AGIM GASHI:NJË PËRSHKRIM I SHKURTËR I KËNGËS “PREJ NJI SHPATI TI LSHOVA SYTË”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:NJË PËRSHKRIM I SHKURTËR I KËNGËS “PREJ NJI SHPATI TI LSHOVA SYTË”

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Sep 10, 2013 11:55 am




AGIM GASHI:NJË PËRSHKRIM I SHKURTËR I KËNGËS “PREJ NJI SHPATI TI LSHOVA SYTË”


Kënga me motive të dashurisë "Prej nji shpati ti lshova sytë" është një ndër këngët më të fuqishme të dashurisë së pastër shqiptare. Këngëtari për ta shprehur dashurinë e fuqishme që kishte për të bukurën e shpatit tjetër, i thotë se edhe nga ajo largësi e madhe, nga dashuria që ia ka përvëlue shpirtin, ia shef edhe rruzat në qafen e saj që ia zbukurojnë atë fyt. Mua po më duket se të dashuruarit e tillë ia shofin edhe ujin kah i shkon në bark asaj bukuroshe se lene më rruzat që ia hijeshojnë fytin.
Kënga në fjalë, si shumë këngë tjera shqiptare këndohet në shumë motorizime të ndryshme, mvarsisht nga viset tona shqiptare. Dosido shqiptari di të dashuron shqip.
Ja e shifni këtë pehrri bukurije. Kjo i zbukuron edhe malet, fushat e qiellit shqiptar i ep një pamje magjike ku patjeter vlon dashuria e pastër e dy të dashuruarve.
Të lumtë ata që dashurojnë.Të dashuruarit e donë botën, njerzimin dhe jetën. 
Të mjerë janë ata që urrejnë. Nga ata krymbet dynjaja!


PREJ NJI SHPATI TI LSHOVA SYTË

Prej nji shpati o ti lshova sytë,
Kur ti pash o rruzat nër fyt.

Kur ti pash o rruzat nër fyt,
Krejt prej mendjes ora jam habit.

Krejt prej mendjes ora jam habit,
Kam que doren o allti me qit.

Kur e nxora alltin prej rrethit,
Mu mbush mendja oro me i ra vetit.

Mu mush mendja o veten me mytë,
Djal i dades o mos u habit.

Djal i dades o mos u habit,
Smut jam kan o qe pes javë ditë.

Smut jam kanë oro që pes javë,
Nuk je ardhë o daden me pa.

Me pas ardhë djalo tej te ara, 
Atëherë dada të kish dal para.

10.09.2013
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi