhematët tona, me besimtarët tanë, me institucionet tona vendore dhe ato ndërkombëtare, e pengojnë dikë, ky nuk është faji ynë.
- Atyre që mendojnë se ne jemi afruar me LISBA, u themi se ne jemi afruar me këtë parti aq sa jemi larguar me partitë e tjera. Të gjitha partitë që në anëtarësinë e tyre kanë besimtarë tonë, atëherë edhe BIK-së është e gjithë këtyre partive dhe që të gjitha këto për BIK-së janë të barabarta. Të gjitha ato parti që kanë anëtarë tanë janë tonat. Ne nuk bëjmë dallime. Ne nuk jemi të varur nga asnjë parti, ne varemi vetëm nga feja jonë, nga tradita jonë, nga vlerat tona dhe nga vatani ynë.
Myftiu është i zgjedhur nga myslimanët tanë, ai është prijës shpirtëror i tyre, prandaj dhe ai e ka obligim dhe duhet të sillet mirë dhe të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë besimtarët e tij, me popullin e tij pa përjashtim dhe pa bërë asnjë ndarje a dallim. LISBA është paraqitur si formacion politik dhe si e tillë le të sprovoj vetën në atë fushë, kurse Bashkësia Islame është përgjegjëse për organizmin dhe mbarëvajtjen e jetës fetare në vend. Politikat e Bashkësisë Islame të Kosovës i bënë vetë Bashkësia Islame e Kosovës, larg nga çdo lloj partie.
- Për sa i përket ndërrimit të Kushtetutës së BIK-së, për të cilën ca individë po bëjnë zhurmë, u themi se kjo punë është kompetencë vetëm e Kuvendit të BIK-së, e Kuvendi është organi më i lartë i BIK-së. Prandaj Kuvendi vetëm se ka zbatuar një të drejtë të tij kushtuese.
Që nga koha kur BIK-së është pavarësuar nga ish-Rijaseti dhe këndej, ky është ndryshimi i dytë, i shkruar më seriozitet dhe me përgjegjësi maksimale. Teksti i kësaj kushtetute është vënë në diskutim në të gjitha nivelet e BIK-së. Secilit brenda BIK-së i është dhënë mundësia ta shoh atë, e edhe z. Hamitit. Kuvendarët tanë e kanë kuptuar me shumë seriozitet këtë punë dhe kanë diskutuar e kanë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre dhe kanë qenë serioz dhe të përgjegjshëm në lidhje me miratimin e këtij dokumenti kaq me rëndësi për jetën islame në Kosovë.
Ndryshimet për këtë Kushtetutë kanë filluar që në vitin 2010, dhe jo siç pandeheni dashakqinjët se kjo qenka ndryshuar vetëm tash së voni. Janë pikërisht këta individë që kanë stopuar punën e Kuvendit të BIK-së. Mbase ka individë që dëshirojnë që BIK-së ta shohin pa kushtetutë, pa ligje, pa norma e rregulla, ta shohin të degraduar e në anarki, por jo, edhe kjo dëshirë nuk mund t'u plotësohet.
- Z. Hamitin nga pozita e kryetarit të Kuvendit nuk e ka shkarkuar Myftiu dhe as Kryesia e BIK-së, sepse kjo nuk është e drejtë e tyre, por e kanë shkarkuar në mënyrë të drejtë dhe ligjore, po thuajse në mënyrë unanime, delegatët e Kuvendit. Ata delegatë që e kanë zgjedhuar, ata edhe e kanë shkarkuar. Pikërisht të njëjtit ata. Ata e kanë marrë këtë vendim dhe e kanë parë të arsyeshme të veprojnë kështu për shkak të veprimeve të z. Hamitit. Lidhur me këtë, do t'ia shtrojmë një pyetje z. Shwartzit dhe atyre që mendojnë si ai: A diskutohen dikund tjetër, kudoqoftë, vendimet e instancave më të larta fetare? Sa për dijeni, bashkësitë fetare nuk funksionojnë sipas modelit të partive politike dhe as sipas modelit të OJQ-ve.
- Për sa i takon akuzës se gjoja Kryesia e BIK-së dhe Myftiu i Kosovës, paskëshin larguar nga puna disa profesorë në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë më 2010, e vërteta është se asnjë nga ata profesorë që Hamiti-Shwartzi i qajnë me lot krokodili nuk kanë pasur marrëdhënie të rregullt pune në FSI. Madje që të gjithë ata, kanë qenë të angazhuar, që d.m.th. se me kalimin e kontratës njëvjeçare u është ndërprerë edhe angazhimi në fakultet. E pse ata kanë qenë për disa vite të angazhuar dhe jo të rregullt në FSI, kjo është çështje tjetër me vete dhe kjo ka ndodhur pikërisht për shkak të politikës së ish-udhëheqjes së FSI-së për 18 vjet, të cilët nuk kanë pranuar mësimdhënës të rregullt, nuk kanë avancuar kuadrot e FSI-së, por i kanë mbajtur varur, për t'i shantazhuar më lehtë dhe për t'i përdorur për qëllimet e veta karrieriste z Hamiti si ish-sekretar i FSI-së. Z. Hamiti i ka keqpërdorur djallëzisht ata profesorë për të kaluar nga pozita e sekretarit në atë të dekanit të FSI-së, pa respektuar asnjë procedurë. Pra fajtor dhe përgjegjës për këtë është pikërisht z. Hamiti. Kjo mund të vërtetohet kurdo dhe nga kush do. Kurse vetë z. Hamiti nuk u bë dekan sepse për këtë pozitë nuk e zgjodhi KMSH-ja, nuk e zgjodhi askush. Pozita e dekanit nuk është pronë e askujt, atë askush nuk mund të ta lere në trashëgim, as me "miras" dhe as me "sened".
- Z Shwartzi e ka ngatërruar konceptin e urrejtjes dhe kritikës, prandaj në shkrimet e tij më shumë ka urrejtje se sa kritik, kritika serioze dhe objektive është e mirëpritur dhe, do të thoshim e domosdoshme, që të rregullohen gjërat. Kurse urrejtja është e gjykuar për secilin. Prijësit fetar në çdo vend përfaqësojnë vlerat shpirtërore të komunitetit të tyre, ata kudo janë të respektuar e të nderuar. Ata janë përfaqësues tëbesimtarëve të tyre. Prandaj niveli i ulët i gjuhës që ka përdorur z. Shwartzi ndaj Myftiut, ka fyer rëndë dhe ka irrituar institucionet kushtuese të BIK-së, njerëzit e fesë dhe besimtarët në përgjithësi. Të gjitha këto fyerje i qofshin për nder z. Shwartzit!
- Shwartzi thotë se nuk e urren Myftiun. Nuk e urren, sepse nuk ka asnjë arsye që ta bëjë këtë. Por Shwartzi edhe këtu e ka me hile. Sepse ai e sulmon Myftiun dhe e akuzon pa asnjë bazë dhe me llafet e dyshes Hamiti-Behrami, për gjoja plagjiaturë. Këta shpifës që hiqen si studiues, duhet ta kenë të qartë se në përgjithësi në shkencë ka disa gjera të cilat janë të standardizuara, janë definicione, dhe si të tilla janë aq të njohura dhe aksiomatike, sa që kur përdorën nuk kanë nevojë për referime, dhe sidomos në fushën e akaidit. Kur për z. Shwartzin dhe tandemin Hamiti-Behrami themi: "Fali o Zot, se nuk e dinë se çka po bëjnë!", nuk ka nevojë t'i referohemi librave të shenjtë.
- S'ka dyshim se Shwartzi ka synime keqdashëse me qellim të futjes së përçarjes ndërmjet myslimanëve shqiptarë në Kosovë dhe të myslimanëve me të tjerët. Sepse ai manipulon me shprehje e terme të trilluara që fare nuk i njeh shkenca, si p.sh. "islami shqiptar", e kjo është sikur të thuash se çdo nacionalitet ka nga një islam të vetin, ose, thënë ndryshe, kemi "islam arab", "islam turk" etj., ose, si të thuash, kemi "Krishterizëm polakë", ose "krishterizëm italian", "brazilian" etj. Sikundër që përdorë termat "islami modern", "islami tradicional", "mysliman hanefi" etj. Kjo tregon sa pseudoshkencëtar e qëllimkeq është Shwartzi dhe sa sharlatan është ai në njohjen e Islamit.
- Shigjetat helmuese të Shwartzit nuk ndalen vetëm me kaq. Ai duke dashur të fut përçarje dhe urrejtje ndërfetare tek shqiptarët manipulon në mënyrë tinëzare madje edhe me figurat tona kombëtare, si me Shotë Galicën, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin e Faik Konicën, të cilët i quan njerëz të fesë! Shwartzi pra nuk e njeh as Islamin dhe as historinë e shqiptarëve, ose, thënë më saktë, që të dyja këto mundohet t'i përdorë në dëm të shqiptarëve.
- Shwartzi vetëm në një gjë është i sinqertë dhe e tregon qëllimin e tij. Sado që tinëzarë që është, këtu ai shplohet, e kallëzon fytyrën e vërtetë dhe tregon se argat i kujt është dhe përse e bënë gjithë këtë fesat. Atëherë kur bënë thirrje për largimin e Myftiut në mënyrë arbitrare dhe me thirrje revolucionare si metoda të sistemit të cilit i ka takuar (mbase ka nostalgji edhe sot) z. Shwartzi. Vaj halli për Bashkësinë Islame të Kosovës nëse fatin e saj e qanë dikush si puna e Shwartzit.
- Bashkësia Islame e Kosovës, Myftiu dhe të gjitha forumet e saj, janë të hapur për çdo studiues serioz, objektiv e të paanshëm, si dhe të gatshëm t'ua vejnë në dispozicion gjithçka që u nevojitet atyre për të njohur të kaluarën dhe të tashmen e këtij institucioni.
- Puna, angazhimet dhe veprimtaria e BIK-së dhe punonjësve të saj, që nga imami në fshatin më të thellë e deri tek Myftiu, janë punë publike, të hapura dhe transparente dhe të mirënjohura për të gjitha ata që duan t'i shohin, t'i vlerësojë e t'i njohin.


KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BIK: Shwartz - udhëheqës në vallen e tjetërkujt!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 14, 2013 5:40 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi