AGIM GASHI-ATDHEU NË MJERIM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI-ATDHEU NË MJERIM

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jul 29, 2013 5:04 pm


AGIM GASHI 

ATDHEU NË MJERIM 

Sa poshtë ke rënë, o i lumi atdhe, 
Po më vjen turp që në Ty kam le!

Po si të mbuloi kështu poshtërimi e tradhtia? 
Ku të humbi besa, të treti krenaria?

Kishim robërues e kishim kasapë, 
Me shekuj askush s'mundi të na bëjë zap.

Erdhi një kohë po sundon mjerimi, 
Nuk paska çlirim nga vetërobërimi!

Popullit tim po i pëlqen robëria, 
Andaj s'e nderon se s'di çka është liria.

Ty, atdhe i dashur, ta pshurrën surratin, 
Ta poshtërojnë Skënderbeun, nderojnë Sulltan Muratin.

Popull më të padenjë në jetë nuk kam pa, 
Gjaku pa u tharë, prap mik me turk e shkja.

M'u dogj kjo zemër shkreta, lotët s'teren kurrë, 
Trimat paskan vdekë, më s'ka djalë, as burrë.

Vetë vramë çlirimtarët, vdiq Ibrahim Rugova, 
Dreqërit hedhin valle, gjithmonë n´robëri Kosova!

29.07.2013 Düren A.G.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi