Vdekja e Ilmi Gashit nga Okllapi i Lipjanit!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vdekja e Ilmi Gashit nga Okllapi i Lipjanit!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Aug 10, 2013 10:20 pm


 Vdekja e Ilmi Gashit nga Okllapi i Lipjanit!

Sot e përjetova rëndë njeriun që e dashta dhe e rrespektova shumë.

Ashtu si jetoi edhe vdiq. I qetë, i prajshëm, i dashur e aq më tepër bujar e fisnik. Kusheriri im më donte shumë. Kur isha mësues në fshatin tim shpesh më tonte:
-O Agim, eja e qojmë nga nja të shpisë. 
Tezja sillte gotat e ndonjë sallat, ai vetes ia mbushte mastik ndersa mua raki rrushi. Bisedonim e bisedonim gjatë për të gjitha hallet. Punonte si kondukter në "Kosvatrans" dhe bashkë me Heset Gashin e ndjerë ishin puntorët më të mirë.
Kësaj radhe e takova në Lipjan tek stacioni i trenit. Biseduam e biseduam. Gjithmonë kur e pyesje: 
-Si je o Ilmi?
-Shumë mirë, dhe qeshte ëmbël.Ja i mbusha 85 dhe si djal i ri. Vullnet, vullnet për jeten thoshte gjithmonë. Dhe me të vëretë jo që dinte ta mbushte shpresa jete njeriun, por edhe ashtu si fliste edhe mendonte e vepronte.
Ilmiu gjithmonë ishte me të djathten e kombit. Okllapi njifet me luftëtarët e mëdhenjë për liri si Jetish e Rexhep Okllapi të cilët i lanë gjurmë të pa lëshyera historisë sonë.
Pas luftes bëhej nervoz nganjëherë me disa që u rreshtuan kah e majta, por si thoshte ai:
-Për vete e kan!

Me këtë rast me zemër e shpirtë ndaj dhimbjen me familjen, me kusherinjë, me Okllapin tone i cili e nderoi Ilmiun dhe me të gjithë miqët tjerë.

Token e lehtë Ilmi Sylejman Gashi nga Okllapi!
Kujtim për Ty nuk do të lshyhet kurr!

Me dhimbje kusheriri yt
Agim Gashi-Gjermani

10.08.2013-Düren


 




avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi