AGIM GASHI:MORA RRUGEN PER KOSOVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:MORA RRUGEN PER KOSOVE

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun May 05, 2013 3:27 pm

AGIM GASHI:MORA RRUGEN PER KOSOVE



Mora rrugën për Kosovë
Me një zemër mbushur mall,
Me e pa atë tokë të shenjët
N'përqafim t'nanës me u çmall.

Kur i marr unë ngryk vllazninë
Edhe motrat rend me rend,
Nga gëzimi bëhem flutur
Të shetis në çdo vend.

Sa afrohemi te Sllatina
N' tokë shqiptare ne me ra,
Personeli i aeroportit
T' presin mirë sa ma ska.

Buzagaz vashat e bukura
Dhe djelmoshat si t' bimë prej toke,
Me atë mikëpritje që na e ofrojnë,
Nderojnë Arbërinë këtë tokë Nënloke!

Mirësevjen n' token shqiptare
Policija shqip të flet,
Gurgullon shpirti nga gëzimi
T' bëhet zemra mal e det.

Të lumtë ne moj Dardani
Që të kemi ty ATDHE,
Kur vjen fundi i mërgimtarit
Vimë n' vend tonin t' bahemi dhe.

Ska ma bukur e ma sublime,
Me dashtë pa hile këtë atdhe,
E me hy n' zemrën e e tokës
Mu aty ku edhe ke le!!!

05.05.2013
Lipjan
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi