Agim Gashi:KURBETI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi:KURBETI

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri May 24, 2013 4:15 pm




Agim Gashi:KURBETI


Sikur malet kur ngarkohen
Plot me borë në dimër t´thellë,
Ashtu shpirti mu ka mbushë halle
Në kurbet spo i gjindet derë.

Më ka kaplue dhimbja n´zemër
Si me i rrokë malet stuhia,
Ah kurbet sa i rëndë më dole
Sa më plaku e shkretë merzia.

Kujtoj trojet e atdheut
Ato vise ku kam le,
Në dhe të huej kur të vdes
Kush ma qetë mbi varr pak dhe!?

Zgjohem nga gjumi me llahtar
Kush m´qetson mua në këtë varfëri?
Shof në ëndërr tanë Arbërinë
Burimet qesin ujë të zi!

Shof në ëndërr po digjet dheu
Në katër anët po bëhet hi,
Sa shumë nënat me mallë po vdesin,
Djel e vasha n´kurbet të zi.

Ah kurbet, kurbet i shkretë,
Për tanë jetën na le jetim,
Sa shumë djel e sa shumë vasha
Shkojnë n´dhe t´huaj e më nuk vinë!

Jam bërë tani si kufomë,
Çdo gëzim nga unë ka tretë,
Të gjitha t´mirat vetë i humba
Se shumë njerzëve u zura besë.

Isha afër miqëve t´mi
Si në gëzime e si n´hidhërim,
Askush më nuk pyet për mua,
Si mbetet njeriu ndryshe jetim?

Kur del dielli shëndritë botën
Rreze lëshon edhe n´Arbëri,
Asnjë rreze nuk më vjen pranë
Mua t´shkretit n´kurbet të zi.

Dalë n´dritare e shiqoj qiellin
Mos më pikë ndoj lajm nga Zoti,
Sa e vështirë të bëhet jeta
Pa kerkend tani si shkohet moti.

O medet,medet, medet,
M´dridhet dora kto fjalë kah i shkruaj,
Sa shumë bora që ra e u shkri
Unë prap mbeta n´dhena t´hueja.

19 shtator 2010
Düren

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:KURBETI

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri May 24, 2013 4:18 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi