AGIM GASHI:FUSHATËS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:FUSHATËS

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jun 12, 2013 10:33 am


AGIM GASHI:FUSHATËS
(Kushtuar bukuroshës së zgjedhjeve)
Satirë e ambël

Moj Fushatë mori mizore
Shumë lider në qafë na i more,
Pse po vjen kaq shpesh n´kto troje
E po i nxjerr njerzit prej gzhoje.

Po i nxjerr po ua prish strofullen
Që e kan nxe me fjalëe rrena,
Moj fushtë po pse ti erdhe
Dole n´fushë e sndeje mbrenda.

Moj Fushatë mori katile
Vjen në vapë e vjen n´acar,
Me shkoklue lider partie
Paske qenë ti pa karar.

Tanë nji popull e shkumullove
Edhe ethet ua ke shti,
Me hygjym shkepin libreza
Me hygjym me hy n´parti.

Moj Fushtë moj kalaveshe
Vjen n´Tiranë e në Prishtinë,
Ti liderve ua ke fut ethet
Si me u la dimnit n´pishinë.

Na i ke ngrit estradat n´kambë
Me kangëtar e me kangëtare,
Këndojnë pley-bek edhe tallava
Tuj shpallë luftë kangës shqiptare.

Moj Fushatë po thellë ke hy
Deri mbrenda n´Qeveri,
Na e ke marrë Kryeministrin
Moj fushat mos ja nxjerr bishtin.

Na e ke marrë e rrokë për dore
Na ke qitë nëpër foltore,
Me mbajt fjalime e refaerate
Me i fitu votat kate-kate.

Po n´presidenc Fushat pse hyne
E me marrë ti Presidenten?
-Shuj se shumë po folë or djal
Se veq unë ua di dertin.

I kam qitë se kan dëshirë
Për me i ru t´nxehta karriget,
Se kan dert a humb shteti
Apo pse Arbnia fiket!

Moj Fushatë moj hithenike*
Pasha ty na bane hor,
Na i le nxanësit pa msues
E studentët pa profesor.

Kan nisë gratë ikun nga burrat
Me marrë pjesë në këtë fushatë,
Ndersa burrat në anën tjetër
Su shkon mendja ku i kan´ gratë!

Moj Fushatë mori lavire
Je e keqe e je tradhtare,
Na i le shumë nuset´veja
Edhe xhapat të zbraz´t pa pare.

Hajt or´ djal ti dert mos ke
Kësaj radhe kush m´fiton mu,
Ka me u ngritë në politikë
Pasuni shumë me fitu.

Se kjo luftë për pushtet
Ashtë luftë me ba namin.
Për me hype n´kupol t´pushtetit
Ma kollaj me e vjedh vatanin.

Moj Fushatë moj kopilicë
Çka po lypë në Mitrovicë?
Ja bashkoje o mos shko fare
Me ba sherre me hargju pare!

N´Mitrovicë nuk shkoj ma kurr
Jeni t´nemun prej perëndisë,
E keni falë e m´perzutë mue
Vjen Fuashata tash e Serbisë.

Moj fushat e je në mend
Pse ti shkove edhe n´kufi,
Pse e more token tonë
Dhe e gjuejte n´Maqedoni?!

E kam marrë se spata qare
Kështu thanë do miq të vjeter,
Jepjauni disa hektar
Se nuk keni rrugdalje tjeter!

Trashëgim e kem nga t´part
Tokat t´huejve me ua falë,
Ska ku t´shkon ma zi e ma zi
Edhe një copë Malit të Zi!

Moj fushat mos e pafsh dritën
Ku ma le moj opozitën,
E kam n´grusht e smuj me e lëshu
Kundershtarët kam me i bashku!?

Hajt fushat ti qitja timin
Ku ma le moj Haradinin?
Tuj andrru u ba kapister
Për mu ba Kryeminister.

Kan nis t´bahen koalicione
Si n´Kosovë edhe Shqipni,
Deri dje anmiq të regjun
Tani flasin si vllazni.

Janë bashkue Daci e Ramushi
Edi Rama me Ilir Meten,
Qeshin n´foto e kamera
Tuj e vra-plagost´vërteten.*

Po Bukoshin ku e ke?
E kam futë me njifole,
Kjo Edita bukuroshe
Ban fushatën qoshe m´qoshe!

Jaggjillari si rrufe
N´baben mbret ai po ban be,
Haxhi Merxha edhe sivjet
Do te mbetet deputet.

Moj fushat ku i ke pakicat
Shuj djal shuj po të ndien Radica,
N´Parallovë janë dhe n´Graçanicë
Kanë mbet boll´ nuk janë pakicë.

Diasporen fushat ku e ke?
Kan dalë jash nuk janë n´atdhe,
Jau kam shtu deg´t e idhnimit
Nuk janë n´listat´regjistrimit.

Tash fushat dom me u nda
Javën tjeter prap me u pa,
Me vazhdu të raportojmë
Shoqi-shojn´ si po e ofendojnë.

Se liderët n´politikë
Mirë këtij populli i kan hype,
Tuj mendu që kan hyp n´kali´
Kush po del n´gara i pari.

Hajmedet sot ban mileti
Bujaria nga ne treti,
Nuk ka fjalë e ska besë
Nuk ka pikë e nuk ka presë!!!


E shkruar 17.11.2008
E përpunuar sot më 26.04.13
Düren
A.G.

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi