AGIM GASHI:NJË KUJTIM PËR KËNGËTARIN FEIM JUPA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:NJË KUJTIM PËR KËNGËTARIN FEIM JUPA

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Sep 10, 2013 12:53 pm





AGIM GASHI:NJË KUJTIM PËR KËNGËTARIN FEIM JUPA



Eh, eh....
I vetmuar në dhomën time dhe në shoqëri me marimangat që kan lëshuar rrjetat në qoshet e banesës sime, i dëgjoj këto këngë që dikur me mikun tim këngëtar, tani e sa vite i ndjerë Feim  Jupen i këndonim me aq mall e dashuri sa nata na u bënte një minut.
Isha në burg. Burgosja ime ndërpreu këngën shumëvjeçare që këndoja në RTP por edhe me grupin "Shpella e Gadimës" që e përbënim vllëzërit Feim e Agim Jupa, Adem Tasholli, unë dhe klarinetisti e gitaristi që i ndërronim e një nga ata ishte edhe Abedin Delia nga Ferizaji. Ishim një shoqëri me një miqësi që spërsëritet kurr më. Kishte shije çdo gjë, kënga, mahia, rakia, mezeja dhe dasmat.

Gjatë kohës sa qëndrova në burg, Feimi çdo muaj më dergonte nga një boks cigare.Isha mësuar ti kem atro cigare sepse ishte privilegj të pije cigare Marlboro. Ato i ndanim me miqët dhe i ndiznim vetëm pas bukës duke folë për Feimin, mikun tim që smë hrroi edhe sa isha i burgosur. Shpesh më binte ndërmend fjala e
Sami Frashërit që thoshte se "Para kafeneve ke shumë miq, ndersa para burgut e spitali shumë pak". Ndër të paktit ishte Feim Jupa i Gadimës.
Por, disa ditë pa e shijue lirinë më erdhi lajmi i kobshëm:Ka vdekë Fim Jupa!
O Zot çfarë dhimbje ndjeva në shpirtin tim, smundem ta përshkruaj asnjëherë. U shue një këngëtar, një sportist, një baba, një mik i shtrenjët që dinte shumë gjëra të veprimtarisë sime por i mbajti në shpirtin e tij. Ai dinte ta ruante mikun, dinte ta nderonte shoqërinë. Vdekja e hershme ia ndali këngën që e këndonte me dashuri, unë humba duetin tim, mikun dhe atdhetarin me të cilin kënduam qindra koncerte, dasma e ahengje. Kënga jonë qante malet e trondiste armiqët ndersa Gadimja krenohej me bijt e saj.
Për fat të keq njerzit hrrojnë shpejt.Kerkova një foto të Feimit, askund smund e gjeta. Mu duk disi sikur po i bëjmë një tradhëti Feimit si mi, si vlla, si prind e si këngëtar.
Ai nuk ka me vdekë asnjëherë në kujtimet e mia.
Miku im Faruk Tasholli ma shkruajti tekstin për Feimin ndersa unë e realizova këngën diku në vitin 1994. As Faruku nuk e harroi e bile shumëherë i këndonim sëbashku këngët që i këndoja me Feim Jupen, atë këngëtar të rrallë.



FARUK TASHOLLI

 KANGE PER FEIM JUPEN

E kujtoj sot Feim Jupen, atë kangëtar të rrall,
Pa atë za si gurgullima kanga ka shumë mall,
Ka mall kanga ka mall dasma, ka mall çdo gazmend,
Sepse vdekja e rrëmbeu, shumë të ri pa rend.
Le e rritë n´Gadime në rranzë të Murturit
I jepte gjak jetës, ujë i nxirrte gurit
Me atë kangë të dashtun kangën popullore,
Në gazmende zemrat flakë naj digjte prore.

Kur këndonte kangë trimnije, bahej si kreshnik
Do të tjera arshikishte, arshik mbi arshik
N´Karadak e n´Kaçanik, dej ku buron Drini,
Si bie shiu n´pikë të verës, Za nxirrte Feimi.
Ia merrte kangës sikur vërshon lumi
Borën sipër malit e zgjonte nga gjumi,
Borën sipër malit, shelqet plot pikllim
Se këndonte bukur kangë të vendit tim.

E kujtoj sot Feim Jupen, atë kangëtar plot jetë
Midis nesh kur zen vend kanga diçka shprazt ka mbetë,
Se nder vorre te do lisa gjumin e ka nisë
N´gryk të zemrës ja preu vdekja kangën e lirisë.
Ai ja merrte kangës sikur vërshon lumi
Borën sipër malit e zgjonte nga gjumi,
Borën sipër malit, shelqet plot pikllim
Se këndonte bukur kangë të vendit tim


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Sep 13, 2013 6:25 pm, edituar 2 herë gjithsej
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI:NJË KUJTIM PËR KËNGËTARIN FEIM JUPA

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Sep 10, 2013 1:09 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI:NJË KUJTIM PËR KËNGËTARIN FEIM JUPA

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 14, 2013 11:36 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI:NJË KUJTIM PËR KËNGËTARIN FEIM JUPA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi