AGIM GASHI:DASHUNIJA SI RRUFEJA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:DASHUNIJA SI RRUFEJA

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Aug 01, 2013 9:34 pm



AGIM GASHI:DASHUNIJA SI RRUFEJA


Dashunia si rrufe
Kur t´godet, t´godet në kokë, 
Stë zihet kund vendi-vend, 
As në qiell e as në tokë.

Ti e do me shpirt e zemër, 
Ajo n´shtrat me dashni t´vetë, 
Ti mashtrohesh e smund hjek dorë
E mundimshme t´bahet kjo jetë.

Nuk të pyet dashuni e shkretë
Të merr e t´qon në derë të huej, 
Kur të gjan bela e shkreta
Asnji fjalë ma mos e thuej.

Kujdes pra burra e gra, 
Ju të reja e djem të ri, 
Mirë mendoni kur ta zgjidhni fatin
Dashunitë e hueja nuk janë për ty.

Mos i ngacmoni zemrat e hueja
Qite në veti pastaj vepro, 
Me ta prekë ty dashninë tane
Gjaku n´zemër e n´kokë të vlo.

Porse njerzit janë të njejt
Të gjithë të huejat i lakmojnë,
Kur ja prek dikush zemren
Qirren, pshtillen e shkumojnë.

E dashnija nuk të pyet
Për bela a që t´shkon koka, 
Kush se ka nji dashni pranë vetes
Ma mirë ashtë me e marr toka.


01.08.13
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi