AGIM GASHI:ENGJËLLORJA E MIRËSISË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:ENGJËLLORJA E MIRËSISË

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Aug 13, 2013 10:01 am

ENGJËLLORJA E MIRËSISË
 

AGIM GASHI:ENGJËLLORJA E MIRËSISË
(Kushtuar Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff-it e cila më ktheu në jetë)
Një yll dritë në ballin tënd
Sytë e tu i mbush shkëlqim.
I afrohesh dhimbjes heshtur,
Jetë dhuron edhe gëzim.

Ti je engjëll në shpirt e zemër,
Ti je paqe, je mirësi,
Të gjitha jetët që shpëton,
Urime të japin pa kufi.

Si ta harroj buzëqeshjen tënde,
Engjëllorja, mjeke Claudia ?
Kur nga kthetrat e mizores vdekje,
Më tërhoqe me ato duar të arta?

Falemnderit, falemnderit,
Zemërarta e Gjermanisë,
Ti i ngjan kaq madhërishëm,
Nënë Terezës të Arbërisë.


04.10.2012
Düren-Lendersdorf
A.G.

[b style="margin: 0px; padding: 0px; outline: 0px; border: 0px currentColor; font-size: 13px; vertical-align: baseline; background-color: transparent;"]NJE BEFASI E KENDSHME[/b]

Pasi që më dështuan dy transplantime, tani duhet bërë pothuaj analiza të çdoditshme për ta shiquar gjendjen e mëlqisë. Ndër analizat kryesore është fotografimi me MRT, që sot përdoret domosdo, si në diagnostifikimin e sëmundjeve, ashtu edhe në kontrollimin e zhvillimit të ndonjë sëmundje të mëhershme. Edhe mua më sygjeruan që ta bëj këtë fotografim të mëlqisë.
Pasiqë nga pesha jamë më i shëndoshë se sa duhet, dhe se kazanat e aparaturave të tilla ishin të ngushta në Klinikën e Aachenit, u detyrova të kërkoj ndihmë nga Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff, Kryeshefe e mjekëve kirurg të spitalit St.Augustinus të Düren-Lendesdorfit.
Pasi bëra caktimin e datës që ishte dita e sotme, u zgjova herët dhe shkova ta bëj fotografimin.
Posa hyra te sekretarja e saj, aty u duk si një grua madhështore vetë Dr.Rudroff e cila me një mirësi të lartë më përshëndeti dhe ma zgajti doren.Ia zgjata edhe unë tepër i lumtur që përsëri takoja shpëtimtaren time e cila më solli në jetë dhe e cila ndikoi që të futem në listen e pritjes për një mëlqi dhuratë.
Unë kisha shkruar për  Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff-in dhe ekipen e saj të kirurgëve të cilët nën kujdesin e saj më operuan, shkrim të cilin ma përktheu në gjermanisht miku im Driton Gashi, ndersa dizajnin ma bëri miku Marjan Dodaj. Atë rregullim e bëra të madhe një meter me tetëdhjetë centimatra, e futa në një ram të mrekullueshëm dhe ia dergova  zyrës së Dr.Claudia Rudrofit.
Nuk dija se ku është vendos artikulli-pllakat i imi.Sot personalisht më lumturoi Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff, e cila më mori dhe ma tregoi vendin se ku ndodhej ai artikull.
O Zoti im, sa u gëzova.Çdo njeri që vie në repartin e kirurgjisë do të ketë mundësi të shiqon fotot dhe ta lexon artikullin me plot falenderime për Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff, për repartin e kirurgjisë, për përsonelin mjeksot por edhe për doktoreshën shqiptare Dr.Luljeta Gashin e cila me këshillat e saja më bëri të bie në doren e artë të Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff-it, gjë që nuk u pendova.Përkundrazi.
Dhe, ja sot shkrimi im dhe emri im si autor dhe personazh i shkrimit, do të qëndrojnë në spitalin e Lendesdorfit si kujtim falenderimi nga një shqiptar. Sot përsëri i thash vetes:Jamë krenar që jamë shqiptar!

04.10.2012
Düren-Lendesdorf
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI:ENGJËLLORJA E MIRËSISË

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Aug 13, 2013 10:06 am

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi