Agim Gshi:KUSH MA VODHI EDHE LIDHJEN?!!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gshi:KUSH MA VODHI EDHE LIDHJEN?!!!

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jun 10, 2013 5:54 pm

Agim Gashi

KUSH MA VODHI EDHE LIDHJEN?!!!


Heu, na e moren edhe Lidhjen e Prizerenit. Thjesht e moren, e uzurpuan dhe e bënë partiake. Pasi vodhen çdo gjë, pasi uzurpuan krejt çka arriten ta uzurpojnë: luftën, dëshmorët, historinë. kulturën, traditën ( e çkapërderdhen)....shiten Posten, Trepçen, Aeroportin, Termoelektranen....moren livadhe, ara e bashtina....iu vërsulen Brezovicës dhe e shkallmuan....tash iu versulen 14 fshatrave të Rugoves...e që nga sot dhunshëm moren edhe Lidhjen Shqiptare të Prizerenit. Thjesht e moren. RTK ndërpreu transmetimin direkt për tia shkurtue fjalen dikujt që nuk ishte komuniste, për tia ndalue popullit dashurinë ndaj atdheut, historisë, trashëgimisë...

Heu, po çmendia spaska kufi...
Gryksia edhe më e pakufishme qenka se sa e kemi mendue...
Sa vjedhin aq u shtohet apetiti me vjedh akoma....
O Zot i dashur!
Shqip po të lutem e jo në gjuhët e huaja. Sa herë po të lutemi në gjuhet e huaja ti po ua plotson dëshirat tjerëve.Ke të drejtë O Zoti im, O Zoti i shqiptarëve.
Ke të drejtë sepse kur na krijove e na e fale gjuhën e bukur shqipe, na porosite që ta ruajmë atdheun e gjuhën si sytë e ballit. Na porosite që sa herë duhet të të lutemi Ty si krijues, të të lutemi shqip.Ne nuk të dëgjuam ty. Luteshim e lutemi akoma arabisht, turqisht, boshnjakisht, magjupisht, terbeshisht....e edhe me dreqen bile.
Nuk ishim në gjendje ta ruajmë atdheun andaj na e moren tjerët, na e tkurrën, ua falëm, ua shitëm.... e ata që na mbeti në vend që ta ruajmë, po e hamë vetë....bile jo edhe vetë por disa karaxhoza e susllova që pangopsia e tyre po e bën popullin të vjellin nga gërdia e mllaqitjes së pandalshme të krejt asaj që quhet shqip dhe e Arbërit.
Andaj Zoti ynë, ndëgjoj lutjet tona dhe shpëtoje atdheun.Ti nuk e di sa në Zor e ke Arbërinë.Ti na e ke falë e Ti ndihmoje.


Të LUTEM O ZOTI I SHQIPTARËVE, TË LUTEM.NDIHMË PËR SHQIPTARË!

AMIN!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gshi:KUSH MA VODHI EDHE LIDHJEN?!!!

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jun 10, 2013 6:06 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi