Agim Gashi:Një vit pa Poetin Ali Podrimjen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi:Një vit pa Poetin Ali Podrimjen

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jul 18, 2013 11:09 pm



Agim Gashi:Një vit pa Poetin Ali Podrimjen

Po bëhet një vit nga shuarja e Poetit dhe Akademikut Ali Podrimja.
Një vit dhimbje, kujtime e meditime për vdekjen e Tij.
Kjo ishte shkruar para tridhjet vitesh. Thuase e ndjente ndarjen duke e thirrë edhe Lumin:

Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.

Pyes veten:Çfarë populli jemi ne që më shumë nderojmë e kujtojmë një të pasur se sa një VIGAN të kulturës shqiptare.
Unë i dashur Ali sdo të të harroj kurr. Je me mua e në mua gjithmonë derisa edhe unë të vi atje ku duhet shkuar të gjithë.
Në paqë pushoftë shpirti Yt gjithmonë miku im!


AGIM GASHI-KËNGË PËR ALI PODRIMJEN

Moj sharki, pse rri e zgjueme,
E s‘e merr ti nji sy gjumë?
Jo, i dashtun, s’kem me fjetë,
Pa e krye nji t’madhe punë.

Zgjohu në kambë e harro dhimbjet,
Telat mirë me m’i shtrëngue,
Poetit t’Madh, Ali Podrimjes,
Nji kangë vaji me ia këndue.

Ah, sharki, ma e madhja mike,
Në këtë botë veç ti m’ke mbetë,
A përnjimend Ali Podrimja,
Atje n´Francë ka ndrrue jetë?

Jo, i dashtun, s’ka vdekë Aliu,
Por ka shkue në tjetër dhe,
I kish çue haber Lumi,
Me u takue të dy atje.

Shkoi te Lumi e s’kthehet ma,
Por la emnin e vepra plot,
Toka e Arbnit e kombi i tij,
Do t’i nderojnë për jetë e mot.

Ah, sharki, qofsh e bekueme,
Qajmë e këndojmë sot që të dy,
Për poetin e madh të kombit,
Ali Podrimjen dhe veprën e Tij!

27.07.2012
Düren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi